• VIDEO

    Studio Live/ Logu ironizon: Këlliçi gënjen sy për sy, takova Trump tha pa pagesë! Ça u bë ai çun lagjeje që e uron për garën presidenciale

    Juristi Besart Logu dhe gazetari Anri Bala diskutuan në Studio Live mbi aksionin e PD-së teksa ka thirrur një protestë të hënën e 7 tetorit. Sa i përket protestës, Logu thekson për Arbër Hitajn se të tilla protesta janë harxhim kohe dhe ulje pritshmërie, pasi në çdo dalje të tillë premtohet rrëzimi i qeverisë Rama.

  • VIDEO

    Studio Live/ Ngjela: Opozita ka humbur ekuilibrin, historia do tallet me ta! Akuzat për Sorosin janë fëmijërore

    Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Studio Live foli mbi aksionin e opozitës së fundmi teksa ka thirrur edhe një protestë të hënën e 7 tetorit në Tiranë. Ngjela thotë për Arbër Hitajn se kërkesa për qeveri teknike, nuk mund të realizohet përderisa nuk kemi një krizë të mazhorancës.

    'Nuk është politikë kjo. Politika ka një koshiencë të plotë mendimi. Qeveria teknike vjen kur bie në krizë mazhoranca. Këtu është krizë opozita. Për naivitetin e tyre dhe mungesën e ideve duhet qeveria teknike? Ajo krijohet kur ti rrit numrin e përfaqësuesve në parlament ose kur mazhoranca bie në krizë. Skemi gjëra të tilla, si mund të them të bëhet qeveri teknike? Nuk bëhet me këta. Me britma arrihet qeveria teknike. Duhet me ide. Naivitete mesjetare, nuk hoqën dorë. Pa ide nuk hyj dot as në polemikë me ta. Do zhvillim kombi, nuk do sharje, fyerje. Ti mbush rënien tënde shpirtërore duke sharë të tjerët. Kjo është nivel i ulët intelekti. Mangësi ideore.'

    Lidhur me djegien e karrigeve, Ngjela sheh një humbje të ekuilibrit të opozitës.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Tetor 2024 – Receta & Truke kuzhine / Jeta e dytë e Genci Fugës!

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë me mish të grirë dhe djathë / Kulaç me rozmarinë / Sallatë me rukola dhe shegë.

    I ftuar në studion e “Rreze Dielli” regjisori dhe aktori Genci Fuga, një rrëfim emocionues për një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Në fund të muajit korrik të vitit të kaluar, aktori i njohur Genc Fuga pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në një spital privat në Tiranë. Pas problemeve me shëndetin, duket se Genc Fuga ia ka dalë, dhe sot gëzon shëndet të plotë. ”Jam shumë i lumtur dhe falenderues, sepse u riktheva ekskluzivisht falë dashurisë” tha në studio aktori, ndërsa shtoi se ishte gjithashtu i lumtur që Perëndia i dha këtë sfidë përpara dhe e rrethoi me njerëzit e duhur për t’ia dalë. Në ‘jetën e dytë’ ai ka zgjedhur të marrë dhe të japë dashuri, e kjo është monedha më e mirë që ka. Gjatë emisionit ai u përshëndet dhe nga dy miq zemre si Rozi Kostani dhe Alert Çeloaliaj, të cilët shprehën vlerësimin për Gencin si mik, koleg, bashkëshort dhe baba i dedikuar.

  • VIDEO

    Pas goditjes në tru/ ‘Nga jeta e parë në të dytën’ rrëfimi emocionues i Genc Fugës

    I ftuar në studion e “Rreze Dielli” regjisori dhe aktori Genci Fuga, një rrëfim emocionues për një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Në fund të muajit korrik të vitit të kaluar, aktori i njohur Genc Fuga pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në një spital privat në Tiranë. Pas problemeve me shëndetin, duket se Genc Fuga ia ka dalë, dhe sot gëzon shëndet të plotë. ”Jam shumë i lumtur dhe falenderues, sepse u riktheva ekskluzivisht falë dashurisë” tha në studio aktori, ndërsa shtoi se ishte gjithashtu i lumtur që Perëndia i dha këtë sfidë përpara dhe e rrethoi me njerëzit e duhur për t’ia dalë.  Në ‘jetën e dytë’ ai ka zgjedhur të marrë dhe të japë dashuri, e kjo është monedha më e mirë që ka. Gjatë emisionit ai u përshëndet dhe nga dy miq zemre si Rozi Kostani dhe Alert Çeloaliaj, të cilët shprehën vlerësimin për Gencin si mik, koleg, bashkëshort dhe baba i dedikuar.

  • VIDEO

    Patëllxhanë me mish të grirë dhe djathë nga zonja Albana

    Patëllxhanë me mish të grirë dhe djathë

    Përbërësit:

    • 2 patëllxhanë të mëdhenj
    • 300 gr mish të grirë
    • 1 kokërr qepë
    • 1 domate /salcë domate
    • 1 spec të kuq
    • 50 gr gjalpë
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 300 gr djathë pice
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Patëllxhanët i presim përgjysmë, pastrojmë pak nga pjesa e tulit, të cilën e presim në kubikë të vegjël. I spërkasim patëllxhanët me kripë, piper dhe pak vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë. Ndërkohë në një tigan kaurdisim mishin e grirë me qepën. Më pas shtojmë salcën e domates dhe një spec të kuq në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Tek patëllxhanët e prerë në kubikë shtojmë pak gjalpë dhe djathë të grirë dhe i përziejmë mirë. Mbushim patëllxhanët me një shtresë me mish të grirë dhe shtresën tjetër me djathë. E vendosim tavën në furrë në 200 gradë për 10 minuta. 

     

  • VIDEO

    Kimë me vezë, një recetë e shpejtë ricikluese nga zonja Albana

    Kimë me vezë

    Përbërësit:

    • 1 qepë
    • 300 gr mish i grirë
    • 1 domate
    • 1 spec i kuq
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 3 kokrra vezë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën me mishin e grirë me pak vaj ulliri. Shtojmë më pas domaten dhe specin e grirë duke e kombinuar me salcë domatesh. E lëmë për 3 minuta dhe më pas shtojmë të verdhat e vezëve. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund hedhim djathin e grirë përsipër. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. 

     

  • VIDEO

    Sallatë me rukola dhe shegë nga zonja Albana, e shijshme dhe shumë e shëndetshme

    Sallatë me rukola dhe shegë

    Përbërësit:

    • 1 dorë rukola
    • 1 fç shegë
    • 1 fl k arra
    • 100 gr djathë
    • 3-4 rrepa
    • 1 fetë bukë e thekur

    Për marinimin:

    • 1 lgj mustardë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 3 thelpi hudhër
    • 1 lgj uthull
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim salcën marinuese duke trazuar mustardën me vajin e ullirit, hudhrat e shtypura, uthullën, kripën dhe piperin. Vendosim rukolën në sallatiere, rrepat në feta, hedhim arrat e grira, kokrrat e shegës, djathin e grirë dhe bukën e thekur në kubikë. Në fund shtojmë marinimin dhe e servirim. 

     

  • VIDEO

    Kulaç me rozmarinë nga zonja Albana/ Sekreti si të realizoni kulaç të butë si pambuk

    Kulaç me rozmarinë

    Përbërësit:

    • 300 gr miell
    • 15 gr maja
    • 1 lk sheqer
    • 2 lk kripë
    • 120-150 ml ujë të vakët
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 1 degë rozmarinë

    Përgatitja:

    Fillimisht majanë e trazojmë me pak sheqer dhe me një lugë miell në ujë të vakët. Shtojmë në një enë miellin, kripën, vajin, rozmarinën dhe ujin. Mbas aktivizimit majanë e shtojmë tek mielli, zëmë brumin, të cilin e lëmë të pushojë rreth 1 orë. Gjethet e rozmarinës mund t'i vendosim sipër brumit, ku i kemi grirë imët duke i bashkuar me vajin dhe kripën, ose gjatë zënies së brumit. E pjekim kulaçin në furrë të parangrohur në temperarurën 220-230 gradë Celsius për 20 minuta.

     

  • VIDEO

    FRONTLINE- Emisioni i plotë |03.10.2024|

     

    Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00

  • VIDEO

    Spahiu: Amnistia për Salianjin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’

    Juristi Kreshnik Spahiu për Report Tv ka komentuar kaosin e opozitës në Kuvend dhe djegien e karrigeve. Spahiu thotë se ky konflikt mes PS dhe PD duhej të ishte shmangur me kohë.

  • VIDEO

    Negociatat me BE, korrespondentja e Report Tv nga Strasburgu: Shqipëria do të hap kapitullin e parë më 15 tetor! Maqedonia e Veriut po punon për përmbushjen e kushteve

    Më 15 tetor, Shqipëria pritet të hapë kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut.

  • VIDEO

    Kaosi i opozitës në Kuvend, ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD në Report Tv: Zjarri dhe dhuna nuk sjell vota! Faik Basha: Jemi gati të përballemi me këtë qeveri

    Opozita riktheu sërish kaosin dhe dhunën në Kuvend, pas burgosjes së ish-deputetit të Partisë së Demokratike Ervin Salinaji.

    PD përsëriti skenarin edhe ditën e sotme, ku deputetët socialistë nuk u lejuan që të hyjnë në Kuvend, ndërsa iu vu flaka edhe disa manekinëve në oborrin e Kuvendit.

    Për të folur në lidhje me këtë, ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Vokshi i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, u shpreh se zjarri dhe dhuna nuk sjell vota për opozitën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv