• VIDEO

    Murale, tatuazhe dhe muzikë, Një nga ne sjell ditën e 24 vjeçarit që nuk njeh kufij

    Nga rruga në studio, historia e artistit që nuk njeh kufij
    Ky është Mario Dine, 24 vjeçari i pandalshëm që përqafon pa frikë mundësitë e pafundme të jetës.
    10 vite graffiti.
    Mbi 30 projekte skenografie. 
    Piktura të artistëve me famë botërore.
    Talenti i tij po bën që emri t’i lakohet brenda dhe jashtë vendit 
    Si është dita e një të riu që eksploron dimensione të ndryshme të artit? 
     “Nuk ka sfidë që mund të më ndalojë”
    Nga rruga në studio, historia e artistit që nuk njeh kufij në ‘Një nga ne’

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 shtator 2024 – Receta/ Venat varikoze, trajtimi nga Altin Joka/ Me skiatorin Erjon Tola

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish viçi me patate / Pispili me spinaq dhe kos / Patëllxhanë turshi.

    Venat varikoze, të njohura edhe si variçe, janë një gjendje mjekësore në të cilën venat sipërfaqësore zmadhohen dhe përdridhen duke shkaktuar probleme estetike dhe fizike. Në disa raste ato shkaktojnë lodhje, dhimbje, kruajtje ngërçe në këmbë gjatë natës e deri në trompozë. Edhe pse ne priremi t’i mendojmë ato si një problem i grave, edhe burrat zhvillojnë venat me variçe. Nutricionisti Altin Joka, në studion e Rreze Dielli, tregoi disa prej faktorëve të rriskut të zhvillimit të variçeve duke përfshirë menopauzën, genetikën, moshën, mos qarkullimin e mirë të gjakut, shtatzania, qëndrimi në këmbë për periudha të gjata, obeziteti etj. Gjithashtu, nutricionisti sugjeroi disa mënyra natyrale për të trajtuar këtë çështje të zakonshme, me produkte që mund ti gjejmë në shtëpi duke përfshirë vajra esenciale të ndyshëm si vaji i selvisë, vaji i qitros e shumë alternativa të tjera për përdorim nga jashtë dhe brenda trupit, pasi kjo problematikë fillimisht duhet trajtuar së brendshmi. Për këta individë të prekur - tha ai, nevojitet një regjim ushqimor i personalizuar për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të pastruar venat.

    Në një lidhje skype nga Italia me skiatorin shqiptar Erjon Tola, i cili tregon pasionin dhe karrierën mbi ski, por jo vetëm… Erjon Tola është trajner skish, instruktor i çertifikuar, gjithashtu profesionist golfi dhe themelues i Federatës së Golfit në Shqipëri dhe prej vitesh lobon që golfin dhe skitë t'i ngre në një tjetër nivel në të ardhmen. Në nëntor të këtij viti do të mbahet në Itali një turne golfi ku do përfaqësohet federata shqiptare e golfit, ku Erjoni shpreson se do të bëjë një paraqitje të mirë. Erjon Tola ka lindur në Tiranë, aktualisht jeton në Itali ku stërvitjet për ski i bën në Cervinia. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike dimërore 2006 në Torino, në Lojërat Olimpike dimërore 2010 në Vankuver, Kanada, në Lojërat Olimpike dimërore 2014 në Rusi dhe në Lojërat Olimpike 2018 në Kore. Në studion e "Rreze Dielli" Erjon Tola tregoi dhe arsyet se përse ka vendosur të tërhiqet nga pjesëmarrja në garat e skive duke ia lënë vendin më të rinjve.

     

  • VIDEO

    Skiatori thumbon Federatën: Gjërat bëhen nga individë jokompetentë/ Dorëheqja ime…

    Në një lidhje skype nga Italia me skiatorin shqiptar Erjon Tola, i cili tregon pasionin dhe karrierën mbi ski, por jo vetëm… Erjon Tola është trajner skish, instruktor i çertifikuar, gjithashtu profesionist golfi dhe themelues i Federatës së Golfit në Shqipëri dhe prej vitesh lobon që golfin dhe skitë t'i ngre në një tjetër nivel në të ardhmen. Në nëntor të këtij viti do të mbahet në Itali një turne golfi ku do përfaqësohet federata shqiptare e golfit, ku Erjoni shpreson se do të bëjë një paraqitje të mirë. Erjon Tola ka lindur në Tiranë, aktualisht jeton në Itali ku stërvitjet për ski i bën në Cervinia. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike dimërore 2006 në Torino, në Lojërat Olimpike dimërore 2010 në Vankuver, Kanada, në Lojërat Olimpike dimërore 2014 në Rusi dhe në Lojërat Olimpike 2018 në Kore.  Në studion e "Rreze Dielli" Erjon Tola tregoi dhe arsyet se përse ka vendosur të terhiqet nga pjesëmarrja në garat e skive duke ia lënë vendin më të rinjve.

  • VIDEO

    Shpëtoni nga bisturia / Trajtimi i variçeve natyralisht, pse dhembin dhe si shfaqen?

    Venat varikoze, të njohura edhe si variçe, janë një gjendje mjekësore në të cilën venat sipërfaqësore zmadhohen dhe përdridhen duke shkaktuar probleme estetike dhe fizike. Në disa raste ato shkaktojnë lodhje, dhimbje, kruajtje ngërçe në këmbë gjatë natës e deri në trompozë. Edhe pse ne priremi t’i mendojmë ato si një problem i grave, edhe burrat zhvillojnë venat me variçe. Nutricionisti Altin Joka, në studion e Rreze Dielli, tregoi disa prej faktorëve të rriskut të zhvillimit të variçeve duke përfshirë menopauzën, genetikën, moshën, mos qarkullimin e mirë të gjakut, shtatzania, qëndrimi në këmbë për periudha të gjata, obeziteti etj. Gjithashtu, nutricionisti sugjeroi disa mënyra natyrale për të trajtuar këtë çështje të zakonshme, me produkte që mund ti gjejmë në shtëpi duke përfshirë vajra esenciale të ndyshëm si vaji i selvisë, vaji i qitros e shumë alternativa të tjera për përdorim nga jashtë dhe brenda trupit, pasi kjo problematikë fillimisht duhet trajtuar së brendshmi. Për këta individë të prekur - tha ai, nevojitet një regjim ushqimor i personalizuar për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të pastruar venat.

  • VIDEO

    Pispili me spinaq dhe kos nga zonja Albana / Ja sa shpejt e realizoni super recetën

    Pispili me spinaq dhe kos

    Përbërësit:

    • 500 gr spinaq
    • 1 tufë koper
    • 1 tufë qepë të njoma
    • 200-300 gr miell misri
    • 3 kokrra vezë
    • 250-300 ml kos
    • 80 ml vaj ulliri
    • Arrë moskat
    • Kripë, rigon
    • Lëkurë limoni të grirë

    Përgatitja:

    Fillimisht zbusim spinaqin me kripë duke e shtypur me duar. Në një enë rrahim vezët me kosin, shtojmë erëzat dhe qepët e njoma. I përziejmë me lugë duke shtuar spinaqin dhe miell misri me miell thekre. Bimët aromatike i presim hollë dhe i shtojmë tek masa me pak vaj. Lyejmë tepsinë me vaj dhe e spërkatim me pak miell. Shtojmë masën dhe e vendosim pispilinë në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.

     

  • VIDEO

    Mish viçi me patate dhe karrota, shije speciale nga zonja Albana që nuk do i ndaheni

    Mish viçi me patate

    Përbërësit:

    • 1 kg mish viçi
    • 2 qepë të mëdha
    • 3 patate
    • 2 karrota
    • 2 gjethe dafine
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 1 gotë verë
    • 1 tufë majdanoz
    • 2 limona
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Kaurdisim mishin që kemi prerë në thela. Shtojmë qepën me pak kripë. Vendosim piperin kokërr dhe gjethet e dafinës. E plotësojmë me ujë 3 gisht më lartë se mishi dhe e lëmë të ziejë. Ndërkohë kaurdisim patatet dhe karrotat, shtojmë me garuzhde lëngun e mishit. Rregullojmë shijen me erëzat dhe bimë aromatike. Në fund hedhim lëngun e limonit dhe vaj ulliri.

     

  • VIDEO

    Turshi me patëllxhanë, sekretet e recetës që përgatitet në çast nga zonja Albana

    Patëllxhanë turshi

    Përbërësit:

    • 1 kg patëllxhanë
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 5 thelpinj hudhër
    • 2 tufë majdanoz
    • Kripë të trashë
    • Piper kokërr
    • Gjethe dafine
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Patëllxhanët i presim në disqe, i lëmë në uje të ngrohtë me kripë për 1 orë. Kullojmë ujin, presim specat në kubikë, shtojmë majdanozin e grirë imët, hudhrat dhe vajin e ullirit. I përziejmë mirë. Në një tenxhere tjetër shtojmë ujë, kripë të trashë, gjethe dafine dhe piper kokërr. Lëngun e shtojmë në kavanoz ku kemi hedhur patëllxhanët. Mbyllim kapakët dhe i lëmë në një vend të errët për 1 javë. 

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkur 18 shtator 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga rritje deri në 750 lekë për pensionistët nga 1 tetori te Berisha u morr personalisht me ligjin për klubin Partizani e deri tek politikan dhe gjyqtarë po shantazhohen me biseda intime.

  • VIDEO

    E PLOTË/ Familja Berisha, si organizatë MAFIOZE, tarifat për biznesmenët. Në gjyq do rëndohen

    Dosja e akt akuzës për Berishën dhe familjen e tij lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani, u diskutua mbrëmjen e sotme në Repolitx, me Genc Burimin, Arben Meçaj, Adriatik Doçi, Rezart Kthupi dhe Kujtim Topuzin. 

    • VIDEO

      'Je gjë gjobaxhi?' Burimi dhe Doçi debatojnë ashpër në 'Repolitix': Shko tek rrugica non-grata! Hape gojën se të hedh Jamarbëri sufllaqe nga lart

      Përplasje e ashpër u bë këtë mbrëmje në 'Repolitix' mes gazetarit Adriatik Doçi dhe analistin Genc Burimi.

    • VIDEO

      Rama ndihet i kërcënuar nga SPAK! Deklarata BOMBË e Spartak Ngjelës: Ja kush e drejton...

      Avokati Spartak Ngjela foli sot në ‘Frontline Interview’ lidhur me dosjen ‘Partizani’ ku zbulohet korrupsioni shtetëror i familjes Berisha në privatizimin e ish-klubit Partizani, e cila ishte një tokë shtetërore.

      Për Marsela Karapançon, avokati theksoi që në fillim se kemi të bëjmë me një ish-kryeministër që është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.

    • VIDEO

      Pse i tradhëtoi Sali Berisha të persekutuarit (17 Shtator 2024)

       

      Në vitin 1991 Fatos Zdrava një prej femijëve të rritur në internim gjatë periudhës komuniste, me pothuajse gjysëm shekulli jetë në diktature, i gëzohej pa kushte shkërmoqjes së këtij sistemi dhe ushqente ëndrrat për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Rruga e fëmijërisë dhe e rinisë së hershme kishte qenë e vështirë. Me babanë në burg dhe vetë në internim, vitet 50-të kishin lënë shenja të forta tek ai. A kishte marrë fund njëherë e përgjithmonë ai regjim me gjithë padrejtësitë e tij? Dhe si do të ishte Shqipëria në demokraci? A do të mudn të integrohej gjithë shtresa e të persekutuarve nënë regjimin diktatorial dhe a do të gjenin njerëzit e shtresës së tij mundësi për të kontribuar në politikë? Fatos Zdrava ka qenë dëshmitar disa prej proceseve zhgënjyese të politikës dhe thotë se partia demokratike ku ata kishin varur shpresa te tyre i zhgënjeu dhe iua mohoi të drjtën e përfshirjes në politikë e vendimmarrje. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv