Supë me kastravec
Përbërësit:
- 1 kastravec
- 1 degë selino
- 1 tufë majdanoz
- 1 tufë koper
- 1 gotë kos
- 1 lugë vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Marrim një kastravec mesatar, e presim në copa siç është me lëkurë dhe e hedhim në mikser. Shtojmë pak selino, një tufë majdanoz, 1 gotë kos, kripë, piper, pak sheqer, 1 lugë vaj ulliri dhe një tufë kopër. Përzierjen e kalojmë disa herë në mikser, derisa të përfitojmë një masë kremoze. E shërbëjmë me bukë të thekur në kubikë.