-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Tetor 2024 – Receta/ Ushqimet që ‘vrasin’ kancerin / ‘Prokurori’ sjell në Tiranë aktorin hollivudian
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mesnik - Byrek me mish / Supë orizi me pastërma / Turshi, speca të mbushur me lakër / Reçel kumbullash.
Sapo kemi hyrë në Tetorin Rozë, muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ndaj me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike do të flasim pikërisht sa i takon ushqimeve dhe bimëve që luftojnë kancerin, por jo vetëm. Cilat janë të rejat apo studimet nga shkenca e nutricionit sa i takon kancerit të gjirit? Çfarë çrregullimesh ndodhin në organizmin e një gruaje që çojnë në kancer? Cilat janë shkaqet që nxisin aktivitetin e tij? Kush janë hapat për parandalimin e kancerit të gjirit? A ka strategji efikase për luftimin e kancerit të gjirit nëpërmjet ushqimit dhe bimëve dhe kush janë ato? Altin Joka në studion e “Rreze Dielli”, na tregon rregullat praktike që një grua me kancer gjiri duhet të bëjë nga zgjimi deri në darkë. Gjithashtu tregojmë dhe disa kombinime dietash për të suportuar një grua me kancer gjiri.
Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokurori” vjen nga 10 tetori në kinematë e Tiranës, me regji të Fatmir Dogës. Subjekti i filmit të zhanrit aksion/dramë merr shkas nga ngjarjet e jetës sonë të përditshme, me fokus reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t'u përballur me krimin e organizuar dhe politikanët e korruptuar. Por e veçanta e “Prokurorit” është pjesëmarrja për herë të parë në një produksion shqiptar të aktorit të madh hollivudian, Danny Glover, i cili njihet për publikun shqiptar për rolet e tij legjendare në filma si Arma vdekjeprurëse (me Mel Gibson), The Color Purple , Predator 2, etj. Në serial, Danny Glover luan rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, i cili mbështet reformën në drejtësi dhe ndihmon në zbatimin e saj. Në studion e “Rreze Dielli”, regjisori Fatmir Doga, do të rrëfejë më shumë për këtë produksion kaq aktual në ditët e sotme dhe që pritet të ketë shumë sukses.
-
VIDEO
"Prokurori", sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit
Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokurori” vjen nga 10 tetori në kinematë e Tiranës, me regji të Fatmir Dogës. Subjekti i filmit të zhanrit aksion/dramë merr shkas nga ngjarjet e jetës sonë të përditshme, me fokus reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t'u përballur me krimin e organizuar dhe politikanët e korruptuar. Por e veçanta e “Prokurorit” është pjesëmarrja për herë të parë në një produksion shqiptar të aktorit të madh hollivudian, Danny Glover, i cili njihet për publikun shqiptar për rolet e tij legjendare në filma si Arma vdekjeprurëse (me Mel Gibson), The Color Purple , Predator 2, etj. Në serial, Danny Glover luan rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, i cili mbështet reformën në drejtësi dhe ndihmon në zbatimin e saj. Në studion e “Rreze Dielli”, regjisori Fatmir Doga, do të rrëfejë më shumë për këtë produksion kaq aktual në ditët e sotme dhe që pritet të ketë shumë sukses.
-
VIDEO
‘Kanceri ka frikë nga këto ushqime’, Altin Joka: Bimët dhe strategjitë që ‘vrasin’ kancerin dhe luftojnë sëmundjen
Sapo kemi hyrë në Tetorin Rozë, muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ndaj me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike do të flasim pikërisht sa i takon ushqimeve dhe bimëve që luftojnë kancerin, por jo vetëm. Cilat janë të rejat apo studimet nga shkenca e nutricionit sa i takon kancerit të gjirit? Çfarë çrregullimesh ndodhin në organizmin e një gruaje që çojnë në kancer? Cilat janë shkaqet që nxisin aktivitetin e tij? Kush janë hapat për parandalimin e kancerit të gjirit? A ka strategji efikase për luftimin e kancerit të gjirit nëpërmjet ushqimit dhe bimëve dhe kush janë ato? Altin Joka në studion e “Rreze Dielli”, na tregon rregullat praktike që një grua me kancer gjiri duhet të bëjë nga zgjimi deri në darkë. Gjithashtu tregojmë dhe disa kombinime dietash për të suportuar një grua me kancer gjiri.
-
VIDEO
Supë orizi me pastërma nga zonja Albana
Supë orizi me pastërma
Përbërësit:
- 4-5 thela pastërma
- 4-5 lugë supe vaj
- 1.5 filxhan kafeje oriz
- 1 kokërr qepë
- 1 lugë salcë domate
- Piper i zi, piper i kuq
- Majdanoz
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim vajin dhe qepën e grirë shumë imët, të cilën e skuqim në zjarr të ngadaltë derisa të zbutet. Herë pas here hedhim nga një lugë ujë që qepa të marrë ngjyrë transparente. Hedhim piperin e kuq e më pas salcën e domates dhe e skuqim pak. Shpëlajmë mishin pastërma dhe e hedhim në tenxhere duke i shtuar 1 litër ujë. Shtojmë aty piperin e zi dhe e lëmë të vlojë derisa të ziejë plotësisht mishi. Orizin, pasi e kemi shpëlarë me ujë të ftohtë e hedhim në tenxhere dhe e ziejmë me kapak gjysmë të hapur. Ende pa përfunduar zierja e orizit, shtojmë pak majdanoz të grirë imët.
-
VIDEO
Turshi me speca, lakër e perime miks nga zonja Albana/ Sekreti i turshive që s'zbuten
Turshi me speca, lakër e perime miks
Përbërësit:
- 2 kg speca të verdhë
- 4-5 kg lakër e bardhë vendi
- 500 gr qepë
- 1 kg domate të bardha
- 3-4 speca të kuq
- 2-3 koka të plota hudhrash
- 1 lugë supe piper i zi kokërr
- 1 lugë supe rigon
- 2-3 tufa majdanoz
- 5-6 gjethe dafine
- 500 ml uthull molle
- 500 gr kripë e ashpër
Përgatitja:
Fillimisht lahen e pastrohen mirë të gjitha zarzavatet dhe lihen të kullojnë. Specave u hiqen farat, kurse lakrat grihen të vogla dhe u heqim kërcejtë. Në një kovë të bollshme hedhim lakrat e grira, domatet e grira, specat e kuq, hudhrat e qëruara, qepët e grira, rigonin, piperin kokërr, majdanozin e copëtuar, dafinën, një dorë kripë, uthullën dhe i përziejmë me të dyja duart. I mbulojmë dhe i lëmë të pushojnë 30 minuta. Ndërkohë fshijmë me një pecetë të thatë specat. Bëjmë gati vazon ose bidonin ku do t'i vendosim turshitë. Në një tenxhere hedhim 3 litra ujë dhe 1 dorë kripë. E përziejmë mbi zjarr dhe e lëmë të marrë valë e më pas e lëmë të ftohet. Fillojmë të mbushim specat me përzierjen që kemi përgatitur në kovë, duke i ngjeshur pak që të mos mbetet hapësirë ndërmjet specave. I vendosim të gjithë në një tepsi të madhe, pastaj fillojmë dhe i vendosim në enën e turshisë, pranë njëri-tjetrit. Mbi specat e fundit hedhim pjesën që na mbetet nga perimet dhe vendosim 3-4 gjethe rrushi mbi të. Kur shëllira është ftohur, ia hedhim me kujdes specave të mbushur. Përsipër i vendosim një pjatë të rëndë, që të dalë shëllira sipër. Herë pas here, duhet kontrolluar, që të mos zbulohen specat, sepse myken e prishen. Gjithashtu, duhet të provohen edhe për kripën. Turshia duhet të qëndrojë kështu rreth 2 javë, dhe më pas të fillojë të shijohet.
-
VIDEO
Mesnik me mish koke dhe qepë nga zonja Albana
Mesnik - Byrek me mish viçi
Përbërësit:
- 900 gr miell gruri
- 2 lgj vaj ulliri
- 450 ml ujë
- 1 Igj kripë
Për mbushjen:
- 1 kokë viçi
- 5-6 kokrra qepë
- 100 gr gjalpë
- 1 lgj nenexhik të thatë
- 1 tufë nenexhik të njomë
- 1 lç rigon
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin. Në një tas bashkojmë të gjithë përbërësit dhe i punojmë derisa të formohet brumi, e mbulojmë me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas e ndajmë brumin në toptha, hapim petët me pec dhe I pjekim në sobë. Fillojmë përgatisim mbushjen. Pasi e kemi larë kokën e vendosim për të zierë në një tenxhere me ujë të bollshëm dhe kripë. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët e grira hollë me vaj ulliri dhe gjalpë. Kullojmë lëngun e mishit, ndërsa mishin e pastrojmë nga kockat duke e copëtuar. Pasi qepa është karamelizuar shtojmë mishin bashkë me erëzat. Në tepsi shtrojmë 3 peta të njoma (jo të pjekura) mbi to vendosim një petë të pjekur dhe 3 peta të pjekura të lagura më parë me lëngun e kokës. Shtrojmë mishin duke e përhapur mirë, e spërkasim me vaj dhe kështu proçedojmë deri në përfundim të petëve. Në shtresën e fundit ku kemi hedhur mishin, vendosim një petë të pjekur të pa thërrmuar e njomim me lëng, shtrojmë dhe një petë të njomë dhe e vendosim të piqet në furrë në 250° Celsius për 40-45 minuta.
-
VIDEO
Reçel kumbullash, receta më e mirë për reçel që çdo amvisë duhet ta dijë nga Albana
Reçel kumbullash
Përbërësit:
- 1 kg kumbulla
- 500 gr sheqer
- 2 lugë rum
Përgatitja:
Kumbullat lahen, largohen bërthamat, pastaj rradhiten në tenxhere, hidhet sheqer dhe ashtu qëndrojnë tërë natën. Të nesërmen i vendosim të ziejnë në zjarr të fuqishëm duke i përzier vazhdimisht (reçeli është i zier kur bie pjesë pjesë nga luga). Në fund, sipas dëshirës mund të hedhim pak rum. Reçelin e hedhim në kavanoz të nxehtë, pastaj e mbyllim me cellofan të dyfishuar. Ky është një variant i përgatitjes, por ka dhe një mënyrë tjetër nëse do të përgatisim një masë më të madhe. Kumbullat e pjekura i lajmë, i kullojmë dhe pastrojmë nga bërthamat. I vendosim në tenxhere të gjerë dhe i futim në furrë të nxehtë, ose mbi sobë i ziejmë duke i përzier kohë pas kohe derisa të trashet masa. Në fund të zierjes hedhim sheqer në raport 5 kg kumbulla të ziera : 1 kg sheqer. Sipas dëshirës mund t'i hedhim më tepër sheqer. I lëmë të ziejnë për rreth 1 orë e gjysmë. Pasi është gati, reçelin e nxehtë e hedhim në kavanoz të nxehtë.
-
VIDEO
REPOLITIX/ Emisoni i plotë |1 Tetor 2024|
Rikthimi i kaosit në Kuvend pas arrestimit të Salianjit dhe vënia në hetim e 24 deputetëve të opozitës u diskutuan sonte në Repolitix me Danjela Malokun, Përparim Çaçën, Ibsen Elezin dhe Arben Meçen.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 2 tetor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga PS-ja kërkon ndëshkimin e rebelëve te Berisha bën thirrje për revoltë e deri tek PD përplaset me SHBA e BE pas akteve të dhunës.
-
VIDEO
Bojkoti i opozitës/ Gazetarja Danjela Maloku zbulon prapaskenat: Shumë deputetët janë të pakënaqur! Braktisën komisionin që e ngritën me shumë mund
Gazetarja Danjela Maloku tregoi në Repolitix prapaskenat pas bojkotit të opozitës këtë javë në komisionet hetimore. Ajo thekson se ka shumë deputetë të PD-së që janë të pakënaqur me këtë vendim, pasi së shpejti pritet të miratohet buxheti dhe do ketë diskutime që duhen bërë në komisione.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit, Ibsen Elezi: Të gjithë në PD e dinin që audiopërgjimi ishte mashtrim! Kaosi në Kuvend bëhet sa herë vjen buxheti
Ibsen Elezi e shikon kaosin në parlament prej opozitës, në periudhën ku pritet të vijnë diskutime për buxhetin e shtetit. Ndërsa për audiopërgjimin e publikuar nga Salianji në 2018 thekson në Repolitix se të gjithë në PD e dinin që ishte mashtrim
'Kanë 3 vjet sa herë vjen buxheti bëjnë këto lojëra dhe e meriton ai buxhetin.
Për një të drejtë themelore në situata të caktuar grupe të caktuara shkojnë në konflikt. Arsyeja pse shkoi këtu ka të bëjë me mbrojtjen e fjalës së lirë. Në themel nuk mund të mbrohet një mashtrim. E ndërtuan një kauzë mbi një audio përgjim që edhe këta e dinë që është mashtrim. Edhe eksponentë të PD-së. Kjo kthehet në absurditet.
E dinë të gjithë ata që janë aty. Si nuk e di Berisha. Ky veprim në kushte të tjera, ka hije dyshimi. Këta pretendojnë se nuk është montuar.'
-
VIDEO
24 deputetë të opozitës në hetim për shkatërrim prone/ Meçe: U futën për t'i vënë flakën parlamentit! Sollën lëndë djegëse me paramendim
PD iu rikthye dje kaosit në Kuvend, por kësaj here duke djegur karriget me benzinë, teksa 24 deputetë rë opozitës u kallëzuan në SPAK nga policia e shtetit për shkatërrim prone dhe goditje për shkak të detyrës për disa prej tyre. Në Repolitix, avokati Përparim Çaça thekson se nëse shpallen fajtor mund të rrezikojnë edhe burgun si Salianji.
'Hera e parë që vetë parlamenti, që deputetët janë të kallëzuar për vepra penale. Do e shiokja si pozitivëeqë është ligjvënësui të jenë para ligjit të barabartë. Mund të hetohen në gjendje të lirë, nuk ka nevojë për masë. Nuk kërkohet heqje imuniteti. Nëse shpallen fajtor e njëjta histori me Salianjin.'
Analisti Arben Meçe solli një histori të tijin personale se si është në gjyq sepse ka thyer xhamin e një makine dhe ka kaluar një kalvar gjyqesh. Sipas tij deputetët në hetim duhen vënë para ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë.