• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 20 shtator 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga SPAK zbulon mashtrimin e dhëndrrit të Berishës te mijëra qytetarë në homazhet për Gert Bogdanin e deri tek mjekët 3 vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit.

  • VIDEO

    Gati arrestimet e reja / Zbulohen politikanët, gjyqtarët dhe shefat e policisë që… | E PLOTË

    Gara për kreun e ri të policisë së shtetit do të zhvillohet mes 15 emrave të njohur, për të cilët u diskutua në 'Frontline' mbrëmjen e sotme. 

    • VIDEO

      I riu i dr*guar godet njerkun/ Flet 58-vjeçari: Më ndau nga gruja, më hodhi në rrugë

       

      Një 58 vjecar nga Pogradeci denoncon dhunën dhe kërcënimet e vazhdueshme nga djali i bashkëshortes së tij, Amarildo Leska. 30-vjecari përdorues I lëndëve narkotike, ka detyruar të largoi nga banesa bashkëshortin e nënësm Fatmir Mucën. Dhe pse Fatmiri e rriti me shumë dashuri dhe bëri gjithcka qe ta zëvëndësonte figurën e babait tek djali, kjo nuk e bëri kurre marrëdhënien e tyre të ngushtë. Fatmir Muca lidhi kurorë e nënën e Amarildos kur ishte vetëm 8 muajsh, pasi fatkeqsisht ishte braktisur nga babai. Ende fëmijë, cifti Muca I dhuroj një motër dhe familja u bë më e madhe. Gjithcka shkonte mire deri momentin kur djali I shtëpisë hyri në moshën e adoleshencës…

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Shtator 2024 – Receta / ‘Epope intime’ nga Enit Karafili Steiner

      Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë qengji me kos / Përshesh me gjizë / Supë me kastravec / Gliko rrushi. E kemi bërë traditë tashmë që në këndin e kuzhinës të japim dhe këshilla praktike dhe truke pastrimi për zonjat e shtëpisë. Albana me Nikin treguan sesi të heqim shpejt dhe lehtë njollat e pecetave të kuzhinës.

      Shkrimtarja dhe pedagogia shqiptaro - zviceriane Enit Karafili Steiner flet për romanin e saj 'Epope Intime', një sagë e tranzicionit shqiptar, emigrimin, dështimet e triumfet... Enit Karafili Steiner është specialiste e iluminizmit dhe revolucioneve të shekullit të XVIII dhe letërsisë së këtij shekulli. Shkrimtarja shqiptare që jeton në Zvicër, pas dy romaneve të para “Tokëmjalta” dhe “Dhunë e dhunti”, vjen me këtë sagë të paharrueshme shqiptare, ku malli dhe dashuria për atdheun lidhen me fije të padukshme me mallin dhe dashurinë për njerëzit. Ky libër përçon shkëndija prej shpirtit të tranzicionit shqiptar, rrëfen dështimet e triumfet, siç gjallojnë në dy njerëz të dashuruar, të ndarë e të lidhur si gërmat e një epopeje. Në studion e “Rreze Dielli” Enit Karafili Steiner, gjithashtu rrëfen jetën prej 3 dekadash në Zvicër, vendimin e vështirë për t'u larguar në moshën 18 vjeçare nga familja dhe dashurinë për letërsinë.

    • VIDEO

      'Epope intime', Enit Karafili shtjellon dy jetë nga adoleshenca në pjekuri, mes dashurive dhe pengjeve

      Shkrimtarja dhe pedagogia shqiptaro - zviceriane Enit Karafili Steiner flet për romanin e saj 'Epope Intime', një sagë e tranzicionit shqiptar, emigrimin, dështimet e triumfet... Enit Karafili Steiner është specialiste e iluminizmit dhe revolucioneve të shekullit të XVIII dhe letërsisë së këtij shekulli. Shkrimtarja shqiptare që jeton në Zvicër, pas dy romaneve të para “Tokëmjalta” dhe “Dhunë e dhunti”, vjen me këtë sagë të paharrueshme shqiptare, ku malli dhe dashuria për atdheun lidhen me fije të padukshme me mallin dhe dashurinë për njerëzit. Ky libër përçon shkëndija prej shpirtit të tranzicionit shqiptar, rrëfen dështimet e triumfet, siç gjallojnë në dy njerëz të dashuruar, të ndarë e të lidhur si gërmat e një epopeje. Në studion e “Rreze Dielli” Enit Karafili Steiner, gjithashtu rrëfen jetën prej 3 dekadash në Zvicër, vendimin e vështirë për t'u larguar në moshën 18 vjeçare nga familja dhe dashurinë për letërsinë.

    • VIDEO

      Përshesh me gjizë nga zonja Albana / Provojeni dhe shija do ju befasojë!

      Përshesh me gjizë

      Përbërësit:

      • 250 gr gjizë me kripë
      • 1 lugë supe gjalpë
      • 3-4 lugë supe vaj ulliri
      • 600 ml ujë të ngrohtë
      • 1 ls salcë domate ose piper i kuq
      • Kripë, piper i zi
      • Arrë moskat
      • Bukë e tharë/ thekur

      Përgatitja:

      Në tenxhere hedhim gjalpin, shtojmë piperin e kuq ose salcën e domates, e kaurdisim pak dhe pastaj hedhim gjizën (preferohet të jetë gjizë e ashpër). E përziejmë mirë, shtojmë piperin e zi, arrën moskat dhe pastaj shtojmë ujin e ngrohtë. Gjatë përzierjes na formohet një lëng shumë i shijshëm. E provojmë për kripën dhe kur lëngu ka marrë valë e heqim nga zjarri. Nëse dëshirojmë, mund t'i hedhim pak piper djegës. Ndërkohë, përgatisim përsheshin nëpër pjata. Ia hedhim lëngun përsipër me garuzhde dhe e lëmë pak sa të zbutet buka. Buka duhet të jetë kore, e ftohtë ose e thatë. Sipër mund t'i hedhim pak vaj ulliri.

       

    • VIDEO

      Gliko rrushi nga zonja Albana / Ja mënyra më e thjeshtë e përgatitjes

      Gliko rrushi

      Përbërësit:

      • 1 kg rrush
      • 1 kg sheqer
      • 1 gotë e ½ ujë
      • Gjethe barbaroze
      • Lëngu i një gjysmë limoni

      Përgatitja:

      Për të bërë gliko rrushi duhet të kemi rrush kokërrmadh pa fara. Nëse nuk kemi rrush pa fara, farat i heqim me anën e një shtize. Kokrrave të rrushit u hiqet bishti, lahen e kullohen dhe i lëmë në një enë me ujë të përvëluar. Pas 2-3 minutave i kullojmë dhe lëngun e ruajmë për shërbetin. Në një tenxhere me fund të gjerë hedhim sheqerin, shtojmë lëngun ku u përvëlua rrushi (1 gotë e gjysmë) dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta pasi ka arritur pikën e vlimit. Më pas hidhet rrushi dhe gjethet e barbarozës. I përziejmë me shërbetin dhe e heqim tenxheren nga zjarri. E lëmë në qetësi për 4-5 orë. Sërish e vëmë tenxheren në zjarr të ngadaltë dhe e lëmë të ziejë për 8-10 minuta. Këtë proces e përsërisim 2-3 herë derisa derisa shërbeti të trashet. 5 minuta para se ta heqim do të hedhim lëng limoni. Si zakonisht, glikonë nuk e lëvizim nga tenxherja për një kohë të gjatë (24 orë) derisa ajo të jetë ftohur plotësisht. Më pas e hedhim në kavanoza qelqi të larë e fshirë mirë ku mos ketë asnjë pikë ujë.

       

    • VIDEO

      Supë me kastravec nga zonja Albana

      Supë me kastravec

      Përbërësit:

      • 1 kastravec
      • 1 degë selino
      • 1 tufë majdanoz
      • 1 tufë koper
      • 1 gotë kos
      • 1 lugë vaj ulliri
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Marrim një kastravec mesatar, e presim në copa siç është me lëkurë dhe e hedhim në mikser. Shtojmë pak selino, një tufë majdanoz, 1 gotë kos, kripë, piper, pak sheqer, 1 lugë vaj ulliri dhe një tufë kopër. Përzierjen e kalojmë disa herë në mikser, derisa të përfitojmë një masë kremoze. E shërbëjmë me bukë të thekur në kubikë.

       

    • VIDEO

      Tava e qengjit me kos nga zonja Albana

      Tavë qengji me kos

      Përbërësit:

      • 1 kg mish qengji
      • 1.5 kg kos të trashë
      • 5 vezë të freskëta
      • 2 lugë miell
      • 3 lugë gjalpë të tretur
      • 1 kokërr qepë
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Mishin e kriposim dhe e vendosim në tenxhere me 2 gota ujë. Në tenxhere kemi futur një kokërr qepë të paprerë, vetëm të qëruar nga lëvozhga. I lëmë të ziejnë për pak kohë, më pas largojmë qepën me ndihmën e një luge dhe nuk e përdorim më. Pastaj mishin e vendosim në një tepsi, e lyejmë me gjalpë dhe e fusim në furrë për 15-20 minuta. Kontrollohet se mos thahet a mos ka nevojë për pak lëng nga lëngu i vet. Para se t'a heqim kur sapo ka filluar të marrë atë faqen e kuqërremtë, shtojmë pak lëng të mbetur në tenxhere, e lëmë edhe disa çaste dhe e heqim nga furra. E lëmë të ftohet. Ndërkohë hedhim në një tenxhere tjetër pjesën e mbetur të gjalpit dhe 2 lugë miell. E përziejmë miellin me gjalpin në zjarr të ngadaltë vazhdimisht që të mos bëhen kokrra. Kur mielli të ketë marrë ngjyrë të artë i shtojmë lëngun e mishit që tashmë është ftohur dhe i përziejmë vazhdimisht derisa të krijohet një masë jo shumë e trashë. E heqim nga zjarri. Në një tas përziejmë kosin me kripën. Rrihen vezët në një enë tjetër, më pas hidhen tek kosi. Pasi të ftohet masa e miellit të skuqur me atë pak lëng mishi në tenxhere i shtojmë kosin, vezët dhe kripën. Përzihen mirë të gjithë përbërësit dhe i vendosim tek mishi i pjekur në tavë, e spërkasim sipas dëshirës me pak piper të zi të bluar dhe e vendosim përsëri në furrë në 180° derisa sipër të krijohet një cipë e kuqërremtë.

       

    • VIDEO

      PLANI sekret/Berisha HUMB me Ramën e mban lidershipin e PD. Alimehmeti shpërthen në KRITIKA |E PLOTË |

      Në ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme u diskutua lidhur betejën e dy forcave politike për diasporën dhe elektoratin gri me Plator Nesturin, Ilir Alimehmetin, Ibsen Elezin dhe Përparim Çaçan.

      • VIDEO

        'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 19 shtator 2024

         

        Titujt e gazetave për sot, nga Berisha kërcënon gazetarët te ndahet papritur nga jeta Gerti Bogdani e deri tek kur merren indeksimet e pensioneve të reja.

      • VIDEO

        'Bleona u gjet?!’/Reagon nëna Bukurie Mata pas lajmeve online: Më telefonuan dhe më thanë…

        Tituj dhe video qe shpërthyen verën e këtij viti për cështjen e shumë përfolur Bleona Mata… Lajme te publikura në rrjete te ndryshme sociale, por ne thelb gjithcka e ndërtuar nga kolege te papergjejshem sollen lajme te rreme…lajme vetem per klikime Ende edhe sot e kesaj dite nuk dihet asgjë për fatin e Bleona Matës, vogëlushes së zhdukur 14 vite më parë në Kukës. Historia e 6-vjeçares trajtuar ne Report Tv, ka ngjallur interes të lartë tek I gjithe publikum brenda dhe jashte shqiperise. Kurioziteti mbi fatin e saj është ende i lartë, dhe kjo gjë kohët e fundit po shfrytëzohet nga portale të ndryshme duke e bërë rastin e Bleonës “viktimë” e lajmeve të rreme. Duhet nënvizuar se ky lajm tejkalon një kufi moral, kur zgjedh të përdorë imazhin e nje femije te humbur…

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv