Verë e ngrohtë e aromatizuar për festa nga zonja Albana

16 Dhjetor, 11:42

Verë e ngrohtë

Përbërësit:

  • 1 shishe verë e kuqe
  • 3-4 lugë gjelle sheqer
  • 1 portokall
  • 1 limon (opsional)
  • 3-4 karafila aromatikë
  • 1 shkop kanelle
  • 1 majë arrë moskat
  • 2 yje anise
  • 50 ml konjak, rum, ose liker portokalli (opsionale)

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim verën dhe shtojmë sheqerin, fetat e portokallit, karafilat, shkopin e kanellës dhe aniset. Vendosim tenxheren në zjarr të ulët dhe e ngrohim butësisht, duke përzier lehtë për të tretur sheqerin. Kujdes duhet që vera mos kalojë në zierje, pasi alkooli do të avullojë (duhet të jetë vetëm e ngrohtë, jo në pikën e valimit). Shtojmë shije të tjera ekstra, konjakun ose rum-in për një prekje më festive. E lëmë verën të pushojë për 5-10 minuta për të marrë shije më mirë. E servirim në gota dekoruar me një fetë portokalli ose një shkop kanelle.