• VIDEO

    132 aksidente vetëm në qershor, ekspertët në Report TV: Duhet ndërgjegjësim, radarët nuk e zgjidhin problemin, policia duhet të jetë në terren

    Rritja e aksidenteve rrugore ishte në fokus të debatit në “Sot Live në Shqipëri”, ku eksperti Fadil Likaj dhe juristja Greta Ambeli renditën shkaqet kryesore dhe kërkuan më shumë ndërgjegjësim, kontrolle në terren dhe investime në sigurinë rrugore.

    • VIDEO

      Pensionisti që u përball 2 herë me kancerin / PREKËSE ‘Ia dola, këto ushqime s’i fus më në gojë’

      Pensionisti Liman Xena solli në “Rreze Dielli” historinë e tij të mbushur me dhimbje, por edhe emocione të forta dhe mesazhe të bukura dashurie. Ai rrëfeu fëmijërinë e vështirë pas humbjes së nënës e më pas vështirësitë ekonomiko-sociale, por edhe luftën e tij 2 herë me kancerin. Sot ai është një baba dhe gjysh i lumtur, me dy fëmijë, nipër mbesa dhe një bashkëshorte që i qëndroi pranë në çdo moment të jetës. I moshuari dha mesazhe të forta për të gjithë të rinjtë që sot janë larg prindërve të tyre.

    • VIDEO

      Tronditje horoskopi në Gusht! Në rrezik këto shenja, kujdes nga...

      Muaji gusht sjell lëvizje të rëndësishme astrologjike që pritet të ndikojnë në energjinë, marrëdhëniet, karrierën dhe vendimet e secilës shenjë të horoskopit. Pozicionimi i planeteve gjatë kësaj periudhe mund të hapë mundësi të reja për disa, ndërsa për të tjerë mund të jetë një muaj reflektimi, ndryshimesh dhe vendimesh të rëndësishme. Si çdo muaj, edhe gushti vjen me sfidat dhe surprizat e tij, duke ndikuar në mënyra të ndryshme secilën shenjë. Cilat janë pozicionimet më të rëndësishme të planeteve këtë muaj? Kush do të përjetojë ndryshime të mëdha dhe cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, financa dhe sukses? Çfarë duhet të kemi parasysh për të përfituar sa më shumë nga energjitë e kësaj periudhe dhe cilat janë datat më të rëndësishme astrologjike që nuk duhen neglizhuar? Astrologia Denisa Shyle në "Rreze Dielli" zbërthen në detaje horoskopin e muajit gusht, ndikimin e tranziteve planetare dhe mesazhet që yjet sjellin për secilën shenjë të zodiakut.

    • VIDEO

      Lakror me kunguj të njomë nga zonja Albana

      Lakror me kunguj të njomë

      Përbërësit:

      • 4 kunguj mesatar
      • 4 filxhanë çaji miell misri
      • 4 lugë gjelle gjalpë
      • 2 vezë
      • 2 gota qumësht
      • 1 tufë koper
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Kungujt e njomë grihen në rende dhe u kullohet lëngu. Përzihen me qumështin, vezët, miellin e misrit, kripën, koprën dhe gjalpin. Në një tavë të lyer me yndyrë hidhet një shtresë e trashë mielli misri dhe spërkatet me pak qumësht ose ujë. Hidhet masa e përgatitur dhe sheshohet. Sipër hidhet një shtresë tjetër mielli misri, laget me qumësht ose ujë, spërkatet me gjalpë të shkrirë dhe piqet në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë.

    • VIDEO

      Qull me mish pule nga zonja Albana

      Qull me mish pule

      Përbërësit:

      • 500 gr mish pule
      • 1 qepë e grirë hollë
      • 2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
      • 1 litër lëng pule (ose ujë)
      • 180–200 gr miell misri
      • Kripë, piper i zi, piper i kuq
      • Pak gjalpë në fund (sipas dëshirës)

      Përgatitja:

      Kaurdisim qepën me gjalpin derisa të zbutet. Shtojmë copat e pulës dhe i skuqim lehtë nga të gjitha anët. Hedhim lëngun e pulës, pak kripë dhe e lëmë të ziejë rreth 35–45 minuta, derisa mishi të jetë shumë i butë. Nxjerrim mishin, e pastroje nga kockat dhe e copëtojmë. Kur lëngu të vlojë, shtojmë miellin e misrit gradualisht duke e përzier vazhdimisht me tel kuzhine që të mos krijohen kokrriza. E lemë qullin të gatuhet 15–20 minuta në zjarr të ulët, duke e përzier herë pas here. Kthejmë mishin e pulës në tenxhere, e përziejmë për 2–3 minuta. Në fund shtojmë pak gjalpë dhe pak piper të zi ose të kuq të sapobluar.

    • VIDEO

      Sufle me dardha nga zonja Albana

      Sufle me dardha

      Përbërësit:

      • 2 lgj gjalpë ose margarinë
      • 4-5 dardha të mëdha
      • 1/3 filxhani sheqer
      • 2 lugë gjelle lëng limoni
      • 4 të verdha vezësh
      • 3 lugë çaji niseshte misri
      • 1/2 filxhani krem qumështi
      • 1 lugë çaji lëkurë limoni e grirë
      • 1/4 lugë çaji vanilje
      • 4 të bardha vezësh
      • 1/4 filxhani sheqer

      Përgatitja:

      Largoni nga dardhat pjesën e brendshme të bërthamës dhe një pjesë të dardhave pritini në 7 feta të holla rrumbullake dhe pjesën tjetër priteni në feta të holla. Në një tigan me fund të trashë shkrini gjysmën e gjalpit. Shtoni gjysmën e sheqerit, gjysmën e lëngut të limonit dhe dardhat e prera në feta. Kaurdisini pa kapak derisa të avullojë pothuajse i gjithë lëngu. Lyeni me gjalpë një tavë pjekjeje dhe shtroni dardhat e kaurdisura. Rrihni të verdhat e vezëve derisa të zbardhen. Shtoni kremin e qumështit, niseshtenë, lëkurën e limonit dhe vaniljen, duke i rrahur derisa të bëhen një masë homogjene. Në një enë tjetër rrihni të bardhat e vezëve derisa të fryhen. Shtoni pak nga pak sheqerin e mbetur dhe vazhdoni rrahjen derisa të formohet një marengë e fortë. Bashkojeni me kujdes marengën me përzierjen e të verdhave dhe hidheni mbi dardhat në tavë. Në të njëjtin tigan vendosni gjalpin e mbetur, sheqerin e mbetur, lëngun e limonit dhe fetat e rrumbullakëta të dardhave. Kaurdisini derisa të avullojë lëngu dhe të karamelizohen lehtë. Vendosini fetat e dardhës në mënyrë simetrike mbi suflenë dhe piqeni në 180°C për rreth 30 minuta. Spërkateni me pak sheqer pluhur dhe shërbejeni menjëherë.

    • VIDEO

      Çfarë shkruanin gazetat më 29 korrik 1997/ Nano shpalos programin qeverisës e hap plagën e vjetër të fajdeve duke premtuar:Do gjejmë paratë

      Pasi ishte formuar qeveria kryeministri Nano shpalosi programin qeverisës. Prioritetet që kishin të bënin me mbrojtjen , rendin dhe inflacionin apo pushtetin vendor e atë qëndror. Në shtypin e shkruar të datës 29 korrik 1997-të programi i qeverisë Nano dhe premtimi për paratë e fajdeve merrte një vëmendje të madhe. Gazeta Shqiptare shkruan: “ Nano: Do gjejmë paratë e fajdeve” ndërsa në Koha Jonë titulli kryesor ishte ky: “ Nano: Fajdet, sa të mundim. PS ishte fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 29 qershorit 1997-të

    • VIDEO

      Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo

      Duke marrë shkas nga precedentë të mëparshëm kur GJEDNJ i ka konsideruar jo proporcionale masat e arrestit me burg, Spahiu thotë se ka një mundësi reale që Veliaj të fitojë në Strasburg të drejtën për zëvendësimin e masës së sigurimit.

    • VIDEO

      Avokatët analizojnë çështjen Veliaj në Report TV, Duraj: Kur i bëhet padrejtësi kryebashkiakut imagjino qytetarit! Haderi: Reforma ka dështuar, garancitë ligjore larg standardeve!

      Të dy avokatët kritikuan mënyrën si, sipas tyre, po funksionon sistemi i drejtësisë në Shqipëri, ndërsa ndalën vëmendjen edhe te e drejta e kryebashkiakut të Tiranës për t'u mbrojtur nga avokatët e huaj.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Korrik 2026 – Receta / Infeksionet urinare, trajtimi natyral

        Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krahë pule në furrë / Perime të stufuara në tigan / Trung çokollate me biskota dhe fruta.

        Infeksionet urinare janë ndër problemet më të shpeshta që prekin si gratë ashtu edhe burrat, duke shkaktuar shqetësime që ndikojnë në cilësinë e jetës. Pse ndodhin këto infeksione, cilët janë faktorët që i favorizojnë dhe si mund të ndihmojnë bimët medicinale në parandalimin dhe lehtësimin e tyre? Në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve medicinale Ylli Merja, do të flasim për shkaqet, simptomat dhe trajtimet bimore që përdoren tradicionalisht, si edhe do të përgatisim një çaj bimor që përdoret për mbështetjen e shëndetit të traktit urinar.

      • VIDEO

        Vuan nga infeksioni urinar? Ja çaji bimor që ju ndihmon / Sekreti i trajtimit natyral nga Ylli Merja

        Infeksionet urinare janë ndër problemet më të shpeshta që prekin si gratë ashtu edhe burrat, duke shkaktuar shqetësime që ndikojnë në cilësinë e jetës. Pse ndodhin këto infeksione, cilët janë faktorët që i favorizojnë dhe si mund të ndihmojnë bimët medicinale në parandalimin dhe lehtësimin e tyre? Në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve medicinale Ylli Merja, do të flasim për shkaqet, simptomat dhe trajtimet bimore që përdoren tradicionalisht, si edhe do të përgatisim një çaj bimor që përdoret për mbështetjen e shëndetit të traktit urinar.

      • VIDEO

        Perime të stufuara në tigan nga zonja Albana

        Perime të stufuara në tigan

        Përbërësit:

        • 300 gr lulelakër
        • 1 patëllxhan mesatar
        • 2 karrota
        • 1 qepë e madhe
        • 150 gr lakër e kuqe
        • 3–4 thelpinj hudhër
        • 4–5 lugë gjelle vaj ulliri
        • 100 ml ujë ose lëng perimesh
        • 1 lugë çaji rigon
        • 1 lugë çaji trumzë
        • ½ lugë çaji spec i kuq i ëmbël
        • Kripë, piper i zi
        • Majdanoz i freskët për servirje

        Përgatitja:

        Ngrohim vajin në një tigan të madh. Skuqim qepën dhe karrotat për 5 minuta derisa të zbuten. Shtojmë hudhrën, e përziejmë për 30 sekonda, shtojmë patëllxhanin dhe e gatuajmë 5–6 minuta. Më pas shtojmë lulelakrën dhe lakrën e kuqe. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon, trumzë dhe spec të kuq. Hedhim ujin ose lëngun e perimeve, mbulojmë tiganin dhe i lëmë perimet të stufohen në zjarr të ulët për 15–20 minuta, duke i trazuar herë pas here. Kur perimet të jenë zbutur, heqim kapakun dhe i lëmë edhe 2–3 minuta që të avullojë lëngu i tepërt. I spërkatim me majdanoz të freskët dhe i shërbejmë të ngrohta.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv