-
VIDEO
'Mos përdorni bombola të pakolauduara në shtëpi', drejtori i Zjarrfikëses flet për Report TV pas tragjedisë në Shkodër: Rrezik për jetën, mund të shkaktojnë shpërthime fatale
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Korrik 2026 – Receta / Një vizitë në Petrelë, në fshatin Zaranik
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me kulaçka me 2 lloje mbushjesh / Makarona me salcë bolonjeze.
Nuk jemi në kopshtin e Edenit, por në Zaranik të Petrelës, larg kryeqytetit vetëm 15 minuta, mes kodrash të gjelbëruara të rrethuar nga ajri i pastër, qetësia dhe shumëllojshmëria e fruta perimeve që të ofrojnë një tjetër realitet. Kjo shtëpizë e vogël pret me dashuri njerëz që duan të dehen në këtë natyrë me gjithçka që ajo ofron. Familja Lama, autoktone në këto vise, e ka zhvilluar tokën e saj jo vetëm me një mision trashëgimie, por edhe duke e parë historinë e saj si një vazhdimësi e dashurisë ndaj të parëve. Flori është djali i shtëpisë, ai që tashmë së bashku me të atin dhe të ëmën mbajnë hapur këtë “parajsë”. Për kameran e “Rreze Dielli” ai na tregon pak për historinë e të parëve, për bletët që janë një dashuri e trashëguar brez pas brezi, por dhe për mishin e kecit që nuk duhet humbur pa provuar në këtë periudhë si dhe gatime nga recetat e vjetra të gjysheve me produktet e mrekullueshme të zonës.
-
VIDEO
Pse vapa rrit rrezikun për infarkt? Skënder Brataj shpjegon në Report TV çfarë ndodh me zemrën kur organizmi dehidratohet
Brataj ndalet edhe te problemet kardiake te moshat e reja. Sipas tij, nuk kanë ndryshuar patologjitë, por mënyra e jetesës, mungesa e kontrolleve mjekësore dhe faktorë si alkooli apo substancat narkotik
-
VIDEO
'Mos i lini fëmijët vetëm në makinë as për 5 minuta', Brataj: Pasojat janë fatale, temperaturat mund të shkojnë deri në 60 gradë
Mos i lini fëmijët në makinë as për pak minuta. Ky është apeli që përcolli në Report TV drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, duke paralajmëruar se temperaturat brenda automjetit mund të rriten me shpejtësi dhe të bëhen fatale.
-
VIDEO
Asnjë produkt marketi, gjithçka në baçen e tyre / Njihuni me familjen që la Tiranën për fshatin
Nuk jemi në kopshtin e Edenit, por në Zaranik të Petrelës, larg kryeqytetit vetëm 15 minuta, mes kodrash të gjelbëruara të rrethuar nga ajri i pastër, qetësia dhe shumëllojshmëria e fruta perimeve që të ofrojnë një tjetër realitet. Kjo shtëpizë e vogël pret me dashuri njerëz që duan të dehen në këtë natyrë me gjithçka që ajo ofron. Familja Lama, autoktone në këto vise, e ka zhvilluar tokën e saj jo vetëm me një mision trashëgimie, por edhe duke e parë historinë e saj si një vazhdimësi e dashurisë ndaj të parëve. Flori është djali i shtëpisë, ai që tashmë së bashku me të atin dhe të ëmën mbajnë hapur këtë “parajsë”. Për kameran e “Rreze Dielli” ai na tregon pak për historinë e të parëve, për bletët që janë një dashuri e trashëguar brez pas brezi, por dhe për mishin e kecit që nuk duhet humbur pa provuar në këtë periudhë si dhe gatime nga recetat e vjetra të gjysheve me produktet e mrekullueshme të zonës.
-
VIDEO
Byrek me kulaçka me 2 lloje mbushjesh nga zonja Albana
Byrek me kulaçka me 2 lloje mbushjesh
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle uthull
- 250-280 ml ujë i vakët
- 3 lugë gjelle vaj
Për mbushjen e parë:
- 500 gr gjizë
- 1 dorë spinaq
- 2 vezë
- Kripë, piper i zi, kopër
Mbushja e dytë:
- 2 patëllxhanë
- 1 spec
- 1 qepë
- Kripë, piper
- 100 gr gjalpë i shkrirë ose 100 ml vaj
Përgatitja:
Zëmë brumin me miellin, kripën, uthullën, vajin dhe ujin derisa të bëhet i butë dhe elastik. E lemë të pushojë 30 minuta. Ndajmë brumin në 10-12 toptha të vegjël. Hapim çdo kulaçkë në petë të vogla, i lyejmë me gjalpë ose vaj, i vendosim njëra mbi tjetrën dhe i lemë të pushojnë 15-20 minuta. Me pas hapim petën e parë, shtrojmë mbushjen dhe e mbyllim petën në gjysmën e tavës. Hapim petën tjetër në gjysmën e mbetur të tavës dhe e mbushim me gjizën, vezët, piperin dhe koperin. Shtrojmë petën tjetër në gjysmën e tavës duke e spërkatur me gjalpë dhe vendosim mbushjen e patëllxhanit me spec dhe qepë. E mbulojmë me gjysmën e petës së mbetur. Lyejmë sipërfaqen me gjalpë dhe e presim byrekun në racione. E pjekim në furrë të parangrohur në 190°C për 45-50 minuta, derisa byreku të marrë ngjyrë të artë dhe të bëhet krokant.
-
VIDEO
Makarona me salcë bolonjeze nga zonja Albana
Makarona me salcë bolonjeze
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 500 gr mish i grirë viçi
- 1 qepë e grirë hollë
- 3 thelpinj hudhër të grirë
- 1 karrotë e grirë në rende
- 1 lugë gjelle salcë domatesh (koncentrat)
- 200 gr domate të copëtuara
- 500 ml lëng mishi
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji spec i kuq
- 100 gr djathë parmixhano i grirë
- Borzilok i freskët
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ngrohim vajin në një tigan të thellë dhe skuqim mishin e grirë derisa të marrë ngjyrë kafe. Shtojmë qepën, karrotën fhe hudhrën. I gatuajmë për 5–7 minuta derisa të zbuten. Përziejmë koncentratin e domates dhe specin e kuq, pastaj shtojmë domatet e copëtuara. Hedhim lëngun e mishit, rregullojnë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ulët për 20–30 minuta, derisa salca të trashet. Ndërkohë ziejmë makaronat në ujë me kripë sipas kohës së paketimit. Më pas i kullojmë, duke ruajtur pak nga uji i zierjes. Bashkojmë makaronat me salcën. Nëse është e nevojshme, shtojmë pak ujë nga zierja e makaronave për ta bërë salcën më kremoze. I shërbejmë me djathë parmixhano të grirë dhe borzilok të freskët sipër.
-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 30 Korrik/ “Protestojnë drogaxhinjtë e dembelët” akuzat e forta
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 30 korrik 1997/ Ministri Ceka denoncon komplotin për kryengritje në veri, masakrohet për vdekje gazetari Ali Ukaj
Në shtypin e shkruar të datës 30 korrik 1997-të pasqyrohej gjerësisht një denoncim i Ministrit të Brendshëm Neritan Ceka për një komplot për kryengritje në veri. Ai akuzon segmente të PD ndërsa opozita e cilëson si xhelat. Gazeta Shqiptare shkruan: “ Ceka: Kryengritje në Veri”. Ndërsa për të njëjtin argument titulli kryesor i Koha Jonë ishte ky: “ Veri: SHIK-u rebelohet”. Një tjetër ngjarje e rëndë që pasqyrohej gjerësisht ishte masakrimi për vdekje i gazetarit të Gazetës Shqiptare Ali Ukaj .
-
VIDEO
"Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 30 korrik 2026
Titujt e gazetave për sot, nga shpërthimi fatal merr tri jetë në Shkodër te thirrjet në shesh për SPAK dhe dorëheqjen e Ramës e deri tek Braçe zbardh debatet në grupin parlamentar.
-
VIDEO
Nëna dhe 2 fëmijët humbën jetën nga shpërthimi, zjarrfikësi në Report Tv: Bombolat e gazit 5-litërshe ngjyrë portokalli, shumë të rrezikshme! Familjet t’i heqin nga banesat
Shehu përsëriti disa herë në studion e Report Tv, se familjet shqiptare duhet të heqin dorë përfundimisht nga përdorimi i këtyre lloj bombolash.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Korrik 2026 – Receta / Horoskopi muaji Gusht/ Rrëfimi i një pensionisti
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror me kunguj të njomë / Sufle me dardha / Qull me mish pule.
Muaji gusht sjell lëvizje të rëndësishme astrologjike që pritet të ndikojnë në energjinë, marrëdhëniet, karrierën dhe vendimet e secilës shenjë të horoskopit. Pozicionimi i planeteve gjatë kësaj periudhe mund të hapë mundësi të reja për disa, ndërsa për të tjerë mund të jetë një muaj reflektimi, ndryshimesh dhe vendimesh të rëndësishme. Si çdo muaj, edhe gushti vjen me sfidat dhe surprizat e tij, duke ndikuar në mënyra të ndryshme secilën shenjë. Cilat janë pozicionimet më të rëndësishme të planeteve këtë muaj? Kush do të përjetojë ndryshime të mëdha dhe cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, financa dhe sukses? Çfarë duhet të kemi parasysh për të përfituar sa më shumë nga energjitë e kësaj periudhe dhe cilat janë datat më të rëndësishme astrologjike që nuk duhen neglizhuar? Astrologia Denisa Shyle në "Rreze Dielli" zbërthen në detaje horoskopin e muajit gusht, ndikimin e tranziteve planetare dhe mesazhet që yjet sjellin për secilën shenjë të zodiakut.
Pensionisti Liman Xena solli në “Rreze Dielli” historinë e tij të mbushur me dhimbje, por edhe emocione të forta dhe mesazhe të bukura dashurie. Ai rrëfeu fëmijërinë e vështirë pas humbjes së nënës e më pas vështirësitë ekonomiko-sociale, por edhe luftën e tij 2 herë me kancerin. Sot ai është një baba dhe gjysh i lumtur, me dy fëmijë, nipër mbesa dhe një bashkëshorte që i qëndroi pranë në çdo moment të jetës. I moshuari dha mesazhe të forta për të gjithë të rinjtë që sot janë larg prindërve të tyre.