• VIDEO

    ‘Jeton mes shushunjave’, Linda Kalasa tregon aplikimin e terapisë me shushunja për një sërë sëmundjesh

    Terapia me shushunja është një nga trajtimet më të vjetra për të kuruar sëmundje të ndryshme. Fillimet i ka në mjekësinë popullore të Indisë, rreth 1000 vite para erës sonë. Ekzistojnë rreth 600 lloje shushunjash, por vetëm 15 prej tyre përdoren në mjekësinë alternative për të kuruar reumatizmën, artritin, variçet, kapilarët, celulitin, por dhe probleme të tjera shëndetësore. Si përdoret kjo terapi dhe çfarë duhet të kemi parasysh gjatë aplikimit e diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me herbalisten Linda Kalasa.

  • VIDEO

    Këto shenja e veprime tregojnë se vuani nga traumat e fëmijërisë /Sheki Useini: Shërohuni përmes...

    Çfarë na pengon të gjejmë paqen e brendshme dhe lumturinë? Si mund të jemi të suksesshëm në jetë, si mund të na ndihmojë spiritualiteti të shërojmë e trajtojmë traumat e së kaluarës, si mund të ndërtojmë marrëdhënie më të forta me të tjerët? Me kaq shumë theks dhe vëmendje te suksesi i jashtëm, si munden njerëzit të përqendrohen më shumë në përmbushjen e brendshme? Në ditët e sotme ku gjithçka ecën me ritme të shpejta, shumë njerëz luftojnë me stresin dhe ankthin, cilat janë hapat e parë për të gjetur paqen dhe qetësinë... Diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me mjeshtrin e meditimit, motivimit dhe hipnozës terapeutike, Sheki Useini, i cili duke qenë se punon me shumë njerëz që kërkojnë qëllim dhe drejtim në jetë, ndan në studion tonë dhe pyetjet më të shpeshta që i drejtojnë, si dhe jep disa këshilla për ata që ndihen të shkëputur apo të humbur shpirtërisht.

  • VIDEO

    Si të gatuani fasule të shijshme me pastërma nga zonja Albana

    Fasule me pastërma

    Përbërësit:

    • 500 gr fasule të bardha
    • 200 gr pastërma
    • 1 qepë e madhe
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • 2 domate / 2 lgj salcë domate
    • 1 spec i kuq ose jeshil
    • 2-3 gjethe dafine
    • 2-3 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Spec djegës
    • Majdanoz për servirje

    Përgatitja:

    Vendosim fasulet në ujë të ftohtë dhe i lëmë për disa orë ose gjithë natën për zbutje. Më pas fasulet i vendosim në një tenxhere të madhe me ujë të freskët dhe i  lëmë të ziejnë për rreth 40-50 minuta që të mos shpërbëhen. Në një tigan të thellë, ngrohim pak vaj ulliri dhe skuqim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë specin dhe pastërmanë, vijojmë me kaurdisjen derisa pastërmaja të marrë pak ngjyrë. Më pas shtojmë domatet e grira ose salcën e domates dhe e lëmë derisa të trashet salca. Hedhim fasulet e ziera në tiganin me pastërma dhe salcë. Shtojmë gjethet e dafinës, kripën, piperin dhe specin djegës dhe e lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ulët për 20-30 minuta që shijet të miksohen mirë.

  • VIDEO

    Qofte me lakër shoqëruar me salcë të bardhë nga zonja Albana

    Qofte me lakër shoqëruar me salcë të bardhë

    Përbërësit:

    Për qoftet:

    • 500 gr lakër
    • 2 qepë
    • 3 thelpinj hudhër
    • 3 vezë
    • 4 lgj miell
    • Kripë, piper
    • Bimë aromatike
    • Vaj për skuqje

    Për salcën shoqëruese:

    • 300 ml kos
    • 2 lgj majonezë
    • 4 kastraveca turshi
    • 1 lgj vaj ulliri
    • Spec djegës
    • Kripë, piper i kuq

    Përgatitja:

    Presim lakrën imët dhe e kalojmë në tigan me vaj bimor derisa të zbutet. Më pas shtojmë përbërësit e tjerë duke i përzier mirë. Mbledhim qoftet dhe i skuqim me pak vaj. Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese duke kaluar të gjithë përbërësit në blender. Masen e vendosim në frigorifer për pak minuta të mpikset dhe më pas e servirim me qoftet e lakrës.

  • VIDEO

    Feta buke me vezë dhe djathë në furrë/ Super e shpejtë dhe plot shije nga zonja Albana

    Feta buke me vezë dhe djathë në furrë

    Përbërësit:

    • 4-5 feta buke
    • 2 vezë
    • 1/2 gotë qumësht
    • 100 gr sallam ose proshutë
    • 1 qepë e vogël
    • 1 spec
    • 1 domate
    • Kripë, piper
    • Djathë kaçkavall
    • Pak vaj ulliri / gjalpë

    Përgatitja:

    Në një tas të madh rrahim vezët me qumështin. Shtojmë pak kripë dhe piper. Vendosim fetat e bukës në përzierjen e qumështit dhe vezëve, duke u siguruar që të njomen mirë nga të dyja anët. Rreshtojmë fetat e bukës në një tavë furre të lyer me pak vaj ose gjalpë. Sipër tyre vendosim sallamin, specat, qepën dhe domatet. Mund t'i hedhim edhe pak djathë sipër. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 15-20 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 8 Nëntor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga misteri i shfryrjes së "mosbindjes civile" te Spartak Ngjela sqaron se nuk ka shans që Berishës t'i hiqet "non grata" e deri tek pse fitoi Trump.

  • VIDEO

    Meta rrëfehet nga 313: Jeta në burg, tradhëtia e Kryemadhit dhe celularët që e “shitën” në SPAK

    Ilir Meta, nga qelia e 313 dha një intervistë ekskluzive në ‘Frontline’ Report Tv për moderatoren Marsela Karapanço. Përgjigjet e Metës u diskutuan në studion e Frontline me të ftuarit. 

    • VIDEO

      Mish viçi me patate dhe karrota / Gjella më e shijshme nga zonja Albana

      Mish viçi me patate dhe karrota

      Përbërësit:

      • 500 gr mish
      • 1-2 qepë mesatare
      • 2-3 thelpinj hudhër
      • 4-5 lgj vaj ulliri
      • 4-5 patate
      • 2 karrota
      • 1 degë rozmarinë
      • 1/2 lgj salcë domate
      • 8-10 domate qershi
      • 1-2 gjethe dafine
      • Kripë, piper i zi
      • Majdanoz për servirje

      Përgatitja:

      Kaurdisim racionet e mishit së bashku me qepën e grirë hollë. Sapo mishi të fillojë të krijojë koren e kuqe shtojmë salcën, gjethet e dafines, kripë dhe piper. Vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta, më pas shtojmë ujë në masë të mishit, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim domatet e vogla duke u hedhur pak kripë dhe piper. I lemë domatet për 1-2 minuta të skuqen lehtësisht dhe më pas i vendosim në një tavë. Në po të njëjtin tigan shtojmë patatet të prera në feta të holla dhe i kaurdisim lehtë. I vendosim dhe patatet në tavë së bashku me mishin me salcë të cilin e kemi lenë për 20 minuta të ziejë. E vendosim tavën me patate dhe mish në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. 

    • VIDEO

      Pite të shpejta tigani të buta si pambuk nga zonja Albana

      Pite tigani

      Përbërësit:

      • 1 vezë
      • 4 lgj kos
      • 4 lgj miell
      • 1 lç sodë
      • Bimë aromatike
      • Vaj / gjalpë

      Përgatitja:

      Krijojmë brumin dhe e lëmë pak që të vijë. Më pas e ndajmë në toptha mesatare dhe i spërkasim me miell. I skuqim pitet me pak vaj ose gjalpë.

    • VIDEO

      Lakuriq i Shkodrës me kungull vjeshtor nga zonja Albana

      Lakuriq i Shkodrës me kungull vjeshtor

      Përbërësit:

      • 500 gr kungull i verdhë
      • 200 gr sheqer
      • 200 gr miell
      • 100 gr gjalpë i shkrirë
      • 3 kokrra vezë
      • 1 lugë çaji kanellë
      • 1 lugë çaji sodë buke
      • 1 lugë çaji vanilje
      • Pak kripë

      Përgatitja:

      Përziejmë kungullin e grirë me sheqerin dhe e lëmë për disa minuta që të zbutet. Në një enë tjetër, përziejmë vezët me gjalpin e shkrirë, pastaj shtojmë miellin, sodën e bukës, kanellën, vaniljen dhe kripën. Shtojmë kungullin e ëmbëlsuar dhe përziejmë masën derisa të bëhet homogjene. Hedhim masën në një tepsi të lyer me gjalpë dhe e pjekim në 180 gradë për rreth 40-45 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 7 Nëntor 2024

      Titujt e gazetave për sot, nga Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, berishistët në Tiranë gëzojnë te me hipokrizi e teatralitet si e pritën fitoren e Trump partitë në Shqipëri e deri tek Gjykata rikthen në Kuvend deputetët e përjashtuar të PD.

    • VIDEO

      Berisha mos të ketë ILUZIONE, administrata e TRUMP krijoi SPAK-un. DEBATE në studio | E PLOTË

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv