• VIDEO

    "O Hajdut", "Ke gjuhën e Saliut"/ Sherr në emision, Shalsi dhe Shehaj përplasen në studio | E PLOTË

    Bilanci i qeverisë Rama u diskutua në Report Tv, në '5 Pyetjet me Babaramon' me deputetët Eduard Shalsi, Agron Shehaj si dhe me gazetarët Ylli Pata dhe Esiona Konomi.

    • VIDEO

      Ibsen Elezi: Gaz Bardhi i diskredituar në opinionin publik! Logu: Gjekmarkaj nuk është angazhuar në Lezhë si deputet! Toska: Demokratët le ta shprehin marazin

      Përgatitjet e opozitës dhe Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve të 2025-ës u diskutuan në 'Studio Live' me Ibsen Elezin, Almer Toskën dhe Besart Logu.

    • VIDEO

      Pa Gjurme-‘Nuk ia fal,i hoqa th*kën se do gjuante’/Shkojnë nënë e bijë:Kishim frikë,na përdorte për…

      U martua kur ishte ende një adoleshente dhe për 20 vite me radhë u dhunua nga bashkëshorti i saj. Pasditen e kesaj te hene vjen ne studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’ , Lirie Shabani, e cila ka udhëtuar nga qyteti i Burrelit për të rrëfyer kalvarin e vuajtjeve dhe për të apeluar për ndihmë. Ishte vetëm 15-vjeç kur u njoh me mblesëri me bashkëshortin e saj, Isuf Tusha nga Mati. Babai fillimisht nuk ishte dakord për këtë lidhje, pasi kishte mësuar për dhëndrin se ishte përdorues i alkoolit dhe bënte një jetë të çrregullt. Liria vendos të ndjek zemrën e saj dhe fejohet me Isufin. Ende e vogël në moshë, ajo shkon te shtëpia e tij, e lumtur për jetën e re…. Me ardhjen në jetë në vajzës, në familjen e vogël filluan konflikte. Isufi nuk punonte, por kalonte kohën kafeneve të qytetit duke konsumuar alkool. Konfliktet që u përshkallëzuan në dhunë fizike ndaj nënës së re asokohe, Lirie Shabani. E gjendur e veteme dhe e pambrojtur me një fëmijë të vogël, Liria kërkon ndihmë të familja e saj, por këta të fundit për shkak të paragjykimeve dhe menatlitetit të kohës i thonë të mos ndahej… Edhe kur jeta në jetë erdhi djali, Isufi nuk ndryshoi sjellje. Ai vinte në shtëpi i dehur në mes të natës, shkatërronte mobiljet e shtëpisë, dhunonte Lirien dhe 2 fëmijët e vegjël… Lirie heshti edhe kur bashkëshorti i dehur e qëlloi me sëpate te këmba dhe përfundoi në urgjencën e spitalit. Nuk e denoncoi kurrë në polici bashkëshortin dhunes, por mori kurajon që para 10 viteve t’i drejtohej gjykatës për të kërkuar divorcin.

    • VIDEO

      Shteti i Urdhrit Bektashi? Ish myftiu i Tiranës kundër: E pavend! Studiuesi nga Brukseli: Kush do ta financojë? Juristi: Më parë duhet ndryshuar Kushtetuta

      Të ftuarit në studion e emisionit Përballje’ ,  Ylli Gurra, ish myftiu i Tiranës, Arbër Hoxha jurist dhe Albert Nikollaj studiues nga Brukseli  janë tepër skeptikë.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 shtator 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Bimët antivirale që forcojnë imunitetin

      Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Dhallanik me shtresa dhe Mëlçi me qepë, erëza dhe domate.

      Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 23- 29 shtator, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë me ulje-ngritjet e veta, por sa pozitive aq dhe e vështirë, na jep mundësinë që ne të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, të shikojmë ku kemi gabuar dhe të rregullojmë gjërat që ne duam. Eshtë një javë me ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën e dashurisë. “Vetëm kujdes ditën e mërkurë, pasi është dita më problematike e javës duke qenë se kemi një katërkëndësh të fuqishëm planetar” paralajmëron astrologu Jorgo Pulla.

      Në ditët e sotme për shumë prej nesh, imuniteti është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Për fat të mirë, rruga drejt një sistemi të fortë imunitar nuk është as e shtrenjtë dhe as e komplikuar. Është e nevojshme që shpeshherë të marrim masa për ruajtjen e sistemit imunitar të fortë e të qëndrueshëm ndaj faktorëve të jashtëm. Disa persona janë shpesh më të prekur nga ndryshimet klimaterike dhe si pasojë organizmi mund të humbasë imunitetin duke marrë viruse të ndryshme. Mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar është pikërisht aty në pjatën tuaj, në ushqimet që zgjidhni. Bimët dhe erëzat, në veçanti, janë përdorur me shekuj për qëllime mjekësore dhe mund të jenë një nga 'mjetet' tuaja më të fuqishme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e virozave. Në studion e "Rreze Dielli" specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, na tregon bimët më të mira antivirale si rigoni, piperi, pelini, çaji i malit, sherebela, dafina, mersina, mendra, borziloku, karafili, shega, qepa apo hudhra, të cilat janë të shkëlqyera për imunitetin dhe mund të përdoren në çajra apo kura për shëndetin.

       

    • VIDEO

      Ja dita më e keqe e javës! Kujdes, Jorgo Pulla paralajmëron… / Horoskopi javor 23-29 shtator

      Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 23- 29 shtator, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë me ulje-ngritjet e veta, por sa pozitive aq dhe e vështirë, na jep mundësinë që ne të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, të shikojmë ku kemi gabuar dhe të rregullojmë gjërat që ne duam. Eshtë një javë me ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën e dashurisë. “Vetëm kujdes ditën e mërkurë, pasi është dita më problematike e javës duke qenë se kemi një katërkëndësh të fuqishëm planetar” paralajmëron astrologu Jorgo Pulla.

    • VIDEO

      Dhallanik me shtresa, super shije / Pite e traditës nga zonja Albana

      Dhallanik me shtresa

      Përbërësit:

      • 500 gr miell gruri
      • 500 ml kos + 500 ml ujë
      • 2 filxhanë kafeje lyrë
      • 100 gr djathë të thërrmuar
      • 1 kokërr vezë
      • 1 copë gjalpë i ngrirë
      • 1 lugë çaji sodë
      • 1 lugë kafeje kripë
      • 1 lugë kafeje sheqer
      • Pak piper të zi

      Përgatitja:

      Në një enë hedhim vezën, kosin, ujin, kripën dhe sheqerin duke i rrahur me telin e ëmbëlsirave. Fillojmë shtojmë miellin, sodën, piperin e zi, vajin dhe i përziejmë mirë të gjitha bashkë. Do të formohet një brumë më i hollë sesa ai i kekut. Përdorim një tepsi 40 ose 42 cm, por të rrumbullakët. E lyejmë me gjalpë dhe hedhim aty 3 garuzhde nga brumi i përgatitur. E hapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe e vendosim për t'u pjekur në furrë, të cilën e kemi ndezur paraprakisht në 250 gradë, për 5 minuta. E nxjerrim nga furra, e lyejmë përsipër me copën e gjalpit të ngrirë dhe hedhim përsëri 3 garuzhde me brumë, duke e hapur me lugë në të gjithë sipërfaqen. E vendosim përsëri në furrë për 5 minuta, por rezistencën e poshtme të saj duhet ta shuajmë. Kështu do të piqet vetëm shtresa e sipërme. Veprojmë përsëri me të njëjtën mënyrë, sa të mbarohet i gjithë brumi. Në përfundim, e heqim nga furra dhe e lyejmë me gjalpë. E lëmë pak që të vaket dhe e presim për ta shërbyer. Konsumohet me djathë dhe me një gotë dhallë.

       

    • VIDEO

      Mëlçi me qepë, domate dhe erëza nga zonja Albana

      Mëlçi me domate dhe erëza

      Përbërësit:

      • 500 gr mëlçi
      • 5-6 domate të thara ose 1 domate
      • 4-5 thelpinj hudhër
      • 1 kokërr qepë
      • 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
      • 200 ml verë e bardhë ose 3-4 lgj uthull
      • 1/2 tufë majdanoz
      • Pak arrë moskat
      • Pak piper i kuq
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Pastrojmë mëlçinë dhe e presim në feta të holla. E vendosim në një tas qelqi dhe e marinojmë me pak kripë, me 1 filxhan vaj ulliri, piper të zi, arrë moskat dhe verë të bardhë. E lëmë kështu 2-3 orë. Grijmë imët hudhrën dhe e skuqim së bashku me qepën e grirë. E trazojmë derisa të zbutet. Shtojmë piperin e kuq. Hedhim mëlçinë e marinuar dhe e skuqim pak. Domaten e tharë, të vendosur në ujë, për t'u njomur, e grijmë në copa të vogla dhe e përziejmë me mëlçitë. Nëse nuk kemi domate të thara, përdorim tulin e 1 domateje të kuqe. E mbulojmë me ujë, vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë, derisa të mbetet me pak lëng. E provojmë për kripë. Nëse dëshirojmë i hedhim pak piper djegës. Përsipër i grijmë majdanozin dhe e lëmë të pushojë pak, por me kapak të mbyllur. 

       

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 23 shtator 2024

       

      Titujt e gazetave për sot, nga "Shteti Bektashi" shkon në OKB te si i zbuloi SPAK apartamentet luksoze të Berishëve në katër shtete e deri tek rilindën një sistem gjyqësor të paralizuar.

    • VIDEO

      Sa na kushtuan bunkerët apo qëndrat e zjarrit etj, në Shqipërinë moniste? Esencë-Report Tv (22.09.2024)

       

      Sa na kushtuan bunkerët apo qendrat e zjarrit etj, në Shqipërinë moniste? Esencë-Report Tv Ja si e fortifikuam Shqipërinë me qendra zjarri, strehime dhe të tjera të ngjashme si këto! I ftuar sonte në Esencë: Xhenieri dhe Gjenerali në Rezervë Dedë Prenga. A u kalua masa dhe ku ka më shumë fortifikime ushtarake në Shqipëri? Esencë, sonte, ora 21:00 në ekranin e Report Tv. #eljantanini #esencë #reporttv #dedëprenga #eljantanini #esencë #reporttv #arturshkurti #ReportTv #EsenceReportTv #Esence #EsenceNgaEljanTanini #EljanTanini #Histori #Nostalgji #deshmi

    • VIDEO

      Domatja me nam e Zall Bastarit- Veri Jug

       

      Bujku Hysen Qorri rrëfen vlerat e domates zemër kau së Zall Bastarit, si bimë që mbillet në fshatin Bastar i Mesëm prej dhjetra vjetësh dhe rendimentet e larta për cdo dynym të mbjellë me domate.

    • VIDEO

      Reportazhi në Veri-Jug/ Zall-Bastari i njerëzve me besë të artë

      Bujku Hysen Qorri rrëfen vlerat e domates zemër kau së Zall Bastarit, si perime që mbillet në fshatin Bastar i Mesëm prej dhjetëra vjetësh dhe rendimentet e larta për çdo dynym të mbjellë me domate.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv