• VIDEO

    Speca me djathë dhe erëza në furrë nga zonja Albana

    Speca me djathë dhe erëza në furrë

    Përbërësit:

    • 5 speca
    • 100 gr djathë të bardhë / gjizë
    • 2 feta buke
    • 5 domate qershi
    • 2 lgj vaj ulliri
    • Arra të grira
    • Susam i pjekur
    • Majdanoz, koper
    • Kripë, piper

    Përgatitja:
    Presim specat përgjysmë për së gjati dhe pastrojmë farat. Djathin e presim në kubikë të vegjël, e përziejmë me domate qershi të prera në kubikë, majdanoz, kopër, arra dhe fara susami të pjekura. Mbushim specat dhe i vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për 30 minuta.
     
  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 12 nëntor 2024

  • VIDEO

    Fatos Çoçoli te ‘5 Pyetjet’: Po jetojmë në vitin më të mirë ekonomik në 3 dekadat e fundit

    Duke komentuar projektbuxhetin 2025, më të madhin në histori, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli thotë në Report Tv se po jetojmë në vitin më të mirë ekonomik në 3 dekadat e fundit.

    “Ky buxhet s’ka asgjë rekord për të thënë, kur ke rritje buxheti do jetë gjithnjë me i lartë. Po jetojmë në vitin më të mirë ekonomik në 3 dekadat e fundit. Buxheti i vitet të ardhshëm mund ta quash zgjedhor, s’ka taksa, s’ka paketë fiskale, nuk të rrit taksa. 6.1% janë investimet kapitale, për rrugë, shkolla të reja.

    Është buxhet që për arsimin publik jep 92 mln euro, për shëndetësinë 40 mln euro më shumë se këtë vit, ka 410 mln euro më shumë të ardhura”, tha Çoçoli në Report Tv.

  • VIDEO

    ‘Këtyre të PS i dukem i luajtur mendsh’, Shehi te ‘5 Pyetjet’: Duan investime publike se duhen ca para për qeverinë, s’dalin te pensionet

    Kreu i LZHK, Dashamir Shehi thotë në Report Tv se ka kërkuar që në buxhetin e 2025 për pensionistët të shkojnë edhe 300 mln euro me qëllim rritjen e pensioneve. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Shehi thotë me ironi se me këtë kërkesë Partisë Socialiste i duket i luajtur mendsh. Shehi thekson për gazetarin Ilir Babaramo se qeveria kërkon investimet publike, pasi vetëm aty merr ca para për vete.

    “Të gjithë duan investimet publike, për propagandë. Duhen ca para për qeverinë, vetëm këtu dalin. Te pensionet s’dalin para, te pagat s’dalin para. Edhe me dash me qenë i korruptuar s’ke çfarë merr aty. Unë u kam kërkuar 300 mln për pensionistët, u dukem i luajtur mendsh. Pensione me 120 mijë lekë të vjetra, nëse kjo qeveri s’ka kurajo me bo një kërcim që të jetë i ndjeshëm, që tu sigurojnë të paktën një 250 mijë lek pension. Pagën minimale e kemi çuar 400 mijë lek, rroga dhe pensioni duhet të qëndrojnë me një raport të paktën te 50%. Po të merrej kjo qeveri me prioritetin real, do e çonte tek pensionet”, tha Shehi në Report Tv.

  • VIDEO

    Buxheti 2025, Shehi ironi te ‘5 Pyetjet’: PS prioritet rrugët, te pensionet nuk bëhen tender! Gjokutaj: Informaliteti sëmundja më e madhe

    Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar në Report Tv projektbuxhetin 2025, i cili pritet të i cili do të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Nëntor 2024 – Receta/ Horoskopi javor / I pari shqiptar në Shoqatën Ndërkombëtare të Bartenderëve/ Diabeti, kura natyrale

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Shqeto Përmeti / Supë krem me pulë dhe hudhra.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 11-17 nëntor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë pak e ndryshme nga kjo që sapo kaluam, e cila na jep mundësinë që të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, por dhe të reflektojmë se ku kemi gabuar. Eshtë një javë me ndikime të forta planetare, sidomos ndikimi i Afërditës në Bricjap, i cili jep shumë mundësi dhe favorizon si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në punë dhe në dashuri. “Nëse keni në plan për të lëvizur nga një vend pune në një tjetër, është pikërisht tani momenti ideal” thotë Pulla, i cili thekson se shenjat më të favorizuara përgjatë kësaj jave do të jenë shenjat e tokës Bricjapi, Virgjëresha dhe Demi.

    Kleantino Goga është zgjedhur Zëvendës President i International Bartenders Association (IBA), Shoqata Ndërkombëtare e Bartenderëve. Ky është një moment historik për industrinë globale të pijeve, dhe një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, duke e bërë Goga-n shqiptarin e parë që mban një pozicion kaq të lartë në këtë organizatë prestigjioze. Në studion e “Rreze Dielli” Goga u shpreh i entuziasmuar për këtë vlerësim dhe për këtë post të lartë. Kleantino Goga, është një emër i njohur në botën e miksologjisë, i pasionuar pas artit të krijimit të koktejleve dhe ka fituar reputacion si “alkimist” i shijeve. Ai është i njohur për veprat e tij krijuese që pasqyrojnë thelbin e kulturës shqiptare, dhe për përkushtimin e tij në avancimin e miksologjisë si një art të vërtetë. Goga ka pasur mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe ka kontribuar në zhvillimin e industrisë së pijeve, duke sjellë gjithmonë një frymë inovative dhe autentike.

    Vetëm pak ditë na ndajnë nga Dita Botërore e Diabetit, 'pandemisë' më të re globale. Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, kjo për faktin e një stili jetese jo të shëndetshëm, por dhe faktorëve të jashtëm. Çdo vit në vendin tonë identifikohen rreth 4000 raste të reja dhe më problematik është fakti se po preken edhe të rinjtë. Diabeti është sëmundje që nuk i shfaq simptomat që në fillim, ndaj në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" do të ndalemi pikërisht në simptomat e fshehura dhe të hershme të diabetit, të cilat nuk duhet neglizhuar. Në shumë raste, diabeti i tipit 2 dhe komplikacionet e tij mund të vonohen ose parandalohen duke adoptuar dhe mbajtur zakone e stil jete të shëndetshëm. Nëse diabeti nuk fillon të kurohet mund të çojë në komplikacione serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën. Në studion e "Rreze Dielli", specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, tregon se natyra jonë na ka falur një thesar me bimë të ndryshme medicinale, të cilat nëse dimë t'i kombinojmë, arrijnë të mbajnë në kontroll sheqerin në gjak duke lehtësuar kështu jetën e çdo individi me diabet.

  • VIDEO

    Ylli Merja prezanton 'ilaçin' natyral të diabetikëve/ Ja si ta luftoni Diabetin, ushqimet dhe bimët më të mira

    ‘Alkimisti i shijeve’ Kleantino Goga, i pari shqiptar në Shoqatën Ndërkombëtare të Bartenderëve

    Kleantino Goga është zgjedhur Zëvendës President i International Bartenders Association (IBA), Shoqata Ndërkombëtare e Bartenderëve. Ky është një moment historik për industrinë globale të pijeve, dhe një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, duke e bërë Goga-n shqiptarin e parë që mban një pozicion kaq të lartë në këtë organizatë prestigjioze. Në studion e “Rreze Dielli” Goga u shpreh i entuziasmuar për këtë vlerësim dhe për këtë post të lartë. Kleantino Goga, është një emër i njohur në botën e miksologjisë, i pasionuar pas artit të krijimit të koktejleve dhe ka fituar reputacion si “alkimist” i shijeve. Ai është i njohur për veprat e tij krijuese që pasqyrojnë thelbin e kulturës shqiptare, dhe për përkushtimin e tij në avancimin e miksologjisë si një art të vërtetë. Goga ka pasur mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe ka kontribuar në zhvillimin e industrisë së pijeve, duke sjellë gjithmonë një frymë inovative dhe autentike.

  • VIDEO

    Mundësi ideale në punë! Ja shenjat që përfitojnë…/Horoskopi javor 11-17 nëntor nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 11-17 nëntor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë pak e ndryshme nga kjo që sapo kaluam, e cila na jep mundësinë që të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, por dhe të reflektojmë se ku kemi gabuar. Eshtë një javë me ndikime të forta planetare, sidomos ndikimi i Afërditës në Bricjap, i cili jep shumë mundësi dhe favorizon si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në punë dhe në dashuri. “Nëse keni në plan për të lëvizur nga një vend pune në një tjetër, është pikërisht tani momenti ideal” thotë Pulla, i cili thekson se shenjat më të favorizuara përgjatë kësaj jave do të jenë shenjat e tokës Bricjapi, Virgjëresha dhe Demi.

  • VIDEO

    Shqeto Përmeti nga zonja Albana, një nga traditat më të shijshme përmetare

    Shqeto Përmeti

    Përbërësit:

    • 4-5 thela mish qengji
    • 2 lgj miell gruri
    • 1 gotë qumësht
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 kokërr vezë
    • Lëng limoni
    • Kripë, piper
    • Majdanoz i freskët

    Përgatitja:

    Spërkasim mishin me kripë dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ngadalshëm. Në një tigan kaurdisim miellin me gjalpë dhe në momentin që mielli zverdhet e shuajmë me qumësht dhe e trazojmë me një lugë druri në mënyrë që të mos krijojë kokrra. Më pas shtojmë lëng mishi dhe e trazojmë derisa të bëhet e njëtrajtshme. Këtë masë e shtojmë tek mishi dhe e lëmë në vlim për 5 minuta. E largojmë gatimin nga zjarri dhe pasi të ftohet pak e presim me vezë dhe limon.

  • VIDEO

    Supë krem me pulë dhe hudhra nga zonja Albana

    Supë krem me pulë dhe hudhra

    Përbërësit:

    • 300 gr mish pule
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj gjalpë
    • 4 thelpinj hudhër
    • 2 lgj miell
    • 2 fç qumësht
    • 3 fç lëng pule
    • 1 lgj oriz
    • 2 karrota
    • 1 ls turmerik
    • Boce të vogla lulelakër
    • Kripë, piper i zi
    • Bukë e thekur për servirje

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim mishin e pulës të ziejë në ujë me kripë për rreth 30 minuta. Më pas kullojmë lëngun dhe mishin e pulës e presim në copëza të vogla. Hudhrat i grijmë imët dhe i kaurdisim së bashku me karrotat me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Shtojmë miellin dhe e kaurdisim duke e trazuar vazhdimisht në mënyrë që mielli të mos kokrrizohet. Pasi mielli ndryshon pak ngjyrë shtojmë qumështin dhe e trazojmë siç veprojmë me beshamelin. Shtojmë më pas mishin e pulës së bashku me lëngun, lulelakrën dhe e lëmë supën të ziejë për pak minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim supën të ngrohtë me kubikë buke të thekur me pak gjalpë dhe majdanoz.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 11 nëntor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga kush merr pjesën e majme në buxhetin e 2025 dhe pse mungojnë fondet për Vettingun te historia e Ilir Metës nga revolta e Poliçanit e në burgun 302 e deri tek një heshtje e rëndë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv