• VIDEO

    'Ua kemi bërë kokën damlla', shpërthen Dervishi: Ne po u mësojmë njerëzve si bëhet një vrasje dhe si t'ia hedhim shtetit

    Gazetari Ferdinand Dervishi e sheh si shumë problematike ekspozimin e detajeve të ngjarjeve kriminale në media dhe Tv. Kjo pasi këto ngjarje kthehen si model apo shembulli për tu ndjekur nga shoqëria. 

     
  • VIDEO

    Krimi gjatë verës/ Ish-prokurori Eugen Beci: Detajet për këto ngjarje të jenë më të kufizuara në media! Shërbejnë si model për vrasje të tjera

    Ngjarjet kriminale të rënda që ndodhën gjatë verës u morën në analizë në '5 Pyetjet me Babaramon'.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-Përballja e kushërinjve/’Më fal që s’tregova,atë natë vëllai juaj…’/E akuzon: Ti ke gisht!

    Agron Mehalla nga fshati Mollas i Cërrikut është ky 49-vjeçar, i cili kërkohet në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ nga familjarët e tij. Ai humbi gjurmët nga Kozani i Larisës në Greqi, teksa bashkë me 3 kushërinjtë dhe një bashkëfshatar, kishin kaluar në këmbë nga pika kufitare e Kapshticës.

  • VIDEO

    Berisha dhe Malltezi të mërkurën në SPAK për akuzën/ Petro Koçi: Protesta, motivim anti-shtet! Gazetari: Iku koha po na arrestuat do bëjmë trazira

    Deputeti Petro Koçi dhe gazetari Anri Bala dhanë komentin e tyre lidhur me thirrjen në SPAK ditën e mërkurë të ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi të cilët do të mësojnë akuzat ndaj tyre për aferën 'Partizani'.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 shtator 2024 – Receta/ Mrekullitë e Farës së zezë / Horoskopi për muajin Shtator nga Jorgo Pulla

      Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me patëllxhanë me kulaçka dhe Supë me thjerrëza. Gjithashtu nga oborri i shtëpisë së saj, Albana tregoi si të përgatisim turshitë aq të dashura në stinën e dimrit.

      Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për muajin Shtator. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një muaj shumë i rëndësishëm sa i takon marrjes së vendimeve të rëndësishme dhe takimeve shumë të frytshme që mund të bëhen përgjatë këtyre javëve. Është periudha e ndryshimeve të mëdha dhe mundësive! “Mund të themi se kjo vjeshtë jep ndikime dhe favorizime për të cilat ne duhet të jemi të përgatitur për nisma të reja” thekson Pulla duke vijuar se pikërisht ky Shtator kërkon dhe , sidomos nga shenja e Virgjëreshës, por dhe ndryshime shumë të mëdha për shenjat si Luani, Shigjetari dhe Gaforret, të cilat do të kenë mundësi për nisma të reja dhe për zgjidhjen e problematikave të së shkuarës.

      Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për farën e zezë, nga kultivimi i fermerëve vendas tek prodhimi i vajit, përdorimet e farës së zezë, efektet e saj magjike në organizëm si dhe sëmundjet që shëron. Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore. Duke qenë se përmban acide yndyrore, vitamina dhe substanca të tjera të domosdoshme për organzimin, fara e zezë ka fuqi të mëdha kurative. Megjithëse në vende të ndryshme të botës përdorimi i saj është i mirënjohur, në vendin tonë kjo bimë njihet më pak dhe ka zënë përdorim vetëm vitet  e fundit. Por në cilat sëmundje kjo farë e quajtur ‘magjike’ ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo? Dozën e duhur dhe gërshetimin e kombinimin me produkte të tjera na i tregon në studion e “Rreze Dielli” specialisti i mjekësisë alternative Ylli Merja.

       

    • VIDEO

      Zhvillime dhe ndryshime të mëdha për këto 3 shenja... /Jorgo Pulla paralajmëron një Shtator plot...

      Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për muajin Shtator. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një muaj shumë i rëndësishëm sa i takon marrjes së vendimeve të rëndësishme dhe takimeve shumë të frytshme që mund të bëhen përgjatë këtyre javëve. Është periudha e ndryshimeve të mëdha dhe mundësive! “Mund të themi se kjo vjeshtë jep ndikime dhe favorizime për të cilat ne duhet të jemi të përgatitur për nisma të reja” thekson Pulla duke vijuar se pikërisht ky Shtator kërkon dhe , sidomos nga shenja e Virgjëreshës, por dhe ndryshime shumë të mëdha për shenjat si Luani, Shigjetari dhe Gaforret, të cilat do të kenë mundësi për nisma të reja dhe për zgjidhjen e problematikave të së shkuarës.

    • VIDEO

      Zahiretë e dimrit, speca me gjizë dhe turshi për 5 minuta nga zonja Albana

      Koha e zahireve, nga oborri plot ngjyra i shtëpisë së saj Albana na tregon sesi të realizojmë në pak minuta turshitë aq të dashura për të gjithë. Sugjerimet e saj ishin specat e kuq me gjizë si dhe trushi me perime miks.

    • VIDEO

      Supë me thjerrëza, sekreti i shijes perfekte nga zonja Albana

      Supë me thjerrëza

      Përbërësit:

      • 300 gr thjerrëza
      • 1 qepë mesatare
      • 2 karota të vogla
      • 1 gjethe dafine
      • 2 thelpinj hudhër
      • 1 lgj salcë domate
      • 4 lgj vaj ulliri
      • Kripë, piper i bardhë

      Përgatitja:

      Vendosim në ujë të ftohtë thịerrëzat dhe i lëmë për 3 orë. I kullojmë dhe i vendosim në një tenxhere bashkë me qepën, karotat, gjethen e dafinës dhe hudhrën. E mbulojmë me ujë tjetër të ftohtë (2 gisht sipër), e vendosim në temperaturë të ulët me kapak të ziejë për 40 minuta. Në 10 minutat e fundit largojmë gjethen e dafinës, shtojmë salcën e domates dhe vazhdojmë gatimin, gjithnjë me kapak e në zjarr të ulët. Në fund hedhim kripë e piper dhe pak vaj ulliri.

    • VIDEO

      Byrek me patëllxhanë me kulaçka, shije dhe vetëm shije nga zonja Albana

      Byrek me patëllxhanë me kulaçka

      Përbërësit:

      • 500 gr miell
      • 20 gr maja
      • 300 ml ujë i vakët
      • 1 lgj kripë
      • 3 patëllxhanë
      • 3 speca
      • 500 gr mish i grirë
      • 200 gr djathë i bardhë
      • 2 domate
      • 3 lgj vaj ulliri
      • Majdanoz
      • 1 gotë ujë të gazuar ose me sodë

      Përgatitja:

      Qepën e grijmë imët dhe mishin e grirë e kaurdisim në tigan. Kaurdisim patëllxhanët e prerë në kubikë të cilët i kemi lënë në ujë më parë, shtojmë domatet e prera në kubikë dhe pas 5 minutave shtojmë specat. Rregullojmë shijen me erëza dhe në fund shtojmë djathin. E lëmë masën të ftohet dhe ndërkohë zëmë brumin të cilin e ndajmë në toptha të vegjël. Hapim kuleçët sa pëllëmba e dorës dhe më pas i hapim në petë, peta e poshtme më e madhe dhe peta e sipërme më e vogël dhe më e hollë. Vendosim mbushjen në mes, kthejmë anët dhe e spërkasim me sodë të holluar në ujë dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 9 shtator 2024

       

      Titujt e gazetave për sot, nga Edi Rama ndryshon ekipin e PS tek Berisha i kërkon të gjithë në sulm për qeverinë teknike e deri tek Shqipëria sheh ëndrra me Botëror.

    • VIDEO

      Esencë- Sheqeri i Fidel Castro-s në Anijen Vlora dhe Eksodi i 20.000 shqiptarëve! (08.09.2024)

      Sonte në Esencë të ftuar: Çlirim Çepani, Ish Diplomati që bëri porosinë e sheqerit kubanez te Fidel Kastro jashtë mundësive të kohës. Halim Milaqi, Ish Kapiten i Anijes Vlora. Ndër të tjera: Çfarë tha Fidel Kastro për sheqerin kubanez që u soll nga Anija Vlora?

    • VIDEO

      “Vreshtat e rrushit dhe koha e vjeljes

      Është koha e vjeljes së rrushit miq dhe veri jug ka udhëtuar në jug të Tiranës, në Baldushk, aty ku hardhitë e rrushit dhe vera janë shijuar para mijra vjetësh. Ndalesë në vreshtën e agronimit të lartë Hamdi Shabani dhe disa nga prablemet në vreshtat e 14 fshatrave në Baldushk.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv