-
VIDEO
Esencë- BEN BLUSHI HAP “kasafortën” e sekreteve! (10.11.2024)
Sekrete të zbuluara mes provincës dhe qendrës. Rrëfime të pa dëgjuara, të fshehta nga thellësitë e mendjes dhe të shpirtit. I ftuar në studio Ben Blushi me 21 sekrete. Esencë, sonte, ora 21:00 në ekranin e Report Tv.
-
VIDEO
Një mjeshtër poçar në Kavajë, rrëfen historinë e zanatit ndër breza në familjen e tij
Ligor Kostrista, artizan baltëpunues enësh, rrëfen historinë e zanatit të poçarëve ndër 5 breza në familjen e tij. Ai thotë se vazhdon të punojë si poçar për të mos humbur zanatitn e të parëve të tij. Se me këtë zanat nuk ka shumë fitime dhe se mungon mbështetja nga drejtuesit e pushtetit vendor.
-
VIDEO
Vjeshta, stina e mbjelljes së grurit, traktoristi tregon përgatitjen e tokës për mbjelljen e farës
Azem Bushi, traktorist që ka mbi 30 vjet që punon tokat dhe arat e fshatit Luz I Vogël, tregon për përgatitjen e tokës për mbjelljen e farës së grurit, për koston reale të punës dhe prodhimit të grurit dhe të misrit, si dhe për mungesën e një pike grumbullimi në fshatin Luz dhe në Kavajë.
-
VIDEO
'Në Kavajë, me njerëzit e punës'
Veri Jug vjen të djelën me një mozaik personazhesh nga qyteti I Kavajës dhe rrethina. Njihuni me artizanin Ligor Kostrista që prodhon enë balte në një vegël primitive dhe është I pesti ndër brezat që kanë trashëguar zanatin e poçarëve. Njihuni dhe me traktoristin Azem Bushi në fshatin Luz I vogël që e fillon punën në orën 6 të mëngjesit dhe e ndalon traktorin në orët e vona të pasdites. “Ndiqni reportazhin “Në Kavajë, me njerëz të punës” premierë, ditën e djelë, ora 13.30, me gazetarin Agim Pipa.
-
VIDEO
Inxhinieri i biomjekësisë: “ Në të ardhmen jeta jonë do të varet nga robotët”
I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada mio ishte inxhinieri biomjekësor Armand Mertenika, i cili foli për dadot e së ardhmes që do të jenë rrobota me inteligjencën artificiale.”Zhvillimet teknologjike të së ardhmes po ndikojnë shumë, vecanërisht ndërthurja e teknologjisë me mjekësinë apo me robotikën” tha Armandi në fillim të bisedës.Në vendet e zhvilluara sistemet robotike janë në fazë testimi dhe mund të ndikojnë në cilësinë e mjekësisë.Sistemet robotike nuk mundet gjithësesi të funksionojnë pa një drejtim, kështu që do të duhet dhe prezenca e njeriut në cdo rast.”Aktualisht mjekësia në distancë apo sic njihet ndryshe “remote” ka kohë që po praktikohet në disa spitale të njohura në botë.Një pjesë e mjekëve janë pro këtij zhvillimi dhe një pjesë nuk janë dakord, por ndërkohë teknologjia po avancon.Sipas Armandit, e ardhmja do të jetë e dominuar nga teknologjia dhe mund të kemi surpriza që njerëzimit duhet të jetë i përgatitur paraprakisht.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 9 nëntor 2024
https://youtu.be/4NSoz1mvopU
-
VIDEO
Komision i posaçëm antikorrupsion, pse tani? Xhafaj për Report Tv: Një reformë si ajo e drejtësisë kemi detyrë ta shtrijmë dhe tek Ekzekutivi e Legjislativi
Në një intervistë në studio me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Xhafaj argumenton se pas reformimit të sistemit të drejtësisë duam që pjesët e tjera që kanë lidhje me strukturat parlamentare dhe ekzekutive të sillen në të njëjtin nivel dhe standarde me atë të drejtësisë.
-
VIDEO
Trump do të heq non gratën e Berishës? Beqiri: Ëndrra janë të keqen nëna! Herë dalin, herë s'dalin
Avokati Idajet Beqiri thekson në Studio Live për Arbër Hitajn se non gratën Berishës ia nisi administrata Trump dhe u firmos nga administrata Biden. Beqiri ironizon pretendimin se me ardhjen e Trump hiqet non grata.
-
VIDEO
Ardhja e Trump/ Ironizon Idajet Beqiri: Ilir Meta festoi nga burgu dhe tha 'Fitore! Fitore!' Merkoçi: Do sjelli frymën e së djathtës konservatore edhe në Shqipëri
Ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit dhe ndikimi në politikën shqiptare u diskutua në ‘Studio Live’ me avokatët Idajet Beqiri dhe Fatmir Merkoçi.
-
VIDEO
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
‘Opozita kuptoi se me dhunë dhe me djegie karrigesh nuk arrijnë dot asgjë’. Kështu është shprehur deputetja e PS Evis Kushi. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që opozita të jetë në Kuvend dhe të marr pjesë në debat.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Nëntor 2024 – Receta/ Shërimi përmes ‘heshtjes’/ Terapia me shushunja
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fasule me pastërma/ Feta buke me vezë dhe djathë në furrë/ Qofte me lakër shoqëruar me salcë të bardhë.
Çfarë na pengon të gjejmë paqen e brendshme dhe lumturinë? Si mund të jemi të suksesshëm në jetë, si mund të na ndihmojë spiritualiteti të shërojmë e trajtojmë traumat e së kaluarës, si mund të ndërtojmë marrëdhënie më të forta me të tjerët? Me kaq shumë theks dhe vëmendje te suksesi i jashtëm, si munden njerëzit të përqendrohen më shumë në përmbushjen e brendshme? Në ditët e sotme ku gjithçka ecën me ritme të shpejta, shumë njerëz luftojnë me stresin dhe ankthin, cilat janë hapat e parë për të gjetur paqen dhe qetësinë... Diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me mjeshtrin e meditimit, motivimit dhe hipnozës terapeutike, Sheki Useini, i cili duke qenë se punon me shumë njerëz që kërkojnë qëllim dhe drejtim në jetë, ndan në studion tonë dhe pyetjet më të shpeshta që i drejtojnë, si dhe jep disa këshilla për ata që ndihen të shkëputur apo të humbur shpirtërisht.
Terapia me shushunja është një nga trajtimet më të vjetra për të kuruar sëmundje të ndryshme. Fillimet i ka në mjekësinë popullore të Indisë, rreth 1000 vite para erës sonë. Ekzistojnë rreth 600 lloje shushunjash, por vetëm 15 prej tyre përdoren në mjekësinë alternative për të kuruar reumatizmën, artritin, variçet, kapilarët, celulitin, por dhe probleme të tjera shëndetësore. Si përdoret kjo terapi dhe çfarë duhet të kemi parasysh gjatë aplikimit e diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me herbalisten Linda Kalasa.
-
VIDEO
‘Jeton mes shushunjave’, Linda Kalasa tregon aplikimin e terapisë me shushunja për një sërë sëmundjesh
Terapia me shushunja është një nga trajtimet më të vjetra për të kuruar sëmundje të ndryshme. Fillimet i ka në mjekësinë popullore të Indisë, rreth 1000 vite para erës sonë. Ekzistojnë rreth 600 lloje shushunjash, por vetëm 15 prej tyre përdoren në mjekësinë alternative për të kuruar reumatizmën, artritin, variçet, kapilarët, celulitin, por dhe probleme të tjera shëndetësore. Si përdoret kjo terapi dhe çfarë duhet të kemi parasysh gjatë aplikimit e diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me herbalisten Linda Kalasa.