Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Dhjetor 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Dhimbjet e gjurit, trajtimi natyral

16 Dhjetor, 17:05

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë gjellë në furrë / Verë e ngrohtë e aromatizuar.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 16-22 dhjetor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë tepër e rëndësishme në çështje të mëdha, sidomos në fushën e blerjeve dhe ndryshimeve të mëdha ekonomike- financiare. Pak vëmendje në fushën e dashurisë, lidhjet ekzistuese dhe njohjet e reja! Do të jetë një javë me ndikime të forta planetare, ku Dielli nga Shigjetari formon një katëkëndësh me Neptunin tek Peshqit, i cili do të ndikojë negativisht në fushën e dashurisë, prandaj kërkohet vëmendje, pasi mund të bëhen gabime të pa riparueshme. Kujdes më datë 19 dhjetor! Ndërsa më datën 21 dhjetor kemi solisticin dimëror, i cili ndër të tjera është për të na kujtuar për të dalë nga errësira në dritë dhe për të marrë vendime të rëndësishme si profesionale ashtu dhe ndërpersonale.

Gjunjët janë nga pjesët më të forta të trupit, por edhe më problematiket për shumë persona, pasi janë veçanërisht të ndjeshëm për shkak të lëvizjes dhe presionit. Nyjet e gjurit janë më të mëdhatë e trupit të njeriut, mbajnë një sasi të madhe të stresit, pasi mundësojnë lëvizjen e trupit duke mbështetur pjesën e sipërme të tij. Me kalimin e kohës dhe viteve fillojmë të humbasim masë kockore dhe si rrjedhim fillojnë dhe problematikat me dhimbjet e gjunjëve. Kur një gju dhemb apo akoma më keq të dy prej tyre, kjo ndikon menjëherë në jetën tonë të përditshme, nuk mund të ecim lirisht, të ulemi e të ngrihemi e një sërë problemesh të tjera. Për fat të mirë për gjunjët tona, ka mjete natyrale për të ulur inflamacionin dhe për të lehtësuar dhimbjen. Ndaj në studion e Rreze Dielli në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaktarët e dhimbjeve të gjunjëve, si të bëjmë ekzaminimin vetë në shtëpi për të kuptuar problematikën nga na vjen dhe si të trajtojmë qetësimin e dhimbjeve me kura natyrale.