-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 4 Gusht/ Reforma territoriale, debati për numrin e bashkive.
-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 2 Gusht/ Reforma territoriale dhe dosja “Beqiri”
-
VIDEO
"Shtypi i Ditës dhe Ju" , ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 3 Gusht 2026
-
VIDEO
Reforma Territoriale/ Përplasje në telefonata: Qytetarët ndahen për 46 apo 100 bashki
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Korrik 2026 – Receta / Kujdesi për kafshët shtëpiake në verë
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me kunguj, vezë dhe djathë / Patate të mbushura me djathë / Qofte me kunguj.
Kafshët shtëpiake janë pjesë e pandashme e shumë familjeve, duke na dhuruar dashuri, besnikëri dhe shoqëri të pakushtëzuar. Por, ashtu si njerëzit, edhe ato kanë nevojë për kujdes, vëmendje dhe trajtim profesional, veçanërisht gjatë stinës së verës, kur temperaturat e larta mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e tyre. Për të folur mbi pasionin për veterinarinë, lidhjen e veçantë që krijohet me kafshët, ndërhyrjet më sfiduese në praktikën e përditshme dhe këshillat më të rëndësishme për kujdesin ndaj katërputroshëve në muajt e nxehtë, flasim në studion e “Rreze Dielli” me veterinerin dhe pedagogun Kristi Morava.
-
VIDEO
Kujdes nga këto GABIME! Ditë të nxehta, qeni dhe macja juaj shfaq këto shenja, ja ç’duhet të bëni
Kafshët shtëpiake janë pjesë e pandashme e shumë familjeve, duke na dhuruar dashuri, besnikëri dhe shoqëri të pakushtëzuar. Por, ashtu si njerëzit, edhe ato kanë nevojë për kujdes, vëmendje dhe trajtim profesional, veçanërisht gjatë stinës së verës, kur temperaturat e larta mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e tyre. Për të folur mbi pasionin për veterinarinë, lidhjen e veçantë që krijohet me kafshët, ndërhyrjet më sfiduese në praktikën e përditshme dhe këshillat më të rëndësishme për kujdesin ndaj katërputroshëve në muajt e nxehtë, flasim në studion e “Rreze Dielli” me veterinerin dhe pedagogun Kristi Morava.
-
VIDEO
Patate të mbushura me djathë nga zonja Albana
Patate të mbushura me djathë
Përbërësit:
- 4 patate të mëdha
- 4 vezë
- 4 lugë gjelle djathë i thërrmuar
- Kripë, piper
- Majdanoz i grirë hollë
- Pak qumësht (nëse masa del e trashë)
Për salcën beshamel:
- 3 lugë gjelle miell
- 2 gota qumësht
- 3 lugë gjelle gjalpë
- 1 vezë
- 2 lugë gjelle kaçkavall i grirë
- 1 lugë gjelle gjalpë për sipër
Përgatitja:
Zieni patatet me lëkurë derisa të zbuten. Pasi të ftohen pak, qërojini, pritini për së gjati dhe nxirrni me kujdes zemrën e tyre. Zemrat e patateve shtypini në formë pureje. Rrihni vezët dhe përziejini me purenë e patateve, djathin e thërrmuar, kripën, piperin dhe majdanozin. Nëse masa është shumë e trashë, shtoni pak qumësht. Mbushni gjysmat e patateve me këtë përzierje dhe vendosini në një tavë të lyer me gjalpë. Përgatitni beshamelin, shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe kaurdiseni lehtë. Hidhni gradualisht qumështin duke e përzier vazhdimisht derisa salca të trashet. Hiqeni nga zjarri, lëreni të vaket dhe shtoni vezën e rrahur dhe kaçkavallin e grirë. Hidheni salcën beshamel mbi patatet e mbushura, spërkatini me pak gjalpë (sipas dëshirës, edhe pak kaçkavall të grirë). Piqini në furrë në 180–190°C për 25–30 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Tavë me kunguj, vezë dhe djathë nga zonja Albana
Tavë me kunguj, vezë dhe djathë
Përbërësit:
- 300 gr kunguj
- 2 lgj miell
- 3 vezë
- 3 lgj qumësht
- 3 lgj djathë të grirë
- 1 tufë majdanoz
- Proshutë ose sallam sipas dëshirës
- Arrë moskat, piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Presim kungujt në disqe, i spërkasim me miell, kripë e piper dhe i vendosim në një tavë qelqi të lyer me pak vaj ulliri. Rrahim vezët me qumësht, shtojmë djathë të grirë, kripě, piper dhe arrë moskat. E shtojmë masën mbi kungujt, vendosim disa feta proshutë, e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë.
-
VIDEO
Qofte me kunguj nga zonja Albana
Qofte me kunguj
Përbërësit:
- 2 kunguj
- 1 karrotë
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 vezë
- 4 lgj miell
- 1 majë luge sodë
- Kripë, piper i zi
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Grijmë në rende kungullin, shtojmë karrotën gjithashtu të grirë në rende së bashku me qepën e grirë shumë imët. Shtojmë vezët, kripë, piper dhe hudhrat e shtypura. E trazojmë mirë brumin e qofteve dhe në fund shtojmë miellin me pak sodë buke. Vendosim vajin të nxehet në tigan dhe hedhim lugë - lugë qoftet të skuqen në temperaturë jo shumë të lartë.
-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 31 Korrik/“Kryebashkiakët si sulltanë” debati për territorialen
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 31 korrik 1997/ Qeveria në Romë kërkon donacione, Nano sqaron se për fajdet ka vetëm ndihmë dhe jo para
Qeveria Nano me një pjesë të madhe të ministrave të sapoemëruar kishin shkuar në Romë në konferencën e donatorëve për të kërkuar ndihmë për Shqipërinë që kishte kaluar një situatë të jashtëzakonshme. Ky zhvillim pasqyrohej gjerësisht në shtypin e shkruar të datës 31 korrik 1997 së bashku me çështjen e fajdeve. Gazeta Shqiptare shkruante në faqe të parë: “ Nano: Për fajdet jo para, vetëm ndihmë” Ndërsa në gazetën Koha Jonë titulli kryesor ishte ky : “ Romë, nano pret Marshallin”.
-
VIDEO
Eksperti i sigurisë 'zbërthen' fluturimin e Ermal Beqirajt mbi centralin bërthamor në Francë: GPS-i, kutia e zezë dhe telefonat në fokus të hetimit, ekstradimi në Shqipëri mund të vonojë
Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë ka hapur pikëpyetje edhe për fatin e ekstradimit të tij. Eksperti i sigurisë Fation Softa dhe avokati Fran Dashi shpjeguan në Report TV pse hetimi që po zhvillojnë autoritetet franceze mund të ndikojë në vendimin për kthimin e tij në Shqipëri.