Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fasule me pastërma/ Feta buke me vezë dhe djathë në furrë/ Qofte me lakër shoqëruar me salcë të bardhë.
Çfarë na pengon të gjejmë paqen e brendshme dhe lumturinë? Si mund të jemi të suksesshëm në jetë, si mund të na ndihmojë spiritualiteti të shërojmë e trajtojmë traumat e së kaluarës, si mund të ndërtojmë marrëdhënie më të forta me të tjerët? Me kaq shumë theks dhe vëmendje te suksesi i jashtëm, si munden njerëzit të përqendrohen më shumë në përmbushjen e brendshme? Në ditët e sotme ku gjithçka ecën me ritme të shpejta, shumë njerëz luftojnë me stresin dhe ankthin, cilat janë hapat e parë për të gjetur paqen dhe qetësinë... Diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me mjeshtrin e meditimit, motivimit dhe hipnozës terapeutike, Sheki Useini, i cili duke qenë se punon me shumë njerëz që kërkojnë qëllim dhe drejtim në jetë, ndan në studion tonë dhe pyetjet më të shpeshta që i drejtojnë, si dhe jep disa këshilla për ata që ndihen të shkëputur apo të humbur shpirtërisht.
Terapia me shushunja është një nga trajtimet më të vjetra për të kuruar sëmundje të ndryshme. Fillimet i ka në mjekësinë popullore të Indisë, rreth 1000 vite para erës sonë. Ekzistojnë rreth 600 lloje shushunjash, por vetëm 15 prej tyre përdoren në mjekësinë alternative për të kuruar reumatizmën, artritin, variçet, kapilarët, celulitin, por dhe probleme të tjera shëndetësore. Si përdoret kjo terapi dhe çfarë duhet të kemi parasysh gjatë aplikimit e diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me herbalisten Linda Kalasa.