-
VIDEO
Mjekja Onkologe Esmeralda Sera: Sa ndikon gjenetika në sëmundjet malinje dhe farë stil jetë duhet të ndjekim”
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte mjekja onkologe Esmeralda Sera, e cila foli për sëmundjet tumorale dhe studimet më të fundit
-
VIDEO
Klinika24 -Nga sëmundjet kancerogjene tek kujdesi për shtyllën kurrizore, këshillat dhe parandalimi (21.09.2024)
Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.
-
VIDEO
Klinika24 -A janë sëmundjet kancerogjene të trashëgueshme?
Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.
-
VIDEO
Klinika 24 -Fëmijët dhe problemet me shtyllën kurrizore, si të qendrojmë drejt për të mos u prekur nga skolioza
Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 21 shtator 2024
Titujt e gazetave për sot, nga 50 pasuritë e deklaruara dhe të fshehura të familjes Berisha te komedia e indeksimit e deri tek derbi i panjohur, Partizani dhe Tirana heqin 'maskat'.
-
VIDEO
Eksodi me Anijen Legend Panama, ose jetë mes 2 eksodesh! Fatos Berberi, Esencë
Si ish emigrant i dy eksodeve të vitit 1991, Berberi rrëfeu në Esencë, të papriturat e dy eksodeve.
-
VIDEO
TRONDITET studio/ Zbulohet pse s'ka asnjë nga opozita në BURG! Pse 100% të dënuar nga PS?
Juristi Kreshnik Spahiu teksa bëri një analizë në 'Studio Live' të dy kampeve politike në prag të zgjedhjeve të 2025, bëri një krahasim ironik për opozitën, pasi sipas tij fitorja e Ramës do të jetë më e kollajshme se fitorja e ish diktatorit Enver Hoxha në 1945.
-
VIDEO
Pa Gjurme- SHBA, vrau bashkëshortin me thikë, nëna e dy vajzave fiton pafajësinë
Pasditën e 13 shtatorit, 55-vjeçari Albert Keco kërkoi ndihmën e emisionit ‘’Pa Gjurmë” për të lidhur kontaktet me 2 mbesat e tij. Këto të fundit kishin përfunduar në shtëpinë e fëmijës, pasi nëna ekzekutoi për vdekje bashkeshortin në Amerikë. Një ngjarje e rëndë që tronditi qytetin e Wtebury 22 dhjetorin e vitit 2015. Gjatë transmetimit live Albert Keco rrëfeu se vëllai dhe nusja kishin konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Ndaj i vëllai i tij Valmiri ndodhej prej në një gjendje të rënduar psikologjike dhe i kishte kërkuar bashkëshortes së tij, Anila divorcin. Kjo e fundit sipas 55-vjeçarit e kishte kërcënuar se do të largohej së bashku me 2 vajzat e mituara asokohe. Po ashtu Albert Keco tregoi se kunata e tij kishte deshmuar para drejtësisë amerikane se e kishte vrarë të shoqin, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj. Akuza që familja e Albertit i quant të pavërteta sepse ata fajësojnë Anilen që i mori jetën të shtrenjtit të tyre dhe me paratë e Valmirit bleu lirinë. Ndërkohë që nga ana tjetër 55-vjeçari e përshkruan të vëllain si një person i qetë dhe jo të dhunshëm. Para se të kryente krimin nëna i kishte dërguar fëmijët në një qëndër sociale. Alberti nuk ka asnjë informacion së çfarë ndodhi më pas me fatin e dy mbesave të tij ndaj ka nje mesazh.
-
VIDEO
Speca me gjizë, mrekulli për shijen nga zonja Albana
Speca me gjizë
Përbërësit:
- 500 gr speca të kuq
- 1 domate me tul
- 500 gr gjizë
- 2 kokrra vezë
- 1 filxhan kafeje qumësht
- 4-5 lugë supe vaj ulliri
- 2-3 thelpinj hudhër
- Pak rigon dhe majdanoz
- Pak arrë moskat
- Kripë, piper i zi
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Për këtë recetë mund të përdorim speca të kuq, të gjatë ose të rrumbullakët, speca të verdhë dhe speca jeshilë me tul. Pastrojmë fillimisht specat nga bishti dhe farat dhe i skuqim në tigan me vaj. Ndërkohë në një tigan tjetër hedhim pak vaj ulliri, hudhrën e grirë imët dhe e kaurdisim pak, sa të aromatizohet vaji. Hedhim gjizën në tigan dhe e kaurdisim, shtojmë më pas qumështin, piperin e zi, rigonin, arrën moskat, domaten e grirë në kubikë, vezët dhe majdanozin. I përziejmë mirë dhe e kontrollojmë për kripë. Largojmë tiganin nga zjarri. Mbushim mirë specat e skuqur me gjizën e përgatitur dhe i vendosim nëpër pjata.
Këtë recetë mund ta përgatisim dhe në një mënyrë tjetër duke i mbushur specat të papjekur me përzierjen e gjizës dhe me të gjithë përbërësit e tjerë. Edhe në këtë rast, hudhrën e kemi kaurdisur pak më përpara. I vendosim specat në një tavë dhe i fusim në furrën e ngrohur për t'u pjekur për 30 minuta në 180 gradë.
-
VIDEO
Pasta flora, të shkrifta dhe super të shijshme nga zonja Albana
Pasta flora për çaj
Përbërësit:
- 1 kg miell
- 250 gr sheqer
- 400 gr margarinë
- 4 vezë
- 2 lk sodë
- Aromë vanilje
Përgatitja:
Vëmë në një tas porcelani margarinën, sheqerin, 3 vezët, sodën, vaniljen dhe i pu- nojmë mirë. Më pas shtojmë miellin dhe e punojmë lehtë derisa të bëhet një brumë jo shumë i fortë që të punohet lehtë. Hapim me okllainë e trashë brumin në peta me trashësi 2-3 cm dhe e presim me kupa apo forma të vogla të ndryshme dhe i vendosim në tavë me pirun, bëjmë sipër tyre vija dhe i pjekim në furrë mesatare.
-
VIDEO
Patate furre me krem dhe proshutë nga zonja Albana, super shije në pak minuta
Patate furre me krem dhe proshutë
Përbërësit:
- 4 patate të mëdha
- 500 ml pana
- 2 kokrra vezë
- 250 gr djathë pice
- 12 feta proshutë
- 12 feta djathë pice
- 2 qepë mesatare
- 2 lgj gjalpë / margarinë
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Presim fillimisht në disqe patatet. Kaurdisim qepën e prerë në gjysmë hëne. Përziejmë patatet me panën, qepët dhe gjysmën e masës së djathit. I kalojmë në tavë të spërkatur me vaj. Shtrojmë proshutë, djathë, sërish patate, djathë, proshutë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Përpara se ta largojmë tavën nga furra e spërkasim me djathë dhe e lëmë për pak minuta në furrë.
-
VIDEO
Tartë me gliko rrushi nga zonja Albana, e lehtë dhe plot shije
Tartë me gliko rrushi
Përbërësit:
- 250 gr miell
- 100 gr gjalpë
- 50 gr sheqer
- 1 fk sodë
- Gliko rrushi
Përgatitja:
Zëmë brumin e tartës dhe e shtrojmë në tavë duke punuar mirë anësoret. E vendosim në furrë për pak minuta. Më pas shtojmë glikonë ose reçel sipas dëshirës dhe sipër vendosim disa shirita brumi. E vendosim tartën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Para se t’a servirim e pudrosim me pak sheqer pluhur.