• VIDEO

    Droni në burgun e Peqinit/ eksperti: Është histori e vjetër! Duhen marrë masa, gardianët e burgjeve trajtohen në mënyrë mizerabël

    Siguria e burgjeve pas kapjes së dronit në burgun e Peqinit u diskutua në 'Studio Live' me ekspertët Artan Rexhepi dhe Fatjon Softa.

  • VIDEO

    ‘Jetoj me dy gra,nipi më kërcënon’/Përplasja me xhaxhain:Jetoj në shtëpinë time,ai kërkon…

    Në Shqipëri problemet me pronat janë të shumta, madje në shumë raste në konflikt janë futur dhe pjestarë të së njëjtës familje. I tillë është rasti që do të trajtojmë pasditen e sotme mes dy vëllezërve të familjes Dibra nga Tirana. Bëhet fjalë për një apartament 2+1 të blerë në vitin 1992 në rrugën “Irfan Tomini”. Kjo pronë sipas Fatmirit është blerë me paratë e tij ndërsa kanë jetuar nëna dhe 3 fëmijët, dy vëllezërit Fatmir dhe Faslli Dibra bashkë me motrën, Verën e cila fatkeqësisht ka probleme të shëndetit mendor. Ata janë rritur vetëm nga nëna pasi babai ka ndërruar jetë vite më parë kur fëmijët ishin të vegjël. Edhe pse vëllai sot Faslliu jeton me gruan dhe me dy fëmijët e tij në një tjetër shtëpi, ai bashkë me djalin kërcënojnë Fatmirin që të shesë shtëpinë pasi pretendojnë se kanë pjesë nga ajo pronë. Ky pretendim hidhet poshtë nga Fatmiri i cili nuk e pranon këtë gjë. I frikësuar nga kërcënimet e shpeshta për këtë pronë, Fatmiri ka bërë denoncime edhe në komisariat por derimë tani nuk është marrë asnjë masë, prandaj i gjendur në udhëkryq 55-vjeçari kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 shtator 2024 – Receta/ Me artisten Anila Hetoja / ‘Bëje vetë’ Truke për heqjen e njollave

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me kungull vjeshte i ëmbël dhe i kripur / Tavë me sardele dhe domate në furrë / Supë me perime të stinës.

    Anila Hetoja përfaqësoi Shqipërinë në një eksperiencë të bukur të Simpoziumit të 9-të Ndërkombëtar të Artit 'Struga 2024', ku artistë nga e gjithë bota shprehën përmes pikturës lirizmin ekspresiv. Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit Pamor ishte një ngjarje e rëndësishme drejt bashkëpunimit dhe këmbimit kulturor, ku artistët nga e gjithë bota erdhën së bashku për të ndarë eksperiencat e tyre artistike. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” Anila Hetoja, piktore dhe njëkohëshit interior design, tregoi se ky simpozium nuk ishte vetëm një ngjarje ku talenti dhe kreativiteti u shfaqen në formën më të pastër, por një vend ku lindën bashkëpunime të reja dhe do zhvillohen projekte të përbashkëta në të ardhmen. Kjo ngjarje ishte një dëshmi e përkushtimit dhe esenca e vërtetë e artit - të komunikosh, të ndash dhe të festosh në një përvojë të përbashkët artistike nëpërmjet një gjuhe universale që bashkon njerëzit pavarësisht origjinës ose kulturës. Një artiste multidimensionale si Anila Hetoja gjithmonë ka surpriza me projekte, ekspozita të njëpasnjëshme dhe evente artistike të panumërta. Sipas saj, arkitektura dhe piktura lidhen shumë mirë dhe ndihmojnë njëra tjetrën.

    Në rubrikën 'Bëje vetë' Niki së bashku me Stelën do të japin disa këshilla praktike me produkte natyrale që të gjithë i kemi në shtëpi dhe që nuk na kushtojnë fare për heqjen e njollave. Këshilla e parë që jep Stela Nikolla është përdorimi i uthullës së mollës në lavatriçe në vend të zbutësit të rrobave, duke treguar se uthulla nuk do të mbajë fare aromë, madje do t'a theksojë më shumë aromën e ilaçit të rrobave. Në studion e "Rreze Dielli" tregojmë dhe demostrojmë si të heqim shpejt dhe lehtë njollat e make up-it, njollat e kafesë, njollat e çokollatës, njollat e vajit, njollat e verës dhe njollat e stilolapsit apo lapustilave duke përdorur disa produkte të thjeshta si uthulla e mollës, soda e bukës, llaku dhe alkooli. Gjithashtu tregojmë dhe një truk të thjeshtë për të pastruar dyshemenë me ngjitës. 

     

  • VIDEO

    Ja si të shpëtoni nga çdo lloj njolle me produkte shtëpie me zero kosto / Këto truke do ju befasojnë

    Në rubrikën 'Bëje vetë' Niki së bashku me Stelën do të japin disa këshilla praktike me produkte natyrale që të gjithë i kemi në shtëpi dhe që nuk na kushtojnë fare për heqjen e njollave. Këshilla e parë që jep Stela Nikolla është përdorimi i uthullës së mollës në lavatriçe në vend të zbutësit të rrobave, duke treguar se uthulla nuk do të mbajë fare aromë, madje do t'a theksojë më shumë aromën e ilaçit të rrobave. Në studion e "Rreze Dielli" tregojmë dhe demostrojmë si të heqim shpejt dhe lehtë njollat e make up-it, njollat e kafesë, njollat e çokollatës, njollat e vajit, njollat e verës dhe njollat e stilolapsit apo lapustilave duke përdorur disa produkte të thjeshta si uthulla e mollës, soda e bukës, llaku dhe alkooli. Gjithashtu tregojmë dhe një truk të thjeshtë për të pastruar dyshemenë me ngjitës.

  • VIDEO

    Struga bashkon artistët nga e gjithë bota, Anila Hetoja: Koha për më tepër vlerësim për artistët

    Anila Hetoja përfaqësoi Shqipërinë në një eksperiencë të bukur të Simpoziumit të 9-të Ndërkombëtar të Artit 'Struga 2024', ku artistë nga e gjithë bota shprehën përmes pikturës lirizmin ekspresiv. Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit Pamor ishte një ngjarje e rëndësishme drejt bashkëpunimit dhe këmbimit kulturor, ku artistët nga e gjithë bota erdhën së bashku për të ndarë eksperiencat e tyre artistike. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” Anila Hetoja, piktore dhe njëkohëshit interior design, tregoi se ky simpozium nuk ishte vetëm një ngjarje ku talenti dhe kreativiteti u shfaqen në formën më të pastër, por një vend ku lindën bashkëpunime të reja dhe do zhvillohen projekte të përbashkëta në të ardhmen. Kjo ngjarje ishte një dëshmi e përkushtimit dhe esenca e vërtetë e artit - të komunikosh, të ndash dhe të festosh në një përvojë të përbashkët artistike nëpërmjet një gjuhe universale që bashkon njerëzit pavarësisht origjinës ose kulturës. Një artiste multidimensionale si Anila Hetoja gjithmonë ka surpriza me projekte, ekspozita të njëpasnjëshme dhe evente artistike të panumërta. Sipas saj, arkitektura dhe piktura lidhen shumë mirë dhe ndihmojnë njëra tjetrën.

  • VIDEO

    Byrek me kungull vjeshte, qumësht dhe vezë nga zonja Albana

    Byrek me kungull vjeshte, qumësht dhe vezë

    Përbërësit:

    • 1 pako peta ose peta të bëra vetë
    • 500 gr kungull i verdhë
    • 300 ml qumësht
    • 3 kokrra vezë
    • 50 gr gjalpë
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimiosht zëmë brumin me miell, ujë dhe pak kripë dhe hapim petët, nëse duam që byrekun ta përgatisim me petë të bëra vetë dhe jo të gatshme. Grijmë kungullin në rende dhe e ziejmë në një tenxhere me ujë me kripë. Pasi ka zierë, e kullojmë dhe e përziejmë me vezët, qumështin dhe gjysmën e sasisë së gjalpit. Në një tavë drejtkëndore shtrojmë një letër furre pastaj fillojmë të shtrojmë petët nga tre duke i spërkatur ndërmjet tyre me gjalpë të shkrirë. Në çdo tre petë hedhim nga masa e kungullit dhe kështu vazhdojmë deri në fund. Petët e fundit i spërkasim me gjalpë të shkrirë dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë Celsius derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

     

  • VIDEO

    Byrek i ëmbël me kungull vjeshte që shkrihet në gojë nga zonja Albana

    Byrek i ëmbël me kungull

    Përbërësit:

    • 1 pako peta ose peta të bëra vetë
    • 500 gr kungull të verdhë
    • 300 ml qumësht
    • 3 kokrra vezë
    • 1 gotë sheqer
    • 3 lgj gjalpë

    Përgatitja:

    Grijmë kungullin në rende dhe e kaurdisim në gjalpë, shtojmë sheqerin dhe qumështin. Shtrojmë 2 petë dhe vendosim masën e kungullit. Shtrojmë 3 petë të tjera, mbushje dhe sërish 3 petë. E spërkasim me gjalpë në çdo petë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. 

     

  • VIDEO

    Sardele me domate në furrë nga zonja Albana, një tavë e shpejtë pa shumë kosto

    Sardele me domate në furrë

    Përbërësit:

    • 500 gr sardele
    • 1 qepë mesatare
    • 2 thelpinj hudhra
    • 1 lugë salcë domatesh koncentrat
    • 4-5 lugë ujë
    • 1 lugë rigon
    • Disa degë trumze
    • Majdanoz
    • Domate në feta
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper                                                                                                        

    Përgatitja:

    Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën derisa të zbutet. Më pas shtojmë hudhrat dhe salcën e domateve bashkë me ujin. Shtojmë kripë, piper të zi. Në një tavë shtrojmë sardelet e pastruara, rigonin, trumzën, majdanozin dhe nga lart salcën. Mbi salcë vendosim fetat e domateve të prera. Bëjmë një spërkatje me vaj ulliri dhe e vendosim tavën në pjekje në temperaturën 190 gradë për 40 minuta. 

     

  • VIDEO

    Supë me perime dhe oriz nga zonja Albana

    Supë me perime

    Përbërësit:

    • 2 karota
    • 2 kunguj
    • 2 speca
    • 2 patate
    • 1 qepë
    • 1/2 lgj oriz
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • Lëng mishi ose ujë
    • Majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht presim perimet në kubikë. Në një tenxhere me pak gjalpë dhe vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët, më pas shtojmë patatet dhe karrotat dhe vijojmë me kaurdisjen. Shtojmë lëng mishi ose ujë, pak oriz, dhe i lëmë perimet të ziejnë. Në 7-8 minutëshin e fundit shtojmë specat dhe kungujt e njomë. Rregullojmë shijen me erëza e bimë aromatike dhe e servirim supën të ngrohtë.

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 17 shtator 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga dosja e batakçiut te transaksionet e dyshimta të pasurisë nga Argita Malltezi e deri tek SHBA thotë: Mundni korrupsionin që të anëtarësoheni në BE.

  • VIDEO

    ‘Vuçiç po përgatit kërcënime me Rusinë’, Çejku: Reagimi i Kurtit foshnjarak! Sfida e Kosovës është të vazhdojë njohje

    Arben Çejku, ish-ambasador, e ka cilësuar si foshnjarak reagimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në lidhje me paralajmërimin në disa media se Serbia do të shpallte Kosovën territor të pushtuar. Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Çejku tha se nuk kishim të bënim me një ultimatum por me kërkesa konkrete të Serbisë. Diplomati nënvizoi se sfida e Kosovës është në vazhdojë njohjet.

     
  • VIDEO

    Spahiu: Nëse fiton Trump, mund të liroj Hashim Thaçin dhe shpërbëjë Gjykatën Speciale

    “Nëse Trump do të kthehet në pushtet prokurori që u rrëzua ose hoqi dorë nga çështja është edhe ai që ka ngritur akuzën edhe ndaj Thaçit dhe Trump mund të ndikojë edhe në shpërbërjen e gjykatës speciale. Aleatët që mbështesin më shumë se SHBA ishin Berlini dhe Parisi dhe ka një ndryshim 360 gradë të Parisit dhe kemi një Berlin që kërcënon Kurtin me përjashtim nga samiti i Berlinit. Edhe Shqipërinë e ka humbur si aleat, ai është kundër armiqve dhe kundër miqve’, tha ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv