-
VIDEO
Përplasja për mandatin e Zaçajt, avokati Kara: E nxitur nga Berisha! Ligji i qartë, mandati i përfundon më 10 mars
Avokati Romeo Kara komenton në Report Tv çështjen e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Sipas tij, ligji e shpreh qartë që mandati i përfundon më 10 mars 2025 dhe jo në fund të vitit 2025, siç Zaçaj këmbëngulte.
Sa i takon përfshirjes së politikës mbi këtë çështje, Kara ndalet tek sulmet që Berisha bëri sot ndaj Gjykatës së Lartë duke marrë në mbrojtje Zaçajn. Kara thotë se kryetarja e Kushtetueses mund të ketë qenë e suportuar apo e nxitur nga kjo pjesë e politikës shqiptare.
“Ky rast nuk lë mundësi për të kaluar në një ironi të fatit, që vetë Gjykata Kushtetuese dhe kryetarja e saj, kërkon të bëjë interpretim nga Komisioni i Venecias. Kjo është e qartë, s’ka ambiguitet në shprehjet ligjore. Në këtë rast ka qenë vetëm Berisha që ka goditur, duke goditur Sokol Sadushin. Përveç se ka denigruar me emër ka kërkuar edhe hesap për nisjen e procedurës së vakancës. Ndërhyn dhe jep mend për procedura ligjore edhe pse ka rreth vetes tutkunët më të mëdhenj juridik. Mund të ketë qenë e suportuar apo nxitur edhe nga kjo pjesë e politikës shqiptare. Ka bërë mirë që e ka kuptuar dhe është tërhequr”, tha Kara.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Dhjetor 2024 – Receta/ Rikthehet Linda Kalemi/ Kalendari 2025 i bukurisë shqiptare
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bakllava me arra dhe Byrek me mish e qepë.
“Një trup i lirë nga tensioni nervor dhe lodhja është vendi ideal që natyra ofron si strehim për një mendje të ekuilibruar dhe plotësisht të aftë për të zgjidhur me sukses të gjitha problemet komplekse të jetës moderne” – kjo është një thënie nga Joseph Pilates, themeluesi i një prej disiplinave të akivitetit fizik, por dhe mendor më të përhapura vitet e fundit, Pilates, një disiplinë stërvitjeje për trupin, e menduar dhe ideuar për të zhvilluar forcën dhe elasticitetin muskulor, për të ndihmuar të ruajmë ekuilibrin midis trupit dhe mendjes. Ushtrimet e saj, të kryera me qetësi dhe saktësi, jo vetëm që përmirësojnë forcën dhe fleksibilitetin, por gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe përmirësimin e shëndetit mendor. Pilates është një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një metodë efektive për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor, me përfitime të shumta që ndikojnë në të gjitha aspektet për një jetë më të shëndetshme dhe më të ekuilibruar. Po çfarë benefitesh specifike marrim nga ushtrimi i pilates, i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Linda Kalemin, një prej përqafueseve të para të kësaj disipline në Shqipëri, e cila e sapo kthyer nga Turqia ku ka jetuar me vite, propozon që Pilates t’a fusë në Tiranë në shërbim të komunitetit, dhe për më tepër falas për të moshuarit.
Petri Bozo ka sjellë për të 23-in vit kalendarin me më të bukurat e “Miss Shqipëria”. Gjashtë nga vajzat të cilat kanë qenë pjesë e spektaklit janë bërë edhe modele të kalendarit për vitin 2025. I kthyer në traditë të përvitshme, ky kalendar promovon kulturën, turizmin dhe artin përmes më të bukurave të vitit që lamë pas. Për promovimin e këtij kalendari dhe festimin e 23 viteve histori kalendaresh, çifti Petri dhe Alda Bozdo, mblodhën në Tiranë njerëz të njohur nga fusha të ndryshme. Producenti dhe regjisori i Miss Shqipëria për kameran e “Rreze Dielli”, rrëfen se çfarë fshihet pas mbi 2 dekadash histori, që këtë vit u prezantua me një tjetër binom. Me kalimin e viteve, puna është sofistikuar e bashkë me të edhe imazhet femërore. Kalendari i "Miss Shqipërisë" ka fituar famën e të vetmit që i ka mbijetuar kohës duke u kthyer tashme në traditë. Herë duke rrugëtuar nëpër monumente historike e herë me objekte të veçanta në sfond si simbolika të zgjedhura. Çdo gjë e përzgjedhur për foto e ka një qëllim. Pa harruar kurrësesi protagonistet e vërteta, më të bukurat e "Miss Shqipërisë".
-
VIDEO
Kalendari 2025 i bukurisë shqiptare / Petri Bozo: Ja pse zgjodhëm binomin me kuaj

Linda Kalemi rikthehet përfundimisht në Shqipëri, ja plani surprizë për të gjithë
“Një trup i lirë nga tensioni nervor dhe lodhja është vendi ideal që natyra ofron si strehim për një mendje të ekuilibruar dhe plotësisht të aftë për të zgjidhur me sukses të gjitha problemet komplekse të jetës moderne” – kjo është një thënie nga Joseph Pilates, themeluesi i një prej disiplinave të akivitetit fizik, por dhe mendor më të përhapura vitet e fundit, Pilates, një disiplinë stërvitjeje për trupin, e menduar dhe ideuar për të zhvilluar forcën dhe elasticitetin muskulor, për të ndihmuar të ruajmë ekuilibrin midis trupit dhe mendjes. Ushtrimet e saj, të kryera me qetësi dhe saktësi, jo vetëm që përmirësojnë forcën dhe fleksibilitetin, por gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe përmirësimin e shëndetit mendor. Pilates është një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një metodë efektive për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor, me përfitime të shumta që ndikojnë në të gjitha aspektet për një jetë më të shëndetshme dhe më të ekuilibruar. Po çfarë benefitesh specifike marrim nga ushtrimi i pilates, i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Linda Kalemin, një prej përqafueseve të para të kësaj disipline në Shqipëri, e cila e sapo kthyer nga Turqia ku ka jetuar me vite, propozon që Pilates t’a fusë në Tiranë në shërbim të komunitetit, dhe për më tepër falas për të moshuarit.
-
VIDEO
Ja si të përgatisni shpejt bakllavanë turke /Bakllava me arra nga zonja Albana
Bakllava me arra
Përbërësit:
- 1 kg miell
- 6 të verdha vezësh
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 2 filxhanë çaji arra të shtypura
- 1 e 1/2 gotë niseshte
- 2 gota gjalpë të shkrirë
- 6 gota sheqer
- 5 gota ujë
Përgatitja:
Zëmë brumin e petëve dhe e lëmë të pushojë për 15-20 minuta, mbuluar me pecetë të lagur. Më pas e ndajmë brumin në 2 pjesë. Hapim një petë të madhe me trashësinë e 2 petëve të holla të byrekut, e lyejmë me gjalpë, e presim në katrore 4 gisht të gjera, i bashkojmë me njëra tjetrën, hedhim miellin sipër dhe hapim një petë. E shtrojmë në tepsi të lyer me gjalpë, hedhim arrat e shtypura e pak sheqer dhe pastaj hapim pjesën tjetër të brumit në një petë siç vepruam me të parën. E presim bakllavanë e spërkatim me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë. Pasi të ftohet plotësisht e sherbetosim.
-
VIDEO
Byrek me mish të grirë dhe qepë nga zonja Albana
Byrek me mish të grirë dhe qepë
Përbërësit:
- 500 gr petë të gatshme
- 400 gr mish i grirë
- 3-4 qepë mesatare
- 3 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- 100 ml ujë ose lëng mishi
- 1 vezë (opsionale, për lyerjen e sipërfaqes)
- Kripë, piper i zi, rigon
- Bimë aromatike sipas shijes
Përgatitja:
Në një tigan nxehim vajin ose gjalpin. Shtojmë qepët e grira hollë dhe i kaurdisim derisa të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të artë. Shtojmë më pas mishin e grirë dhe e skuqim mirë, duke e përzier herë pas here. Hedhim kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Shtojmë ujin ose lëngun e mishit dhe e lëmë të ziejë për 10-15 minuta, derisa mbushja të trashet. E lëmë mbushjen të ftohet pak. Ndërkohë lyejmë një tepsi me pak vaj. Shtrojmë gjysmat e petëve një e nga një duke i spërkatur me vaj. Hedhim mbushjen e mishit dhe e shpërndajmë njëtrajtësisht. Shtrojmë pjesën tjetër të petëve duke i spërkatur me vaj. Në fund, lyejmë sipërfaqen e byrekut me vezë (opsionale, nëse dëshirojmë) dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur derisa të marrë një ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë me mandarina, kek super i shpejtë e i shijshëm nga zonja Albana
Ëmbëlsirë me mandarina
Përbërësit:
- 4 mandarina
- 200 gr sheqer
- 3 vezë
- 100 ml vaj luledielli /ulliri
- 200 gr miell
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 majë luge kripë
- Sheqer pluhur ose feta mandarinash për dekor
Përgatitja:
Ziejmë mandarinat në ujë për 10-15 minuta derisa të zbuten. Më pas, i heqim nga uji, i lëmë të ftohen dhe i presim në copa (me gjithë lëkurë). I kalojmë në blender derisa të bëhen pure. Në një enë rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhet një masë e fryrë dhe e lehtë. Shtojmë vajin dhe e përziejmë mirë. Në fund shtojmë purenë e mandarinave dhe e përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Përziejmë miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën. Shtojmë përbërësit e thatë gradualisht në masën e vezëve dhe mandarinave, duke i përzier ngadalë. Vendosim brumin në një tavë të lyer me pak vaj ose të mbuluar me letër furre dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 35-40 minuta.
-
VIDEO
Tavë me speca dhe oriz nga zonja Albana
Tavë me speca dhe oriz
Përbërësit:
- 800 gr speca
- 200 gr oriz
- 1 qepë e thatë
- 2 kunguj
- 1 karotë
- 3 lgj salcë domate
- 1 Iç kripë
- 1 Ik piper i zi
- 1 Ik piper i kuq
- 1 Iç rigon
- Nenexhik
Përgatitja:
Qepën e grirë imët e kaurdisim me pak vaj ulliri, duke shtuar dhe karotën. Më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pas kaurdisjes shtojmë salcën, kungujt dhe specat e prerë mesatarisht. Rregullojmë shijen me kripë e erëza duke shtuar dhe pak ujë të ngrohtë. Tavën me speca e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
Tavë kosi me mish qingji, receta origjinale me shije mbresëlënëse nga zonja Albana
Tavë kosi me mish qingji
Përbërësit:
- 1.5 kg mish qengji
- 500 gr kos
- 3 vezë
- 2 lugë miell
- Kripë, piper i zi, trumzë
- Gjalpë ose vaj ulliri
Përgatitja:
Skuqim mishin e qengjit derisa të marrë ngjyrë të artë. E vendosim në një tavë. Përziejmë kosin me vezët dhe miellin, shtojmë kripë, piper dhe trumzë. Hedhim përzierjen mbi mish dhe e pjekim në furrë për 45 minuta në 180°C.
-
VIDEO
LISTA E ZEZË pas zgjedhjeve/ SONDAZHI: Bomba e partive të reja
Sipas sondazhit të Report Tv, rezulton se Rama merr sërish mandatin e 4 nëse zgjedhjet mbahen sot. Bie mbështetja për PD, e partitë e reja rriten me 5%. Mesazh për të gjithë kastën politike e quajnë shqiptarët shpalljen e Dumanit si kampion të antikorrupsionit. Rama ruan fronin si politikani më i preferuar, ulet pëlqyeshmëria për Berishën.
-
VIDEO
Elena Kocaqi në ‘Frontline’: Refuzoj koalicionin me Sali Berishën dhe Adriatik Lapajn
Elena Kocaqi, kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare e ftuar në Report Tv thotë se nuk do të futej në listat e Sali Berishës apo partisë së Adriatik Lapajt për zgjedhjet parlamentare 2025.
-
VIDEO
Spahiu: Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët, rrezikohen nga atentate të mafies politike
Juristi Kreshnik Spahiu shprehet pro kërkesës së SPAK që t’u jepet mundësi rikandidimi prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, juristi Spahiu thotë se njerëzit e drejtësisë janë nën presionin e opinionit publik, krimit, por edhe atentateve të mafies politike.
"Prokurorët e SPAK nuk kanë objekt të veprimtarisë vetëm këta 12 politikanë në hetim, janë qindra çështje që lidhen edhe me krimin e organizuar. Padyshim që jam për një zgjatje mandati, do u thoja që çelësi i suksesit sidomos tek njerëzit e drejtësisë është qëndrueshmëria. Paqëndrueshmëria sjell turbulenca në nivelet e profesionistëve të drejtësisë. Një personazh publik apo që ka një funksion në drejtësi është nën presionin e opinionit publik, krimit, palëve, një komuniteti që nuk e lë të qetë të punojë. Janë qenie njerëzore dhe të gjithë në fund mendojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tyre kur janë fut në konflikt, me bandat, mafien, politikanë të nivelit të lartë. Një pjesë e tyre rrezikojnë jetën.
Mafia politike në Shqipëri është aq e fuqishme sa e ka një qime floku, tufën me para që mund të paguajnë për të ekzekutuar një prokuror. Nëse Dumani do shohë se do ketë fatin e këtyre gjyqtarëve që kanë përfunduar rrugëve, mos prisni rezultat, të gjithë do të tkurren në punën e tyre.
S’duhet të na kapë euforia vetëm në 10 çështje, procedimet këtyre politikaneve do shihen kur të vendosë gjykata me vendim të formës së prerë. Nëse do lirohen, pas dy vitesh do kemi opinion komplet tjetër", tha Spahiu në Report Tv.