Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me patëllxhanë me kulaçka dhe Supë me thjerrëza. Gjithashtu nga oborri i shtëpisë së saj, Albana tregoi si të përgatisim turshitë aq të dashura në stinën e dimrit.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për muajin Shtator. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një muaj shumë i rëndësishëm sa i takon marrjes së vendimeve të rëndësishme dhe takimeve shumë të frytshme që mund të bëhen përgjatë këtyre javëve. Është periudha e ndryshimeve të mëdha dhe mundësive! “Mund të themi se kjo vjeshtë jep ndikime dhe favorizime për të cilat ne duhet të jemi të përgatitur për nisma të reja” thekson Pulla duke vijuar se pikërisht ky Shtator kërkon dhe , sidomos nga shenja e Virgjëreshës, por dhe ndryshime shumë të mëdha për shenjat si Luani, Shigjetari dhe Gaforret, të cilat do të kenë mundësi për nisma të reja dhe për zgjidhjen e problematikave të së shkuarës.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për farën e zezë, nga kultivimi i fermerëve vendas tek prodhimi i vajit, përdorimet e farës së zezë, efektet e saj magjike në organizëm si dhe sëmundjet që shëron. Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore. Duke qenë se përmban acide yndyrore, vitamina dhe substanca të tjera të domosdoshme për organzimin, fara e zezë ka fuqi të mëdha kurative. Megjithëse në vende të ndryshme të botës përdorimi i saj është i mirënjohur, në vendin tonë kjo bimë njihet më pak dhe ka zënë përdorim vetëm vitet e fundit. Por në cilat sëmundje kjo farë e quajtur ‘magjike’ ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo? Dozën e duhur dhe gërshetimin e kombinimin me produkte të tjera na i tregon në studion e “Rreze Dielli” specialisti i mjekësisë alternative Ylli Merja.