-
VIDEO
‘ O horr, o llum’/ Zbulohet e FSHEHTA, ja pse Berisha po sulmon Dumanin agresivisht. DEBATET
Kreu i PD Sali Berisha vijon sulmet ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit, të cilin e ka cilësuar si një vegël të George Soros. Lidhur me këto sulme u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emision Repolitix në Report Tv.
-
VIDEO
Spahiu: Shqipëria fiton në dy rastet e marrëveshjes me Italinë, pranohen apo refuzohen emigrantët
Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Spahiu thotë se Shqipëria fiton politikisht në të dyja rastet, edhe nëse Gjykata Europiane e Drejtësisë lejon emigrantët që të sillen në Gjadër, por edhe në rast se nuk e lejon.
"Shqipëria fiton edhe po e lejoi Gjykata Europiane e Drejtësisë edhe po refuzoi, ditën që Rama dhe Meloni nënshkruan marrëveshjen, unë kam deklaruar që Rama po nënshkruan një marrëveshje që e di shumë mirë që s’do ekzekutohet. Shqipëria fiton politikisht në të dyja rastet. I ka bërë qokën politike Europës, e ka shlyer borxhin me Melonin. Shqipëria politikisht sërish fiton. Edhe Meloni i thotë elektoratit të vet unë vendimin politik dhe zgjidhen për emigrantëve e bëra, gjyqtarët nuk më lejuan. Justifikohet", tha Spahiu në Report Tv.
-
VIDEO
Spahiu: SPAK nuk u krijua nga Soros, por nga administrata e Trump dhe projekt i SHBA
SPAK nuk u krijua nga Soros, por nga administrata e Trump dhe projekt i SHBA’.
Kështu është shprehur juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në Repolitix në Report Tv, mbrëmjen e sotme. Juristi tha se SPAK është krijuar gjatë mandatit të parë të Donald Trump.
‘Berisha më shumë se të gjithë ne e di se SPAK është krijuar në periudhën gjatë mandatit të parë të Donald Trump me financim të administratës së Trump dhe nuk është i rastësishëm qëndrimi i ambasadori francez dhe gjerman dje për SPAK. Berisha kërkon që të bind elektoratin që mbështet që ti thotë unë nuk kam qëndrim kundër amerikanëve, por ndaj një fondacioni, Soros që ka ndikuar në këtë projekt”, tha ai.
-
VIDEO
Spahiu: Nëse një qytetar i thjesht do kërcënonte SPAK-un si Berisha, a do merrej i pandehur?
Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar mbrëmjen e sotme në emision Repolitix në Report Tv, teksa u ndal tek sulmeve të Sali Berishës ndaj SPAK ka ngritur pyetjen se nëse një qytetar i thjesht do kërcënonte SPAK-un si Berisha, a do merrej i pandehur.
-
VIDEO
PRAPASKENAT/ Si PS bindi PD për t’u kthyer në parlament?
Partia Demokratike u tërhoq nga skenat e kaosit në Kuvend, por PS bën të artë se me ta nuk kishte asnjë lloj kompromisi.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2025, Duka në Report Tv: Nëse hapen listat, jo aleancë me PD! S’kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me Metën! Kulluri: S’ka shanse për bashkëpunim me Berishën
Partia Agrare Ambintaliste dhe partia ‘Djathtas 1992’ janë shprehur kundër një bashkëpunimit me PD për zgjedhjet e 2025, sa kohë që në krye të saj qëndron Sali Berisha.
Kjo është bërë me dije nga kryetari i PAA Agron Duka, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.
Duka tha se nëse listat do të hapen atëherë PAA nuk do të hyjë në koalicion me PD.
-
VIDEO
Zhdukja e vr*sja e Mariglen Gjonaj/Babai i të dënuarit: Im bir e takoi atë ditë, por viktima kishte…
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Nëntor 2024 – Receta/ Gunga e qafës, ushtrime të thjeshta/ Arredimi i shtëpisë, trendet e sezonit
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Laknor me kungull dhe miell misri/ Gjellë me speca dhe qofte pule/ Speca me djathë dhe erëza në furrë.
Qafa ka 7 rruaza. Jeta sedentare dhe teknologjia që është bërë mënyrë jetese, e sulmojnë lehtësisht këtë pjesë duke shkaktuar probleme fizike dhe mendore dhe duke prekur nga moshat më të reja deri tek të vjetrit. Sot në "Rreze Dielli" flasim për një nga problemet më të mëdha të qafës, që shqetësojnë një pjesë të mirë të njerëzve. Çfarë është 'gunga' në qafë'? Neck Hump, i njohur gjithashtu si “Buffalo Hump,” është një grumbullim yndyre që shfaqet në pjesën e sipërme të shpinës, pranë bazës së qafës. A ka mënyra për të hequr qafe këtë gungë të shëmtuar, e cila përpos pamjes estetike mund të sjellë dhe shqetësime shëndetësore si dhimbje koke, marrje mendsh, dhimbje shpine, etj. Fizioterapisti Gjergji Biba na tregon dhe demostron disa ushtrime të lehta që shtrijnë muskujt në pjesën e pasme të qafës. Fizioterapisti thekson se bërja e një ushtrimi nuk do të ndryshojë qëndrimin tuaj, por bërja e lëvizjeve çdo ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e tij me kalimin e kohës.
Flasim me arkitekten e brendshme Anila Hetoja, për tendencat sezonale të dizajnit të brendshëm për vjeshtë dhe dimër, si të përfshijmë ngjyrat, elementet dhe mbulesat sezonale në dekorimin e shtëpisë. Hetoja na jep disa këshilla për riorganizimin e mobiljeve për të krijuar një hapësirë komode dhe funksionale si dhe na tregon mënyrën më të përballueshme, me pak buxhet, për të rifreskuar një apartament për sezonin vjeshtë dimër. Çfarë ngjyrash sugjeron arkitektja për të përfshirë në shtëpi një atmosferë komode vjeshte. Sa i rëndësishëm është ndriçimi në krijimin e një atmosferë të ngrohtë dhe komode? Ciat janë disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit kur dekorojnë shtëpitë e tyre? Përveç këshillave dhe sugjerimeve tepër të vlefshme, Anila Hetoja na tregon si është një ditë e zakonshme si dizajner e brendshme, sa e vështirë është për një grua kjo punë.
-
VIDEO
Truke fantastike arredimi pa shumë lekë, ja disa sekrete/ Kujdes! Këto gabime mos i bëni në…
Flasim në studion e "Rreze Dielli" me arkitekten e brendshme Anila Hetoja, për tendencat sezonale të dizajnit të brendshëm për vjeshtë dhe dimër, si të përfshijmë ngjyrat, elementet dhe mbulesat sezonale në dekorimin e shtëpisë. Hetoja na jep disa këshilla për riorganizimin e mobiljeve për të krijuar një hapësirë komode dhe funksionale si dhe na tregon mënyrën më të përballueshme, me pak buxhet, për të rifreskuar një apartament për sezonin vjeshtë dimër. Çfarë ngjyrash sugjeron arkitektja për të përfshirë në shtëpi një atmosferë komode vjeshte. Sa i rëndësishëm është ndriçimi në krijimin e një atmosferë të ngrohtë dhe komode? Ciat janë disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit kur dekorojnë shtëpitë e tyre? Përveç këshillave dhe sugjerimeve tepër të vlefshme, Anila Hetoja na tregon si është një ditë e zakonshme si dizajner e brendshme, sa e vështirë është për një grua kjo punë.
-
VIDEO
Si të largoni ‘gungën’ e shëmtuar të qafës / Bëni këto ushtrime dhe rezultati do ju befasojë
Qafa ka 7 rruaza. Jeta sedentare dhe teknologjia që është bërë mënyrë jetese, e sulmojnë lehtësisht këtë pjesë duke shkaktuar probleme fizike dhe mendore dhe duke prekur nga moshat më të reja deri tek të vjetrit. Sot në "Rreze Dielli" flasim për një nga problemet më të mëdha të qafës, që shqetësojnë një pjesë të mirë të njerëzve. Çfarë është 'gunga' në qafë'? Neck Hump, i njohur gjithashtu si “Buffalo Hump,” është një grumbullim yndyre që shfaqet në pjesën e sipërme të shpinës, pranë bazës së qafës. A ka mënyra për të hequr qafe këtë gungë të shëmtuar, e cila përpos pamjes estetike mund të sjellë dhe shqetësime shëndetësore si dhimbje koke, marrje mendsh, dhimbje shpine, etj. Fizioterapisti Gjergji Biba na tregon dhe demostron disa ushtrime të lehta që shtrijnë muskujt në pjesën e pasme të qafës. Fizioterapisti thekson se bërja e një ushtrimi nuk do të ndryshojë qëndrimin tuaj, por bërja e lëvizjeve çdo ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e tij me kalimin e kohës.
-
VIDEO
Gjellë me speca dhe qofte pule nga zonja Albana
Gjellë me speca dhe qofte pule
Përbërësit:
- 6-7 speca
- 2 kokrra qepë
- 1 filxhan kafe oriz
- 4 thelpinj hudhra
- 80 ml vaj ulliri
- 1 lugë gjelle kerri
- 1 lgj koncentrat domate
- 2 lugë çaji rigon
- 2-3 gjethe dafinë
- 2 gjokse pule
- 1 kokërr vezë
- Pak miell
- Pak piper të kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Gjokset e pulës i kalojmë në blender, shtojmë vezën, kripën, piperin dhe miellin. Krijojmë qoftet, toptha jo shumë të mëdha që i skuqim pak me yndyrë. Ndërkohë në një tigan tjetër të thellë kaurdisim qepët e prera për së gjati me pak vaj ulliri dhe kripë. Shtojmë më pas specat e prerë në shirita dhe vijojmë me kaurdisjen për rreth 10 minuta derisa të zbuten. Në një tas hedhim salcën koncentrat të domateve, hudhrën e shtypur, rigonin, dafinën, kerrin dhe gati 500 ml ujë të vakët. I përziejmë mirë derisa masa të homogjenizohet. Tek qoftet shtojmë orizin, shtojmë qepët e kaurdisura me specat dhe më pas shtojmë salcën e lëngshme. E lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të dalë yndyra sipër dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.
-
VIDEO
Laknor me kungull dhe miell misri nga zonja Albana
Laknor me kungull dhe miell misri
Përbërësit:
- 1 kungull të verdhë
- 2 kokrra vezë
- 250 gr miell misri
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë ajkë kosi
- 1 gotë vaj
- Kripë sipas dëshirës
- Fara kungulli
Përgatitja:
Pastrojmë kungullin nga farat pasi e kemi ndarë përgjysëm. Farat i pjekim mirë me kripë dhe erëza. Tulin e kungullit e grijmë mirë dhe i shtojmë vezët, miellin e misrit të bardhë dhe të verdhë. Shtojmë një gotë qumësht, një gotë ajkë kosi dhe pak arra të grira nëse dëshirojmë. Rregullojmë shijen me kripë. Kujdesemi që masa të jetë pak e ujshme, shtojmë pak vaj në tepsi dhe hedhim masën e përgatitur. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.