Patëllxhanë gjellë në furrë / Sekretet e shijes perfekte nga zonja Albana

16 Dhjetor, 11:46

Patëllxhanë gjellë në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg patëllxhanë
  • 2-3 filxhanë kafeje vaj
  • 2- 3 qepë
  • 3-4 domate mesatare /1 lgj salcë
  • 2 speca të kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 gjethe dafine
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Patëllxhanët pasi i pastrojmë, i presim në copa të mëdha kubike dhe i vendosim në ujë me kripë për 30 minuta. Më pas i shpëlajmë dhe i kullojmë. Ndërkohë kaurdisim qepën me pak vaj dhe sapo qepa të bëhet transparente shtojmë domatet të qëruara nga cipa ose salcë, shtojmë patëllxhanët, pak ujë, kripë dhe i lëmë të mbuluara me kapak sa të ulet vëllimi. Më pas hedhim pak ujë të ngrohtë ose lëng mishi dhe e lëmë gjellën të gatuhet me kapak në zjarr të ngadalshëm ose e vendosim në furrë për 20 minuta. Në fund hedhim majdanozin e grirë hollë.