-
VIDEO
PRAPASKENAT/ Shteti Bektashi, ZBULOHET në studio. Spahiu: Ja kush fshihet pas idesë | E PLOTË
Avokati Rezart Kthupi në 'Repolitix' foli mbi idenë e krijimi të shtetit bektashi të shpalosur prej Ramës në OKB. Kthupi kërkon arsyen se pse Rama kërkon ngritjen e një shteti bektashi brenda shtetit tonë.
-
VIDEO
Spahiu: Rama të shpallë bashkimin e dy shteteve Shqipëri-Kosovë dhe jo disa mini shtete fetare
Për juristin Kreshnik Spahiu, kryeministri Rama në OKB dhe Nju Jork duhet të kishte kërkuar bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe jo të shpallë projekte për krijimin e disa mini shteteve fetare në vendin tonë.
-
VIDEO
DOSJA K -Arratisja nga Vermoshi e familjes Vushaj
Nëntori I vitit 1990 në Shkodër. Ishte caku I fundit I diktaturës. Ende dëgjoheshin ljme të hidhura. Vrasjet në kufi kishin tmerruar popullsinë ën zonat kufitare, e megjithatë shqiptarët kishin nisur të iknin ën të gjithë drejtimet. Ishte një valë që smund të dnërpritej pavarësisht ngjarjeve të përgjakshme që I prodhonte vetë regjimi në ikje, për ti frikësuar e frenuar njerëzit.
-
VIDEO
Ekskluzive/ 'Frontline Interview': Nisma për shtetin sovran të Urdhrit Bektashi u përpilua që prej mandatit të dytë të qeverisjes Rama
Burime ekskluzive bënë të ditur për “Frontline Interview’ në Report Tv se transformimi i qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar nuk është një nismë ‘rrufe në qiell të hapur"
-
VIDEO
Shteti i Urdhrit të Bektashizmit/ Zukali i shoqatës Vatra në Stamboll për Report Tv: Po u krijua do jetë nder për Shqipërinë
Kreu i shoqatës VATRA në Stamboll, Bora Zukali në një intervistë për Report Tv e quan tejet pozitive për Shqipërinë krijimin e shtetit të Urdhrit të Bektashizmit.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Largimi i 15-vjeçares, nëna:Vjen natën e dr*guar kur jam në gjumë,merr motrën e vogël dhe…
Një nënë nga Elbasani është në merak për të bijën pasi prej një muaji është larguar nga shtëpia dhe ka krijuar varësi ndaj lëndëve narkotike. Konfliktet nënë e bijë filluan kur e mitura ishte vetëm 14-vjeç dhe ishte në një lidhje me një djalë të komunitetit rom. Nëna e saj nuk ishte dakord për këtë marrdhënie dhe i kërkoji të bijës t’i jepte fund. Adoleshentja filloi të ftohej me prindërit dhe largimet nga shtëpia filluan të bëheshin të shpeshta. Herën e fundit kur u largua nga shtëpia, prindërit të shqetësuar iu drejtuan rajonit të policisë së Elbasanit për ta denoncuar vajzën e tyre të zhdukur. Ne oret e vona te nates uniformat blu bënë të mundur lokalizimin e adoleshentes nën prezencen e dy djemve të rritur në qëndrën e qytetit. Vetëm një natë kaloi në shtëpi dhe të nesërmen vajza u arratis sërish në drejtim të paditur… E ndodhur në këtë udhëkryq në merak për jeten e vajzës se saj adoleshente nëna kërkoi ndihmën per te gjetur … dhe dergimin e saj sa me te shpejt ne nje qender rehabilitimi.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Shtator 2024 – Receta/ Të kundërtat tërhiqen tashmë është një mit…Çfarë tregojnë studimet në marrëdhëniet në çift?
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Paçe koke / Bukëvale tradicionale / Paluze me arra e pjekur në furrë.
Në qoftë se keni dëgjuar se vajzat e mira kanë qejf djemtë e këqinj dhe shfaqin interes për ta, apo se të kundërtat tërhiqen, ky është momenti t’a rimendoni…Sipas një studimi të fundit që ka marrë në analizë më shumë se 130 tipare dhe personalitete në miliona çifte, thekson se shprehja nuk është aspak e vërtetë “Gjetjet tona tregojnë se edhe zogjtë me pendë të ngjashme kanë më shumë gjasa të grumbullohen së bashku,” tha autorja Tanya Horwitz, nga Universiteti i Kolorados. Ekipi i studimit kombinoi të dhënat e 200 studimeve të mëparshme që datojnë nga viti 1903 me analizat e tyre aktuale, ata ekzaminuan dhjetëra tipare në çifte, duke përfshirë prindërit, ata që ishin të martuar, çiftet e fejuara dhe partnerët që jetonin së bashku. Në të dyja analizat ata zbuluan tipare si qëndrimet politike dhe fetare, niveli i edukimit dhe inteligjenca ishin shumë të ngjashme mes çifteve. Po sipas studimit, kishte gjithashtu lidhje midis gjatësisë, peshës, zakoneve dhe tipareve të personalitetit midis partnerëve. Pra duket se tashmë ‘të kundërtat tërhiqen’ është një mit… Sa më të ngjashëm partnerët aq më jetëgjatë është një lidhje? Po diferenca ideale e moshës në një çift cila është? Diskutojmë me panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli” Olsi Abazi, Tea Dupi dhe Ilir Beqiri.
-
VIDEO
Të kundërtat apo të ngjashmet tërhiqen? Ndizet diskutimi mes panelistëve.../ Ja çfarë tërheq në çift
Në qoftë se keni dëgjuar se vajzat e mira kanë qejf djemtë e këqinj dhe shfaqin interes për ta, apo se të kundërtat tërhiqen, ky është momenti t’a rimendoni…Sipas një studimi të fundit që ka marrë në analizë më shumë se 130 tipare dhe personalitete në miliona çifte, thekson se shprehja nuk është aspak e vërtetë “Gjetjet tona tregojnë se edhe zogjtë me pendë të ngjashme kanë më shumë gjasa të grumbullohen së bashku,” tha autorja Tanya Horwitz, nga Universiteti i Kolorados. Ekipi i studimit kombinoi të dhënat e 200 studimeve të mëparshme që datojnë nga viti 1903 me analizat e tyre aktuale, ata ekzaminuan dhjetëra tipare në çifte, duke përfshirë prindërit, ata që ishin të martuar, çiftet e fejuara dhe partnerët që jetonin së bashku. Në të dyja analizat ata zbuluan tipare si qëndrimet politike dhe fetare, niveli i edukimit dhe inteligjenca ishin shumë të ngjashme mes çifteve. Po sipas studimit, kishte gjithashtu lidhje midis gjatësisë, peshës, zakoneve dhe tipareve të personalitetit midis partnerëve. Pra duket se tashmë ‘të kundërtat tërhiqen’ është një mit… Sa më të ngjashëm partnerët aq më jetëgjatë është një lidhje? Po diferenca ideale e moshës në një çift cila është? Diskutojmë me panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli” Olsi Abazi, Tea Dupi dhe Ilir Beqiri.
-
VIDEO
Paçe koke, shije e shkëlqyer që do ju ngelet në mendje nga zonja Albana
Paçe koke
Përbërësit:
- 1 kokë (qengji, dele, dhie apo viçi)
- 1 kokërr qepë
- 5 lugë supe vaj
- 1 lugë supe gjalpë
- 4-5 thelpinj hudhra
- 1 lugë supe miell
- 1 lugë kafeje piper i kuq
- 7-8 kokrra piper i zi
- 1 gotë mesatare verë
- 2-3 lugë uthull
- 2 gjethe dafine
- Pak majdanoz
- Pak spec djegës
- Kripë, rigon
Përgatitja:
Ziejmë kokën në zjarr mesatar me pak kripë. Veçojmë mishin dhe e kaurdisim së bashku me qepën e grirë shumë hollë, derisa qepa të jetë tretur. Shtojmë piperin e kuq dhe e përziejmë disa herë sa të marrë vaji ngjyrën e kuqe. E shuajmë me verë dhe uthull e më pas hedhim hudhrat e shtypura, piperin e zi, specin djegës, kripën dhe rigonin. Ujin e kemi nxehur dhe ia shtojmë paçes, aq sa racione duam të përgatisim. Në një tigan skuqim 1 lugë miell me gjalpë sa të marrë pak ngjyrë, e lëmë të ftohet dhe e tresim me pak ujë të ftohtë që të mos bëhet me kokrriza. E shtojmë në lëngun e paçes dhe e përziejmë mirë derisa të ajkoset. Hedhim gjethet e dafinës dhe majdanozin e grirë. E provojmë për shijen e kripës e të athtësisë. Të gjitha bashkë, duhet të ziejnë 5-6 minuta, pastaj e largojmë nga zjarri dhe e shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
Paluze me arra e pjekur në furrë nga zonja Albana
Paluze me arra e pjekur në furrë
Përbërësit:
- 250 gr niseshte
- 500 ml ujë
- 500 ml qumësht
- 1 e verdhë veze
- 200 gr sheqer
- 2+1 lugë supe gjalpë
- 150 gr arra të thyera
- 1 pako vanilje
- Pak sheqer pluhur
Përgatitja:
Fillimisht skuqim gjysmën e masës së sheqerit e më vonë hedhim gjysmën tjetër, më qëllim që të mos marrë ngjyrë shumë të errët. Hedhim ujin dhe 2 lugë gjalpë, e përziejmë derisa të tretet sheqeri. Shtojmë qumështin, në të cilin kemi tretur niseshtenë dhe vaniljen, duke e përzier vazhdimisht me një tel ëmbëlsirash. Kur e shohim që masa është ajkosur e trashur, e heqim nga zjarri dhe i shtojmë arrat e grira. E përziejmë mirë, që arrat të shpërndahen njëlloj në të gjithë masën. Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe shtrojmë masën e paluzes, të cilën e lyejmë me një të verdhë veze, të përzier me një lugë qumësht. I hedhim përsipër edhe pak gjalpë. E pjekim në furrë të nxehur, në 200 gradë për 25 minuta. E lëmë të ftohet dhe e presim në format që dëshirojmë, duke e pudrosur me sheqer pluhur.
-
VIDEO
Bukëvale tradicionale nga zonja Albana / Sekretet e kulaçit të ëmbël të traditës
Bukëvale tradicionale
Përbërësit:
- 500 gr miell gruri
- 800 ml ujë
- 200 gr sheqer
- 250 gr gjalpë
- 100 ml vaj ulliri
- 1 lugë kafeje kripë
Përgatitja:
Në një tenxhere të bollshme hedhim ujin, kripën dhe 2 lugë vaj ulliri. E vendosim në zjarr dhe kur të marrë valë, hedhim miellin dalëngadalë, duke e trazuar me një lugë druri. E përziejmë vazhdimisht derisa të formohet një brumë i fortë, duke e kthyer nga poshtë - lart. E heqim nga zjarri dhe e kthejmë në një tavë. Fillimisht me lugën e drurit e pastaj me duar punojmë brumin derisa të vaket. E copëtojmë në kuleçë dhe në tepsinë që do ta pjekim, vendosim kulaçin e parë. Marrim me dorë nga gjalpi, që e kemi në temperaturë dhome dhe e vendosim mbi kulaçin e parë, duke e ngjeshur me mollëzat e gishtave e duke e hapur pak. Mbi të vendosim kulaçin tjetër dhe veprojmë njëlloj, pastaj me radhë të gjithë kuleçët. Hedhim mbi to 2-3 lugë vaj ulliri dhe e punojmë brumin nga anash për në mes. Na krijohet një masë e shkrifët, e ngjeshim me pëllëmbën e dorës në tepsi, duke e barazuar njëlloj mesin dhe anët. Me gishtat e duarve krijojmë gropëza në të gjithë sipërfaqen dhe i hedhim sipër gjalpin dhe vajin, që na ka mbetur. E pjekim në sobë të parangrohur, në temperaturë 190 gradë për 40-45 minuta derisa të skuqet poshtë dhe lartë. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të vaket. E copëtojmë (e thyejmë) me duar copa-copa nga 5-10 centimetra dhe e spërkasim përsipër me sheqer. E mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë pak të pushojë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 24 shtator 2024
Titujt e gazetave për sot, nga sa para shtesë do marrin pensionistët nga 1 tetori te një dosje e re për Zen boronicën dhe Liri " filantropen" e deri tek kush do ta qeverisë shtetin sovran të bektashinjve.