-
VIDEO
Nga shëndeti mendor tek sytë dhe Yoga, si të kujdesemi për veten -Klinika24 (07.09.2024)
Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 7 shtator 2024
Titujt e gazetave për sot, nga kryezëdhënësi i Berishës sulmon Tritan Shehun te Peza ikën nga drejtor i RTSH, Alketa Vejsiu i kujton dramën që i shkaktoi në familje e deri tek a kushton 87 mln euro Tiranë-Ndroq-Plepa?
-
VIDEO
E PLOTË | Heroi që shpëtoi shqiptarët me Anijen Vlora, Halim Milaqi! Esencë-Report Tv
Deti është i bukur nga toka dhe i vështirë kur punon dhe jeton në të. Halim Milaqi, Kapiteni i famshëm i Anijes Vlora, shpëtimtari i mijëra jetëve që kërkonin lumturinë përtej Adriatikut!
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘U braktisa nga të dyja gratë, i desha shumë’/Pa dorashka flet mësuesi: Gabova unë, pasi…
Eshte babai i 3 fëmijëve nga dy martesa të dështuara, por sot ka perfunduar i vetem. Namik Beqiri i penduar për gabimet e së shkuarës, vendos te rrëfehet sot pa dorashka…
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Shtator 2024 – Receta/ Me artistin e madh të serenatave korçare, Mihallaq Andrea
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte frikase / Bishtaja me oriz / Lulelakër e skuqur me erëza.
I ftuar në “Rreze Dielli” ishte këngëtari i njohur i serenatave korçare Mihallaq Andrea. Për shumë njerëz që e njohin ai është simboli dhe përfaqësuesi më i mirë i qytetit të Korçës. Në një rrëfim për nisjen e karrierës, familjen dhe sigurisht miqtë, Mihallaqi u ndal tek momentet kur thirrja e brendshme e artistit u kthye në këngët që sot njihen nga të gjithë. Lidhja e tij me muzikën do të niste që në moshë të re, kur nisi të krijonte këngët e para, për t’u bërë më pas me zërin e tij të veçantë pjesë e pandarë e serenatave korçare. Mihallaq Andrea është cilësuar si këngëtari i dashurisë, i cili pavarësisht historisë së trishtë të jetës, pranon se është i bekuar, pasi gjithë jetën ka qenë i rrethuar nga njerëz që e kanë dashur në mënyrë të pakushtëzuar. Gjithashtu ai rrëfeu lidhjen e ngushtë që ka me kitarën, studion e tij dhe padiskutim me librat që ka shkruar. Gjatë intervistës, u përshëndet me dy videomesazhe nga njerëzit e tij më të afërt të familjes, i biri, Kristi dhe mbesa Ema Andrea, aktorja e njohur nga të gjithë. I emocionuar Mihallaqi pohoi se Andrea-t janë shpesh qaramanë kur vjen puna tek arti apo tek familja, pasi preken shpejt dhe ndjejnë shumë.
-
VIDEO
Kush e përloti Mihallaq Andrean... / Rrëfimi prekës i ‘magjistarit’ të serenatave
I ftuar në emisionin e mengjesit “Rreze Dielli” ishte këngëtari i njohur i serenatave korçare Mihallaq Andrea. Për shumë njerëz që e njohin ai është simboli dhe përfaqësuesi më i mirë i qytetit të Korçës. Në një rrëfim për nisjen e karrierës, familjen dhe sigurisht miqtë, Mihallaqi u ndal tek momentet kur thirrja e brendshme e artistit u kthye në këngët që sot njihen nga të gjithë. Mihallaq Andrea rrëfeu lidhjen e ngushtë që ka me kitarën, studion e tij dhe padiskutim me librat që ka shkruar personalisht. Gjatë intervistës, ai u përshëndet me dy videomesazhe nga njerëzit e tij më të afërt të familjes, i biri, Kristi dhe mbesa Ema Andrea, aktorja e njohur nga të gjithë. I emocionuar Mihallaqi pohoi se Andrea-t janë shpesh qaramanë kur vjen puna tek arti apo tek familja, pasi preken shpejt dhe ndjejnë shumë.
-
VIDEO
Qofte frikase nga zonja Albana, një recetë që përgatitet lehtë dhe ka shumë shije
Qofte frikase
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 150 gr tul buke
- 1-2 qepë
- 2-3 lugë majdanoz
- 2 të verdha veze
- Djathë të grirë
- Kripë, piper, dhjozmë
- Vaj /Gjalpë për skuqje
Për salcën:
- 400 gr qepë
- 1 fk uthull të bardhë
- 2 të verdha veze
- 1-2 lugë gjalpë
- Qumësht
Përgatitja:
Bashkojmë përbërësit e qofteve në një tas dhe formojmë brumin, e lëmë pak të pushojë dhe më pas realizojmë qofte të vogla sa një kokërr gështenje dhe i skuqim lehtë duke u kujdesur të mos thahen tepër. Ndërkohë grijmë shumë hollë qepët (rreth 400 gr), i vëmë të marrin një valë me ujë, i kullojmë dhe i vendosim të ziejnë përsëri me ujë tjetër (aq ujë sa të lundrojnë qepët në të) në të cilin hedhim uthullën, pak kripë e një lugë gjelle gjalpë. E mbulojmë tenxheren dhe i lëmë të ziejnë qepët derisa të treten pothuajse fare dhe të mbetet aq lëng sa të mjaftojë për t'u bërë me të një salcë e ujshme. Përziejmë dy të verdhat e vezëve me qumështin, me gjysmë lugë miell, rregullojmë pak temperaturën me lëngun e salcës dhe e përziejmë mirë duke e shtuar më pas sipër qofteve, duke e tundur e shkundur pak tenxheren në zjarr. E lëmë gatimin të marrë 2-3 valë, e largojmë nga zjarri dhe e servirim në një pjatancë të thellë.
-
VIDEO
Bishtaja (mashurka/barbunja) me oriz e domate, një gjellë plot shije nga zonja Albana
Bishtaja me oriz
Përbërësit:
- 500 gr bishtaja
- 1 qepë
- 1 fk oriz
- 3 domate
- 1 spec i kuq
- 1 lgj majdanoz
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë ekstremet e bishtajave dhe më pas i presim në copa të vogla. I kaurdisim me vaj ulliri së bashku me qepën e grirë imët. Më pas shtojmë domatet, specin e kuq të prerë në kubikë dhe orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper, shtojmë ujë në masë të përbërësve dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare. Në fund e spërkasim me majdanoz të grirë.
-
VIDEO
Recetë në 5 minuta / Lulelakër e skuqur me erëza nga zonja Albana
Lulelakër e skuqur me erëza
Përbërësit:
- 1 lulelakër
- 5 lgj miell
- Sodë buke ose sodë me kanaçe
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Hudhër pluhur
- Majdanoz i thatë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
E ndajmë në boçe lulelakrën dhe e ziejmë në ujë të bollshëm me kripë. E lëmë të kullojë dhe më pas e zhysim në qullin që krijojmë me miell, ujë, sodë, kripë e erëza të ndryshme. E skuqim lulelakrën në vaj të nxehtë dhe e servirim me salcë kosi me majonezë, hudhër e koper sipas dëshirës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 6 shtator 2024
Titujt e gazetave për sot, nga pse i "shiti" Berisha besnikët e tij në PD te dorëhiqet kreu i Policisë Rrumbullaku e deri tek sa para më shumë do të marrin pensionistët?
-
VIDEO
E PLOTË/ Spahiu zbulon prapaskenat, tjetër pakt Rama-Berisha? Godet me batutë epike Dash Shehi
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Edi Rama dhe Sali Berisha kanë bërë një pakt për të mos lejuar emigrantët që të votojnë në vitin 2025.
Deklaratën Spahiu e bëri në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, theksoi se Berisha dhe Rama kanë rëndë dakord dhe se përgjegjësinë do të mbajë KQZ, e cila do të thotë se nuk ka përgatitur infrastrukturën zgjedhore.
-
VIDEO
Spahiu: Berisha s’i fiton zgjedhjet edhe nëse delegon në qarqe Trump, Biden dhe Harris
Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar ndryshimet e drejtuesve politikë në PD. Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv Spahiu tha se edhe sikur Berisha të delegojë në qarqe Trumpin, Biden dhe Harris nuk i fiton zgjedhjet.
‘Praktikisht Berisha sot në këtë gjendje që e ka partinë dhe që janë sondazhet, jo sikur të marrë Tomor Alizotin me Edmond Spahon, po edhe sikur të marri Biden me Donald Trumpin, e Kamala Harrisn në ato 3 qarqe nuk i fiton zgjedhjet. Problemi i ngërçit politik në Shqipëri nuk është vetëm Berisha, por është më i thellë.’- tha Spahiu.