• VIDEO

    PRAPASKENAT/ 'Non Grata' e Berishës NUK hiqet edhe nëse vjen Trump President, ja ç'ndodh me Kosovën

  • VIDEO

    Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

    Vetëm pak orë na ndajnë nga zgjedhjet më të rëndësishme politike, ato për Shtëpinë e Bardhë në SHBA. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ analistët dhanë komentet e tyre se ç’pritet nga kjo garë dhe rezultati i mundshëm.

  • VIDEO

    EKSKLUZIVE/ Ja sa rriten PENSIONET në 2025-ën! BONUSI në fundvidt do shkojë... Flasin ekspertët

    Qeveria dhe kryeministri Rama kanë ndërmarrë këto kohë një fushatë takimesh me pensionistët në Shqipëri për të sqaruar planin e mazhorancës për rritjen e pensioneve. Fati i tyre u diskutua nga ekspertët në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ Report Tv.

  • VIDEO

    Fati pensionistëve/ Ish minatori: Si u takova me kryeministrin!

    Qeveria dhe kryeministri Rama kanë ndërmarrë këto kohë një fushatë takimesh me pensionistët në Shqipëri për të sqaruar planin e mazhorancës për rritjen e pensioneve. Fati i tyre u diskutua nga ekspertët në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ Report Tv.

  • VIDEO

    ‘Pasi piu kafen me nusen,mamaja u zhduk’/I biri:Erdhëm me urgjencë nga Greqia,dyshojmë se…

     

    Një e moshuar rezulton e humbur për familjarët që prej datës 2 nëntor të këtij viti. Bëhet fjalë për 64 vjecaren Dallandyshe Heqimaj, banuese në fshatin Visokë, në rrethin e Mallakastrës. Sipas familjarëve, atë ditë nëna e tre djemëve ka konsumuar kafen me njërën prej nuseve në oborrin e shtëpisë. Gjendja e saj ka qënë e mire atë mëngjes, dhe pse zonja Dallandyshe Heqimaj kurohej prej shume vitesh nga depresioni. Pas një qëndrese prej rreth 2 orë në oborr, nusja e djalit ka lëvizur dhe e ka lënë vjehrrën vetëm në dhomën që perdornin si kuzhinë pas shtëpisë. Nga ai moment, 64-vjecarja është zhdukur pa lënë një adresë. Djemtë, nuset dhe bashkëshorti jane vendosur ne levizje por fatkeqsisht nuk kane gjetur asnjë gjurme të saj në fshat, dhe pse ora ka qene 12:00 e drekës asnjë banor se kishte hasur në rrugicat e lagjes ku ajo banonte. Pas denoncimit në polici dhe hapjen e kamerave të sigurisë nga bizneset private, u arritë të sigurohej rruga që 64-vjecarja kishte përshkruar. Ajo kishte dal nga fshati dhe kishte mberritur në autostradën Fier-Ballsh. Djemtë e saj dyshojn se Dallandyshja, për shkak të gjendjes të rënduar mund të jetë larguar e pavetëdijshme dhe mund të jetë në situatë rruge.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Nëntor 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Miomat në mitër, trajtimi natyral

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pashaqofte, supë tradicionale / Petulla me miell misri.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 4- 10 nëntor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare që si rrjedhojë do të sjellin ndryshime shumë të mëdha si dhe lëvizje nga puna. Ndikimi i Marsit në Shigjetar do të sjellë problematika dhe stuhi në fusha të ndryshme. Kujdes dhe vëmendje më të shtuar duhet të kenë shenjat e ajrit! “Duke filluar nga kjo javë deri në mars të 2025 do të kemi ndryshme kolosale në çdo fushë. Nëse duhet të bëjmë diçka është mirë që të analizojmë gjithçka dhe pa qenë të sigurtë nuk duhet të nisni asnjë plan te ri, kjo sa i takon fushës së punës dhe karrierës” këshillon Jorgo. Përgjatë kësaj periudhe do të kemi dhe Marsin në retrogradë, nese nuk jemi të sigurtë për diçka nuk duhet të nxitojmë, kjo është dhe motoja e kësaj jave.

    Studimet mjekësore kanë treguar se katër nga pesë gra ndërmjet moshës 30-50 vjeç mund të kenë fibroide ose siç njihen ndryshe mioma në mitër. Në shumicën e rasteve, këto masa si 'një mish i huaj' nuk shkaktojnë simptoma, këto në varësi të llojit, pozicionimit dhe madhësisë, por ka dhe raste që shenjat janë të qarta dhe nuk duhen neglizhuar si gjakderdhje të mëdha gjatë ciklit, dhimbje barku, parehati gjatë marrëdhënieve seksuale, etj. Gjithashtu miomat mund të shkaktojnë anemi apo probleme me fertilitetin si dhe të ndikojnë seriozisht në cilësinë e jetës së gruas. Në studion e "Rreze Dielli" në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë se çfarë janë miomat, cilat janë shkaqet e shfaqjes së tyre, faktorët e rrezikut dhe si t'i trajtojmë pa pasur nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale.

  • VIDEO

    ‘Guida’ kulturore/ ‘Luçia Nadin dhe shqiptarët në Venedik’, dokumentari historik në ‘Millenium’! Virgjil Muçi prezanton librat e përkthyer në italisht në ‘Institutin Italian të Kulturës’

    Luçia Nadin dhe shqiptarët në Venedik” është dokumentari historik, që do të vijë premierë ditën e martë më 5 nëntor në orën 17:00 në Kinema Millenium në Tiranë. Ky dokumentar është zhvilluar mbi premisat e kontributit albanologjik dhe të rejat e zbuluara prej prof. Luçia Nadin. Dokumentari dhe aktiviteti organizohet nga qendra “Shqipëria europiane”.

    Një takim për përkthimin e librave në italisht të Virgjil Muçit do të mbahet këtë të martë më 5 nëntor, në orën 18:30 në “Institutin Italian të Kulturës” në Tiranë.  Takimi do të ketë si protagonist një prej autorëve më përfaqësues të panoramës letrare aktuale shqiptare dhe synon të udhëheqë publikun në një ekskursus interesant dhe magjepsës në histori që kujtojnë periudha vendimtare, të cilat kanë shënuar historinë e Shqipërisë.

    “Profiles” titullohet ekspozita nga Satellite Zones që do të çelet te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë këtë të hënë, më 4 nëntor në orën 18:00. Ekspozita sjell krijimtarinë e një grupi artistësh të rinj dhe në zhvillim.

  • VIDEO

    Mos i neglizhoni miomat/ 'Mishi i huaj' në mitër, ja si të shpëtoni pa kirurgji me kurën nga Ylli Merja

    Studimet mjekësore kanë treguar se katër nga pesë gra ndërmjet moshës 30-50 vjeç mund të kenë fibroide ose siç njihen ndryshe mioma në mitër. Në shumicën e rasteve, këto masa si 'një mish i huaj' nuk shkaktojnë simptoma, këto në varësi të llojit, pozicionimit dhe madhësisë, por ka dhe raste që shenjat janë të qarta dhe nuk duhen neglizhuar si gjakderdhje të mëdha gjatë ciklit, dhimbje barku, parehati gjatë marrëdhënieve seksuale, etj. Gjithashtu miomat mund të shkaktojnë anemi apo probleme me fertilitetin si dhe të ndikojnë seriozisht në cilësinë e jetës së gruas. Në studion e "Rreze Dielli" në Report Tv, në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë se çfarë janë miomat, cilat janë shkaqet e shfaqjes së tyre, faktorët e rrezikut dhe si t'i trajtojmë pa pasur nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale.

  • VIDEO

    Ndryshime kolosale këtë javë/ 'Alarm shenjat e ...'/ Horoskopi 4-10 nëntor nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 4- 10 nëntor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare që si rrjedhojë do të sjellin ndryshime shumë të mëdha si dhe lëvizje nga puna. Ndikimi i Marsit në Shigjetar do të sjellë problematika dhe stuhi në fusha të ndryshme. Kujdes dhe vëmendje më të shtuar duhet të kenë shenjat e ajrit! “Duke filluar nga kjo javë deri në mars të 2025 do të kemi ndryshme kolosale në çdo fushë. Nëse duhet të bëjmë diçka është mirë që të analizojmë gjithçka dhe pa qenë të sigurtë nuk duhet të nisni asnjë plan te ri, kjo sa i takon fushës së punës dhe karrierës” këshillon Jorgo. Përgjatë kësaj periudhe do të kemi dhe Marsin në retrogradë, nese nuk jemi të sigurtë për diçka nuk duhet të nxitojmë, kjo është dhe motoja e kësaj jave.

  • VIDEO

    Petulla me miell misri, recetë me shije unike me vetëm pak përbërës nga zonja Albana

    Petulla me miell misri

    Përbërësit:

    • 2 vezë
    • 1 lç sheqer
    • 1 lç kripë
    • 250 gr miell misri
    • 250 ml hirrë ose ujë
    • 1 lç sodë
    • Vaj për skuqje
    • Përgatitja:

    Rrahim vezët dhe shtojmë produktet me rradhë. E lëmë brumin të vijë për disa minuta. Më pas e vendosim në një qese kuzhine dhe në një tigan me vaj të bollshëm skuqim petullat.

  • VIDEO

    Pashaqofte, receta e vjetër e supës tradicionale gjirokastrite nga zonja Albana

    Supë pashaqofte

    Përbërësit:

    • 800 gr mish viçi
    • 1 kokërr vezë
    • 2 lgj peksimadhe
    • 1 lgj miell
    • 1 qepë mesatare
    • 4 thelpinj hudhra
    • 2-3 lgj vaj ulliri
    • 120 gr oriz
    • Kripë, piper

    Për supën:

    • 1 lgj gjalpë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 1-2 lgj miell
    • 1.5 litër ujë
    • 1 karrotë
    • 1 filxhan kos
    • 1 e verdhë veze
    • 1/2 lëng limoni
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Zëmë brumin për qoftet, i lëmë për 30 minuta të bashkëveprojnë produktet me njëri-tjetrën. Më pas krijojmë toptha të vegjël sa një kokërr arre. Vendosim tenxheren me ujë të ngrohtë me kripë dhe një karrotë të grirë në rende. Kur të marrë valë shtojmë qoftet të ziejnë. Në një tenxhere të vogël kaurdisim pak miell me gjalpë dhe sapo të shpërthejnë aromat e shuajmë me ujë. Shtojmë kosin që e rrahim me limon dhe me një të verdhë veze. E shtojmë këtë masë tek supa me pashaqofte. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 4 Nëntor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Edi Rama thotë se "Vorio "Epiri" ka vdekur tek Ilir Meta flet nga qelia e sqaron se nuk ka asnjë provë kundër tij e deri tek vota e çmuar e pensionistëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv