-
VIDEO
‘ËSHTË MAMI IM’/Shfaqet fotoja e një zonje,vajza:S’e harroj përqafimin e saj,iku me kokën…
Pak ditë më parë një informacion mjaft i rëndësishëm mbërriti në “Pa Gjurmë” në lidhje me Lirije Pjeçin, nënën e 3 fëmijëve nga Kavaja e cila kërkohet nga familjarët ende edhe sot pas 29 vitesh nga zhdukja e saj. Një shqiptare me vendbanim në Itali, konkretisht në Genova tregoi për një zonjë të trafikuar që nuk kishte kontakte me familjarët e saj dhe nuk fliste me askënd. Ajo kishte vite që kishte mbërritur në tokën italiane ku fillimisht ishte vendosur në Milano dhe vitet e fundit ishte zhvendosur në Genova. Dëshmitarja vuri në dispozicion edhe një foto të zonjës dhe pretendon se bëhet fjalë për Lirije Pjecin, foto të cilën gjatë transmetimit e shikuan edhe familjarët nën ankth të plotë. Për shkak të viteve të shumta që kanë kaluar nëna dhe djali e kishin të vështirë identifikimin e fotos nëse bëhej fjalë për Lirije Pjecin edhe pse kishte një ngjashmëri mes tyre. Jeta e Lirije Pjecit mori një tjetër kthesë pas ndarjes nga i shoqi për shkak të dhunës që ky i fundit ushtronte ndaj saj si pasojë e xhelozisë. Nënë e 3 fëmijëve, Lirija dyshohet se u trafikua në vitin 1995 nga njerëz të afërt të familjes, konkretisht nga njerëzit e nuses së vëllait të saj të cilët shpesh janë akuzuar në studio, por derimë tani nuk ka pasur asnjë reagim prej tyre. Kohë më pas një fqinj u pohoi familjes Pjeci se e kishte parë Lirijen në Milano të Italisë dhe se pasi e kishte thërritur në emër ajo ishte larguar menjëherë. Informacion që lidhet edhe me informacionin e mbërritur pak ditë më parë se Lirija prej vitesh ka jetuar në Milano ndërsa 4 vitet e fundit është zhvendosur në Genova.
-
VIDEO
Nga kivano tek dora e Budës dhe papaja, Irakli Shkoza vazhdon të guxojë me frutat ekzotike: Fermerët duhet të rrezikojnë
Sfidat nuk e trembin. Guximi dhe dëshira për të eksperimentuar e kanë shtyrë Irakli Shkozën drejt kultivimit të frutave ekzotike. Çdo vit sjell varietete të pazakonta në tokën e tij në Divjakë.
-
VIDEO
DOSJA K- Dhëndri i Sulltanit në burgjet e komunizmit
Për çdo shqiptar, njohja e parë me emrin e Mykerem janinës janë një kolanë botimesh të vyera mbi dokumente osmane të shekullit 15, ku ai ka dhënë kontributin e tij të pazëvendësishem përmes përkthimeve të tij nga osmanishtja. Historiani Eduart caka, që ka punuar për këtë Kkonalë që nga vitit 2017, u njoh me punën e Mykerem Janinës fillimish përmes dorëshkrimeve të tij që ruhen që prej viteve ’60-të në arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë.
-
VIDEO
'Duhet të arrestohen me qindra veta në ditë', shpërthen avokati Romeo Kara: Ata janë agallarë për sa kohë i mbajmë mbi qafën tonë
Avokati Romeo Kara ishte sot në ‘Frontline Interview’ me Marsela Karapançon ku foli për disa nga dosjet e nxehta të SPAK. Kara theksoi se në çdo ministri duhet të kishte nga një prokurori pasi aq shumë janë vjedhjet.
-
VIDEO
Rama në Selanik/ Elezi: E përdor nacionalizmin si mjet për votën e diasporës! Bala: Oksigjeni i Greqisë për pretendimet në Shqipëri është opozita
Deklaratat e Ramës për Vorio Epirin që provokuan Athinën u diskutuan pasditen e sotme në ‘Studio Live’ me Ibsen Elezin dhe Anri Bala.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Nëntor 2024 – Receta/ Me çiftin Berisha nga Maldive/ Prokurori shqiptar në Amerikë
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë / Supë me perime dhe lëng kockash/ Revani me kos.
Këngëtari i njohur i hitit "Do të doja" Naser Berisha së bashku me bashkëshorten e tij Lirije Haziri Berisha po pushojnë në Maldive. Pas një viti të gjatë e të ngarkuar, burrë e grua për herë të parë kanë vendosur të pushojnë në një nga vendet më të bukura ekzotike. Nëpërmjet një lidhje live me skype nga Maldive ata rrëfejnë për “Rreze Dielli” këtë eksperiencë në vendin e largët, dhe na tregojnë më shumë për raportin e tyre të dashurisë, familjen dhe projektet për të ardhmen në profesionet përkatëse.
I ftuar në “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika, Endrit Topalli, shkodrani që na ka bërë të gjithëve shumë krenar. Falë punës dhe përkushtimit, sot Endriti është prokuror në Shtetet e Bashkuara dhe një ndër të paktët shqiptarë në këtë pozicion në USA. Fillimisht ai përfundoi studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për "Criminal Justice" dhe "Shkenca Politike", ndërsa më pas nisi të punonte si ndihmës gjyqtar pranë Gjykatës Novi për 5 vite. Aktualisht Endrit Topalli është prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Oakland, Michigan, ku merret me çështje kriminale, duke përfaqësuar qytetarët e Oakland në të gjithë problematikat që kanë të bëjnë me drejtësinë. Në studion e “Rreze Dielli” Topalli rrëfen sfidat e profesionit në Michigan dhe dy kushtet e pakompromis për ta ushtruar këtë profesion në Shqipëri.
-
VIDEO
‘Si u bëra prokuror në Amerikë’, Shkodrani: Ja 2 kushtet që kam për t’u rikthyer në Shqipëri
I ftuar në “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika, Endrit Topalli, shkodrani që na ka bërë të gjithëve shumë krenar. Falë punës dhe përkushtimit, sot Endriti është prokuror në Shtetet e Bashkuara dhe një ndër të paktët shqiptarë në këtë pozicion në USA. Fillimisht ai përfundoi studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për "Criminal Justice" dhe "Shkenca Politike", ndërsa më pas nisi të punonte si ndihmës gjyqtar pranë Gjykatës Novi për 5 vite. Aktualisht Endrit Topalli është prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Oakland, Michigan, ku merret me çështje kriminale, duke përfaqësuar qytetarët e Oakland në të gjithë problematikat që kanë të bëjnë me drejtësinë. Në studion e “Rreze Dielli” Topalli rrëfen sfidat e profesionit në Michigan dhe dy kushtet e pakompromis për ta ushtruar këtë profesion në Shqipëri.
-
VIDEO
Me pushime nga Maldive çifti Berisha rrëfejnë ‘çelsin’ e suksesit të dashurisë
Këngëtari i njohur i hitit "Do të doja" Naser Berisha së bashku me bashkëshorten e tij Lirije Haziri Berisha po pushojnë në Maldive. Pas një viti të gjatë e të ngarkuar, burrë e grua për herë të parë kanë vendosur të pushojnë në një nga vendet më të bukura ekzotike. Nëpërmjet një lidhje live me skype nga Maldive ata rrëfejnë për “Rreze Dielli” këtë eksperiencë në vendin e largët, dhe na tregojnë më shumë për raportin e tyre të dashurisë, familjen dhe projektet për të ardhmen në profesionet përkatëse.
-
VIDEO
Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë nga zonja Albana / Super shije tradite
Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë
Përbërësit:
- 1 pako petë të pjekura
- 3 petë të bëra vetë
- 3 qepë të mëdha
- 250 gr mëlçi
- 1/2 pulë
- 2 tufa ose 2 lgj nenexhik
- Vaj ulliri
- Spec djegës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Petët e pjekura i thërrmojmë dhe i përziejmë me vaj ulliri dhe nenexhik. Ndërkohë përgatisim pak brumë dhe hapim 3 petë të cilat i shtrojmë në tavë. Mbi petët e hapura vendosim petët e thërrmuara me nenexhik. Mbledhim pak anët dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë Celsius dhe e lemë derisa petët të marrin ngjyrë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kaurdisim me vaj ulliri qepët derisa të zbuten, më pas shtojmë mëlçitë dhe mishin e pulës të cilin e kemi zjerë më parë dhe bërë në fije. Shtojmë pak ujë, spec djegës, kripë dhe piper dhe i lemë mëlçitë të ziejnë. Masën e mbushjes e vendosim mbi petët e pjekura dhe e vendosim përsëri në furrë.
-
VIDEO
Supa kolagjen me perime dhe lëng kockash, më e mira nga zonja Albana
Supë me perime dhe lëng kockash
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 patate
- 1 karrotë
- 1 degë selino
- 80 gr oriz
- 1 litër lëng kockash
- Lëng limoni
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë lëngun e kockave që kemi përftuar nga zierja e kockave, e kullojmë dhe e shtojmë tek perimet. Hedhim orizin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë imët.
-
VIDEO
Revani me kos dhe vaj luledielli, super e butë dhe e shijshme nga zonja Albana
Revani me kos dhe vaj luledielli
Përbërësit:
- 2 vezë
- 4 lgj kos
- 1 e 1½ gotë sheqer
- 1 gotë vaj luledielli
- 2 gota miell
- 16 gr fryrës
- Vanilje me limon
- Lëkurë limoni/portokalli
Përgatitja:
Në një enë rrahim vezët me sheqerin, shtojmë kosin, vajin, lëkurën e limonit ose të portokallit. Sitim miellin e shtojmë tek vezët së bashku me fryrësin dhe vaniljen. Brumi nuk duhet të rrihet shumë që të mos bëhet elastik. E hedhim në formën e kekut të cilën e kemi lyer me pak vaj dhe pudrosur me miell. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 5 Nëntor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga deklarata e Ramës për Vorio Epirin që shqetësoi Athinën te PD thotë se Balluku grabiti 180 mln euro e deri tek Trumpi, Kamala dhe komikja në Tiranë.