Supë me kungull vjeshte dhe perime
Përbërësit:
- 500 gr kungull i verdhë
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 spec
- 1 kokë hudhre
- 3 domate
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 100 ml pana
- 1 lç spec i kuq pluhur
- 1 lgj margarinë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Të gjitha perimet mbasi i lajmë mirë i vendosim në furrë duke i spërkatur me kripë, piper dhe vaj. I kalojmë më pas në blender, rregullojmë shijen me pana, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E vendosim supën për pak minuta në zjarr dhe e shërbejmë të ngrohtë, spërkatur me majdanoz.