• VIDEO

    ‘Duan të jenë sërish në Kuvend’, Balla deputetëve të PD: Po bëni servilin e radhës ndaj Berishës

    Kaosin që opozita po krijon në Kuvend, ministri Taulant Balla e sheh si një servilizëm të radhës të deputetëve demokratë ndaj kryetarit Sali Berisha. I ftuar në 'Studio Live' Report Tv, ministri i Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin thotë se deputetët e PD po servilosen që Berisha t’i fusë sërish në Kuvend në zgjedhjet parlamentare të 2025.

    Balla tha për gazetarin Arbër Hitaj se PD po i shërben interesit të familjes Berisha. 

    “Përpjekja nga ana e opozitës për t’u kapur si i mbyturi pas çdo lloj dosje dhe për të thënë që ky vendim i gjykatës është i padrejtë, ndërkohë që pak muaj më parë për një vendim të ndryshëm nga e njëjta trupë, thonë ‘ja e shikoni ka edhe burra dhe gra të ndershëm në drejtësi’ dhe kur e njëjta trupë merr një vendim që ty s’të pëlqen këta janë gjyqtarët e narko shtetit. Këta mendojnë se populli shqiptar është budalla, se kuptojnë që populli e di mirë ca ka ndodhur te Partizani, te çështjet e tjera, secili nga ne duhet të mbajë përgjegjësi për gjithçka që thotë. PD nuk justifikon atë që quhej ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, është në një ditë të zezë, pasi është marr peng nga interesat. Është një parti në një interes të një familje të caktuar, ata që vrapojnë për të folur në emër të saj, kanë interesin duke bërë servilin e radhës ndaj Berishës, duke qenë se është mbartësi i vulës t’u japë mundësinë të jenë pjesë e listës së ardhshme në Kuvend”, tha Balla në Report Tv.  

  • VIDEO

    Foto ekskluzive/U trafikua në ‘95, nëna me nipin shikojnë imazhet e dyshimta:Ishte e re,qënka bërë…

     

    29 vite nga zhdukja e Lirije Pjeçit, familja ende në kërkim të nënës së 3 fëmijëve.Lirija është fëmija i parë nga 5 fëmijët e familjes Pjeci nga Kavaja, jeta e së cilës ndryshoi kur u martua me Haki Shalën. Ai ushtronte dhunë ndaj të shoqes për shkak të xhelozisë. Edhe me ardhjen në jetë të 3 fëmijëve sërish dhuna ishte prezente në familje dhe si të mos mjaftonte kjo, I shoqi nisi të kishte edhe një marrëdhënie paralele. Këtu përfundoi gjithcka dhe Liria vendosi t’i drejtohej gjykatës për divorc ku u vendos që dy fëmijët e parë t’i merrte bashkëshorti, ndërsa vajza e vogël të jetonte me Lirien, nënën.

  • VIDEO

    PD përplasje e flakë në Kuvend, Analisti Yzeiri: Janë veç delinkuentë e idiotë! Kjo parti e ka mbyllur misionin prej kohësh

    Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një grusht deputetësh të shndërrohen në delinkuentë primitivë, idiotë e qesherakë” thotë analisti Ilir Yzeriri duke komentuar aksionin opozitar të Partisë Demokratike

    “Ajo që po ndodh është gjëja më e turpshme dhe qesharake. Janë njerëz që nuk e vënë në punë arsyen. Ata nuk janë politikanë por 30 delinkuentë që ndërrojnë rolin me popullin opozitar sepse kjo opozitë ka mbetur pa popull. Ata 20 vetë me Flamur Nokën nuk përfaqësojnë popullin opozitar por dëshpërimin e një njeriu të vetëm Sali Berisha. Mendojnë se me aktet vandale do t’I hyjnë në zemër të Sali Berishës që të jenë në punë. Si mund të vish në pushtet duke djegur karriget? ‘ thotë Yzeiri I ftuar në “Studio Live’ në Report Tv.

    Me keqardhje thotë se popullin opozitar e ka pllakosur fataliteti dhe për një kohë të gjatë do të mbetet i papërfaqësuar, ndërsa ata deputetë që janë të PD-së po luftojnë për interesat e Berishës.

  • VIDEO

    SKENARI /Ç’do ndodh te protesta e 7 tetorit: Do e drejtojnë qytetarët, s’ka fjalime |E PLOTË

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 3 tetor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga dënime ekstreme për kaosin në Kuvend, mazhoranca ndëshkon 24 deputetë të PD te PD kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS e deri tek a i kemi bërë detyrat?

  • VIDEO

    Llukanik me oriz dhe perime, super recetë në 5 minuta nga zonja Albana

    Llukanik me oriz dhe perime

    Përbërësit:

    • 3 copë llukanik
    • 1 qepë e thatë
    • 1 gotë oriz
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 3 qepë të njoma
    • 1 lgj gjalpë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 domate
    • 1 spec
    • 1 gotë perime të ngrira
    • 1 tufë majdanoz
    • Salcë domate
    • Kripë, piper
    • Turmerik ose kerri

    Përgatitja:

    Fillimisht skuqim llukanikun ose mund të zgjedhim suxhuk apo sallam turist sipas dëshirës. E largojmë nga tigani dhe në atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë, më pas specat në kubikë dhe bishtat e qepëve të njoma. Shtojmë orizin (pasi e kemi shpëlarë me pak ujë) bashkë me salcën e kuqe. E lëmë për disa minuta në zjarr dhe më pas shtojmë perimet. E lëmë në vlim duke rregulluar shijen me erëza dhe bimë aromatike. 

     

  • VIDEO

    'Ndërkombëtarët nuk i marr më për etalon', avokati: Opozita ose duhet të jetë tërësisht e dhunshme ose institucionale! Nuk mund të jetë në mes

    Avokati Leonard Karaj duke folur për ndërkombëtarët në Repolitix, theksoi se nuk i merr më për bazë pasi gjithnjë po favorizojnë kryeministrin Rama.

    Nga ana tjetër sipas tij opozita nuk mund të jetë institucionale nga njëra anë dhe radikale nga ana tjetër.

    'Personalisht kam kohë që faktorin ndërkombëtar nuk e marr as për sinjal. Është bjerrë dalëngadalë në, ligjërimin e vet jo si dikur kur fjala iu zinte vend. Si në kohën kur kritikonte zotin Berisha dhe i jepte të drejtë zotit Rama në opozitë.

    Duket sikur gjithmonë janë me zotin Rama dhe me qeverisjen e tij. Ajo që nuk marr për etalon edhe sjelljen piroteknike,. Do isha më i qartë, të nxirrnin karriget dhe të dilnin përpara dhe nuk ishte nevoja të vinin flakë. Mjaftonte kjo si gjest. Ky është qëndrim opozite europianiste. Nëse pranoni që jemi në Suedi apo Finlandë më thoni ku të shkoj. Unë jam partizan i një opozite ose tërësisht radikale ose institucionale. Në mes nuk mund të rrish. Ose shko pas vendimit dhe digje ose shko në parlament dhe bëhu institucional.

    Nuk mund të jesh opozitë me kalendar, do bëjë një protestë të hënën dhe pastaj do e mendoj. Kjo nuk është opozitë. Mbarimi i mandatit të këtyre zotërinjve, nuk e vendos prokurori. Duhet mbledhur qoftë dhe formalisht Këshilli i mandateve. Tha na u krijua vakanca. Kush ja tha se ka vakancë?! Këta bëjnë më keq se Enver Hoxha, ai e kishte në kushtetutë të paktën diktaturën e proletariatit.'

  • VIDEO

    NIKLA që nuk keni njohur, me njerëz punëtor dhe prodhime plot shije

    Vjeshta e gjen duke punuar që në orët e para të mëngjesit Me eksperiencën si agronom, Hysni Hushi synon të sjellë praktika të reja që i përshtaten kushteve klimatike Bujqit e fshatit Buran e shohin si një busull. Pa të nuk marrin dot vendimet e duhura“Një nga ne”,

  • VIDEO

    Shqipëria e Serbia kandidate për organizimin e EURO U-21, Prodani në Report Tv: Interes dhe servilizëm i Armand Dukës, veprim i gabuar

    Ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani ka komentuar në Report Tv kandidaturën e Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar së bashku Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027.

  • VIDEO

    Proda drejtori i ri i Policisë së Shtetit, gazetari Dema: Ishte emri më i lakuar, drejtimi i Elbasanit pikë kthese në karrierën e tij

    Ilir Proda është drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv komentoi karrierën e Prodës prej vitit 2005 në radhët e policisë e deri në emërimin si kryepolic i bluve.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Takoi mjeken para se te ikte, dyshojmë se …/’Zhd*kja e inxhinierit 38-vjeçar në Fier

    Një i ri rezulton i zhdukur për familjarët që prej datës 9 shtator të këtij viti. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Kozma Stefa lindur në Tiranë por me vendbanim në Fier. Kontakti i fundit me motren e tij, Doloreza Barjami ishte rreth orës 15:00 të mbazdites ku i kishte shprehur se do te shkonte te doktoresha për vizitën e radhës.   Sipas familjareve i riu kishte veshur pantallona të shkurtra, një bluze jeshile në bojeqielli dhe shapka ndërkohe që telefoni del i fikur. I riu 38-vjeçar është parë për herë të fundit pranë lagjes se tij Sheq i Vogël, Fieri,  rreth orës 20:30 të mbrëmjes nga një fëmijë. Motra e të riut ka folur edhe me doktoreshën për ta pyetur nësë  vëllai i saj ka shkuar ate dite ne klinike, por përgjigja e saj ishte jo. Gjithashtu motra e Kozma Stefës shpreht se vëllai i saj kishte 4 muaj pa marrë mjekimet dhe prej 7 vitesh vuante. E shqetësuar motra denoncon rastin me shpres që vëllai i saj të gjendet sa më shpejt.

  • VIDEO

    Sulmi me predha i Iranit, shqiptarja në Report Tv rrëfen tmerrin: Raketat u hodhën mbi popullin, jo në baza ushtarake! Izraeli po vetmbrohet

    sulmoi dje Izraelin me qindra raketa, si shenjë hakmarrje për vrasjen e kreut të Hezbollah, Nasrallah.

    Për të dhënë më tepër detaje lidhur me këtë sulm, ka folur për emisionin 'Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nerttil Agalliu, shqiptarja që jeton në Izrael Jeta Gani.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv