-
VIDEO
Gjoks pule me limon dhe erëza shoqëruar me kuskus e spinaq nga zonja Albana
Gjoks pule me limon dhe erëza shoqëruar me kuskus
Përbërësit:
- 500 gr gjoks pule
- Lëngu dhe lëvorja e gjysmë limoni
- 4-5 thelpinj hudhre
- 1 lç mente e tharë
- 1 lç kopër
- 500 gr spinaq
- 100 gr kuskus
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Marrim një enë dhe shtojmë hudhrat e grimcuara, limonin dhe të gjitha erëzat. Vendosim gjoksin e pulës mbi tryezën e punës dhe i bëjmë disa vija me thikë së pari në formë horizontale, pastaj në formë vertikale, duke u kujdesur për thellësinë e prerjeve. Më pas mishin e marinojmë me masën e përgatitur dhe e vendosim në një qese për ngrirje dhe e lëmë të marinohet së paku një orë. Pasi mishi të jetë gati, e pastrojmë nga erëzat dhe e skuqim nga të dyja anët për 3-4 minuta me vaj ulliri. Në të njëjtën enë ku është skuqur mishi, skuqim spinaqin për 3-4 minuta duke i shtuar kripën, piperin dhe hudhrën pluhur. Në enë shtojmë kuskusin me pak kripë dhe të njëjtën sasi ujë të vluar, e mbulojmë me qese plastmasi dhe e lëmë të pushojë 3-4 minuta. Në fund mishin e servirim me kuskus dhe spinaq.
-
VIDEO
Byrek me patëllxhanë, mrekulli për shijen nga zonja Albana
Byrek me patëllxhanë
Përbërësit:
- 500 gr petë për byrek
- 2 patëllxhanë mesatare
- 150 gr oriz
- 200 gr djathë i bardhë
- 1 qepë e vogël
- 1 kokërr domate
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 kokërr vezë
- Kripë, piper
- Kopër ose majdanoz i freskët
- Vaj për të lyer petët
Përgatitja:
Lajmë patëllxhanët, i presim në kubikë të vegjël dhe i skuqim me pak vaj ulliri derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë. Në një tigan tjetër skuqim qepën, më pas shtojmë domaten në kubikë duke e lënë të gatuhet derisa të avullojë lëngu. Ndërkohë ziejmë orizin derisa të jetë gjysmë i zbutur dhe e kullojmë. Përziejmë më pas patëllxhanët, orizin, qepën e domaten dhe djathin e thërrmuar. E rregullojmë me kripë, piper dhe erëza të freskëta sipas dëshirës. Lyejmë tavën me pak vaj dhe shtrojmë gjysmën e petëve duke i lyer secilën me vaj. Hedhim mbushjen mbi petët e vendosura. Shtrojmë petët e mbetura mbi mbushje, duke i lyer gjithashtu secilën me vaj. Rrahim një vezë dhe e lyejmë sipërfaqen e byrekut. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40-45 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Hallvë me arra nga zonja Albana /Ja receta tradicionale për një shije unike
Hallvë me arra
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 100 gr gjalpë
- 50 ml vaj
- 300 gr sheqer
- 600 ml ujë të nxehtë
- Arra ose bajame
Përgatitja:
Në një enë hedhim gjalpë dhe vaj bashkë, presim sa të tretet gjalpi, shtojmë arrat e thyera, i kaurdisim derisa të lëshojnë aromën, shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë me lugë. Kërkon një përzierje të gjatë, derisa mielli të marri ngjyrën e artë. Shtojmë ujin gradualisht dhe në momentin që mielli fillon dhe krijon atë masën e butë, shtojmë sheqer, vazhdimisht e përziejmë, duke shtuar ujin masa masa. Në fund shtojmë edhe pak gjalpë dhe në momentin që masa shkëputet nga tigani, e punojmë edhe 10 minuta. Formën e vendosim në një filxhan, duke e lyer me vaj dhe duke e kthyer në pjatë ose mund t'a shërbejmë lugë -lugë.
-
VIDEO
Koha me fëmijët dhe përgatitja e psaltëve, Theodhor Peci rrëfen ditën: Në kishë këndohet shqip
Theodhor Peci është baba i dy fëmijëve. Përpos angazhimeve familjare, pjesën më të madhe të kohës ia zë mësimdhënia dhe studimi i muzikës bizantine. Interesi për këtë zhaner muzikor lindi natyrshëm pas përfundimit të liceut në Korçë. Kishte kuriozitetin të mësonte më shumë rreth kësaj fushe, të palëvruar asokohe në vendin tonë. Vitet e fundit janë bërë përpjekje të mëdha për të krijuar një traditë psaltike shqipfolëse.Theodhori ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Vepra e tij më e rëndësishme muzikore është përshtatja dhe kompozimi i parë i plotë në shqip i librit “Anastasimatari” dhe krahas tij 2 botimet e “Liturgjisë Hyjnore”.
-
VIDEO
‘U rraha aq shumë sa ulërisja nga dhimbjet/Të gjithë bashkë për Bajame Shkëmbin,ndizet drita jeshile
Historia e 35 vjecares Bajame Shkëmbi, nëna e tre fëmijëve që pasditen e 16 tetorit mbërriti në ambjentet e Repor tv dhe denoncoi bashkëshortin e saj. Me një xhelozi të sëmurë shpesh herë ai e kishte dhunuar dhe në prani të të miturve. Pak ditë më pare, 35 vjecarja kishte marr guximin të telefononte uniformat blu ku këta të fundit bënë dhe arrestimin e Ermal Shkëmbit. Ndërsa ai ndodhet pas hekurave, 35-vjeçarja kërcënohet tashmë nga kunati, i cili kërkon ta nxjerrë nga shtëpia me fëmijët nëse nuk tërheq denoncimin. Ndërsa vjehrra me banim ne SHBA e ka injoruar duke I fikur telefonin asaj dhe niperve. Bajame Shkëmbit nuk ka as mbështetjen e familjarëve të saj në këtë situatë të vështirë që gjendet. E vetme ajo beri thirrje për ndihmë…pasi jeta e saj dhe të vegjëlve është në situatë të rëndë….
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Nëntor 2024 – Receta/ Përse nuk po shërohemi?!, Altin Joka/ Panairi i Librit 2024
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tambël orizi në tavë, recetë e ëmbël e traditës/ Kryelanë me speca / Petulla të shpejta me gjizë.
'Përse nuk po shërohemi?!', Altin Joka sjell librin e tij të dytë, një udhëzues i plotë drejt shërimit përtej ilaçeve. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” autori Altin Joka shprehet se nëpërmjet këtij libri është përpjekur të krijojë një guidë të plotë për shëndetin. Gërshetimi i herbalizmit, naturopatisë dhe nutricionit sjell një qasje të integruar për mbajtjen e shëndetit në mënyrën më optimale. Shëndeti është një kompleks përbërësish i integruar, e jo i fragmentarizuar. Prandaj, në këtë libër, ushqimi, bimët, çajrat dhe aktivitetet janë trajtuar së bashku, duke krijuar një shëndet më të plotë. Mjekësia natyrore e shëndetit drejton energjitë e saj drejt shkaktarëve të sëmundjeve, duke ndjekur parimin e efektit domino. Ky libër shqyrton tematikat e ndarjes midis mjekësisë së stilit të jetesës dhe mjekësisë moderne. Ky libër është një përmbledhje e tematikave që çdo individ mund të hasë. E gjithë kjo është bërë për të ofruar një guidë të plotë, që do t’ju ndihmojë në momentet e vështira. Ky libër nuk është shkruar vetëm nga autori, por edhe nga shqetësimet dhe përvojat e të tjerëve. Shpresojmë që të gjeni në të atë që autori ka kërkuar ndër vite, një ndihmë modeste për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj.
Nis sot edicioni i 27-të i Panairit të Librit në Tiranë, një ndër ngjarjet më të bukura të botës së letrave, i cili zhvillohet nga data 13 deri më 17 nëntor 2024 në Pallatin e Kongreseve. Nën moton “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh” ky panair do të shndërrojë Tiranën në një qendër të kulturës, duke bashkuar lexuesit, botuesit, autorët dhe përkthyesit për të festuar fuqinë e librit dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme. Vetëm pak minuta para hapjes së Panairit të Librit “Tirana 2024”, kemi kënaqësinë të zhvillojmë një bisedë tepër të këndshme në studion e “Rreze Dielli” me drejtuesen e një prej shtëpive botuese më të njohura në vend, Loreta Berhami nga Botime Pegi, e cila do të na tregojë për surprizat e këtij panairi, titujt më të pritur, librat më të rinj, por dhe sugjerime për lexuesit e të gjitha moshave, të rritur dhe fëmijë.
-
VIDEO
'Të jetosh, të zbulosh, të rritesh', nis sot Panairi i Librit / Loreta Berhami mesazh për…
Nis sot edicioni i 27-të i Panairit të Librit në Tiranë, një ndër ngjarjet më të bukura të botës së letrave, i cili zhvillohet nga data 13 deri më 17 nëntor 2024 në Pallatin e Kongreseve. Nën moton “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh” ky panair do të shndërrojë Tiranën në një qendër të kulturës, duke bashkuar lexuesit, botuesit, autorët dhe përkthyesit për të festuar fuqinë e librit dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme. Vetëm pak orë para hapjes së Panairit të Librit “Tirana 2024”, kemi kënaqësinë të zhvillojmë një bisedë tepër të këndshme në studion e “Rreze Dielli” me drejtuesen e një prej shtëpive botuese më të njohura në vend, Loreta Berhami nga Botime Pegi, e cila do të na tregojë për surprizat e këtij panairi, titujt më të pritur, librat më të rinj, por dhe sugjerime për lexuesit e të gjitha moshave, të rritur dhe fëmijë.
-
VIDEO
'Përse nuk po shërohemi?!', Altin Joka provokon me librin e dytë
'Përse nuk po shërohemi?!', Altin Joka sjell librin e tij të dytë, një udhëzues i plotë drejt shërimit përtej ilaçeve. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” autori Altin Joka shprehet se nëpërmjet këtij libri është përpjekur të krijojë një guidë të plotë. Gërshetimi i herbalizmit, naturopatisë dhe nutricionit sjell një qasje të integruar për mbajtjen e shëndetit në mënyrën më optimale. Shëndeti është një kompleks përbërësish i integruar, e jo i fragmentarizuar. Prandaj, në këtë libër, ushqimi, bimët, çajrat dhe aktivitetet janë trajtuar së bashku, duke krijuar një shëndet më të plotë. Mjekësia natyrore e shëndetit drejton energjitë e saj drejt shkaktarëve të sëmundjeve, duke ndjekur parimin e efektit domino. Ky libër shqyrton tematikat e ndarjes midis mjekësisë së stilit të jetesës dhe mjekësisë moderne. Ky libër është një përmbledhje e tematikave që çdo individ mund të hasë. E gjithë kjo është bërë për të ofruar një guidë të plotë, që do t’ju ndihmojë në momentet e vështira. Ky libër nuk është shkruar vetëm nga autori, por edhe nga shqetësimet dhe përvojat e të tjerëve. Shpresojmë që të gjeni në të atë që autori ka kërkuar ndër vite, një ndihmë modeste për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj.
-
VIDEO
Petulla me gjizë, të buta si sfungjer me shije fantastike nga zonja Albana
Petulla me gjizë
Përbërësit:
- 400-450 gr miell
- 10 gr fryrës / maja
- 2 kokrra vezë
- 200 ml qumësht
- 2 lugë gjelle gjizë
- 1 lugë kafeje kripë
- 50 gr djathë kaçkavall
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në qumështin e temperaturës së ambjentit shtojmë vezët, gjizën, kripën dhe fryrësin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe shtojmë miellin gradualisht duke e përzier. Në fund shtojmë djathin kaçkavall të grirë në rende. E punojmë mirë brumin derisa të mos ngjitet në duar. E ndajmë në pjesë, secilën pjesë e hapim si një petë duke e ndarë në forma. I skuqim petullat e përgatitura në tigan me vaj jo të bollshëm.
-
VIDEO
Kryelanë me speca, recetë tradicionale plot shije nga zonja Albana
Kryelanë me speca
Përbërësit:
- 2 vezë
- 100 gr djathë
- 130 ml qumësht
- 80 ml vaj misri
- 3 speca
- 2 lgj vaj ulliri
- 150 gr miell gruri
- 100 gr miell misri
- Pak pluhur pjekës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Së pari specat i presim në katrorë të vegjël dhe i skuqim në vaj ulliri për 2-3 minuta. Ndërkohë rrahim vezët, shtojmë qumështin, vajin, pastaj miellrat dhe pluhurin për pjekje. Në fund shtojmë specat dhe djathin e copëtuar. I vendosim në tepsi dhe më pas në furrë në pjekje në temperaturën 180°C për rreth 30-40 minuta.
-
VIDEO
Tambël orizi në tavë, receta e ëmbël plot shije e traditës veriore nga zonja Albana
Tambël orizi në tavë
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 200 gr oriz
- 200 gr sheqer
- 4 vezë
- 1/2 lç kanellë
- Lëvoren e 1 limoni
- 1 lgj sheqer kaf
- 50 gr bajame/arra/lajthi
Përgatitja:
Ziejmë orizin me qumësht në temperaturë mesatare. Në një enë rrahim vezët me sheqerin, më pas shtojmë lëvoren e limonit dhe kanellën. Orizin e zier ia shtojmë vezëve dhe i përziejmë së bashku. Masën e përgatitur e shtrojmë në tepsi, e spërkasim me një lugë sheqer, me arra të grira ose bajame. E vendosim të piqet në furrë në 200°C rreth 30-40 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 13 nëntor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Beqaj me pranga në Kuvend por debatet pengojnë dëshminë për "Sterilizimin" te gazetari thotë se për Berishën ka një dosje të re e deri tek qeveritë mbajnë peng shqiptarët me varfërinë e minimumin jetik.