Teknologjia mund të identifikojë njerëzit e humbur?!/Çudisin ekspertët:Botë e rezikshme, kujdes nga…

4 Tetor, 18:57

Reklamat në rrjetet sociale për lojërat ku fitohet para janë bërë mjaft virale në platformat online. Por së fundmi me anë të një njoftimi Policia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”, pasi është një mashtrim. Ndaj këshillohet që mos të jepni asnjë të dhënë personale apo të dhënat e llogarisë bankare. Gjithashtu një mënyrë tjetër hakerimi është ajo në rrjetin social Facebook. Një grup hakerash të huaj prej disa kohësh kanë nisur sulme në profile shqiptarësh të ndryshme në rrjetin social Facebook. Disa nga rastet janë zbuluar nga Krimi Kibernetik pranë Policisë së Tiranës pas denoncimeve të ardhura nga qytetarë të ndryshëm dhe shqetësimet online. Hakerat e huaj kanë dërguar mesazhe mashtrimi duke i kërkuar që të klikojnë në disa linqe të dyshimta. Kjo bëhet me qëllim që të vidhen adresa në Facebook që janë të lidhura me kartën e bankës për të bërë sponsorizime të bizneseve të tyre.