• VIDEO

    Kush e solli futbollin në Shqipëri? Sonte në Esencë në report Tv ora 21:00

    Kush e solli, si erdhi dhe kur erdhi ndër shqiptarë futbolli? Cilat ishin ndeshjet e para? Ku jane luajtur ndeshjet e para?

  • VIDEO

    “Qaf Shtamë, verë 2024” | Veri Jug

    Veri Jug ju sjell për herë të parë një nga perlat e natyrës shqiptare, Qaf Shtamën, 1700 metra mbi nivelin e detit dhe jetën në fshatrat e saj. Personazh I reportazhit është blegtori Ramazan Pula me dhitë e tij të trashëguara brez pas brezi, që vjen me një mesazh për të rinjtë: mos e braktisni tokën dhe fshatin, kthehuni dhe punojini tokat e familjeve tuaja” Më pas disa nga shqetësimet e pushuesve në Parkun e Qaf Shtamës. Ndiqni reportazhin “Qaf Shtamë, verë 2024” nën moderimin e gazetarit Agim Pipa. Të djelën, premierë, ora 13.30

  • VIDEO

    KLINIKA 24 / Masteri infermjeri në familje pse duhet ta zgjedhin të rinjtë ?

     

    Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 20 korrik 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga pse opozita nuk gjen dot një lider që t'i bashkojë te a do ketë tjetër 'marrëveshje historike' e deri tek ja cilat emisione anulohen e moderatorët që rikthehen në ekran.

  • VIDEO

    Masakra e Borovës, si dhe pse u vranë nga nazistët 107 shqiptarë?! Esencë-Report Tv (19.07.2024)

     

    Borovë 1943, si dhe pse u vranë nga nazistët gjermanë 107 gra, burra e fëmijë shqiptarë?! Flasin dëshmitarët e kësaj masakre, Pandora Ndoni Lika dhe Jorgjia Simo Leka. I ftuar në studio, historiani Marenglen Kasmi. Esencë nga Eljan Tanini, sonte ora 21:00 në ekranin e Report Tv.

  • VIDEO

    Jeta ushtarake në Shqipëri/ Studentja e FA-së në Studio Live: E kam privilegj! Ambient maskilist? Është mit, jemi një familje

    Studentja në Akademinë e FA-së, Iljada Zhollanji dhe pedagogu Adriatik Llaha treguan eksperiencat e tyre në Studio Live nga jeta ushtarake që kryejnë.

  • VIDEO

    Plazhet bosh apo plot/ Çoçoli: Hotelet, të prenotuara deri në tetor! Haxhimali: Pse duhet të merret kryeministri me shezlonget dhe çadrat? (19.07.2024)

    Çoçoli dhe Haxhimali debatuan në Studio Live lidhur me 'dilemën' e ditëve të fundit: Plazhet bosh apo plot?

  • VIDEO

    Studio Live/ Beleri foli për nënën Greqi të Himarës, Anri Bala: Takimi Rama-Mitsotakis tregoi se është kapitull i mbyllur! Kikia: Ishte i mllefosur (19.07.2024)

    Fredi Beleri arriti të marrë lejen dhe të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian në Strasburg. Megjithatë deklaratat e tij, ngritën mjaft polemika, teksa nga Athina deklaroi se Himarën nuk do ta lërë nëna Greqi.

  • VIDEO

    Sezoni veror, plazhet bosh?! Sa turistë priten të vizitojnë Shqipërinë... -Përballje (19.07.2024)

    ‘Përballje’ trajton tema të aktualitetit politik dhe social me impakt të gjerë në shoqëri. Në fokus është analiza, debati dhe përballja e argumenteve të ndryshme me ekspertë dhe protagonistë të fushave përkatëse. Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: https://www.youtube.com/@ReportTVAlbania Follow Report Tv on Facebook: https://www.facebook.com/reporttval/ Follow Shqiptarja.com on Facebook: https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/ Follow Report Tv on Instagram: https://www.instagram.com/reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: https://www.instagram.com/shqiptarjacom/ Follow Report Tv on Twitter: https://www.twitter.com/shqiptarjacom/ Follow Shqiptarja.com on TikTok: https://www.tiktok.com/@shqiptarjacom #ReportTv #ReportTvLajme #RovenaNeziri #përballje

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)

    Një 78-vjeçar nga kryeqyteti rezulton i humbur që prej 6 shtatorit të vitit 2022. Përparim Dalla u largua nga banesa në Tiranë pranë shkollës ’Partizani’ në mesditë, vëllait i bëri me shenjë se do të kthehej shpejt. I moshuari kishte probleme me dëgjimin dhe të folurin që në lindje. Deri pak kohë më parë jetonte me nënën dhe motrën. Kur e ëma ndërroi jetë dhe e motra emigroi drejt SHBA-ve, 78-vjeçari me probleme mbeti vetëm dhe jo në pak raste u bë pre e vjedhjeve dhe shfrytëzimit për para nga persona te tjerë. Duke përfituar nga gjendja e tij shendetësore, tre të rinj të komunitetit rom e shfrytëzonin rrugëve të kryqytetit për të mbledhur kanaçe dhe me anë të mashtrimit i merrnin madje edhe pensionin. Vëllai i tij, Shërbimi është drejtuar komisariatit të policies në Tiranë, pasi Përparimi vitet i fundit largohej shpesh nga shtëpia dhe qëndronte me ditë të tëra jashtë. Shuma që 78-vjeçarit i është i vjedhur arrin vlerën e 10 mijë eurove, ndërkohë sot ai rezulton i humbur. Ish-anëtar i dëshmitarëve të Jehovait, i moshuari hoqi dorë prej tyre në periudhën e pandemisë. Pas largimi nga ky sekt, ai mori një tjetër drejtim. Pas denoncimit të bërë në komisariat për humbjen e Përparimit, ende policia nuk ka marr në pyetje personat për të cilët familjarët dyshojnë, persona me të cilët ai shoqërohej vazhdimisht kohët e fundit. Ende pa konsumuar drekën e së dielës ai doli nga banesa mesditën e 6 shtatorit dhe nuk u kthye më. Një muaj më pas dikusht pretendon se e ka parë në zonën e Tufinës në Tiranë, por pas kërkimeve bërë nga të afërmit e tij nuk është gjetur asnjë gjurmë.

  • VIDEO

    Sonte në Esencë: Masakra naziste e Borovës, 107 vrasje

    Sonte në Esencë flasin për Eljan Taninin dëshmitarët e kësaj masakre dhe historiani Marenglen Kasmi, ora 21:00 në ekranin e Report Tv.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Korrik 2024 – Receta/ Vonesa në të folur tek fëmijët/ Vrojtuesit e plazhit

    Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me jeshillëqe me petë të gatshme / Trahana me bukë e djathë / Sapuni e bardhë / Komposto e ftohtë me kumbulla.

    Çdo fëmijë ka një ritëm individual të zhillimit, por nëse fëmija nuk flet aq sa shumica e fëmijëve në të njëjtën moshë, problemi mund të jetë vonesa në të folur. Vonesa e gjuhës dhe të folurit shfaqet kur një fëmijë nuk zhvillon gjuhën dhe të folurit në normën e pritur. Megjithatë, ky është një problem zhvillimi i zakonshëm, që prek deri në 10% të fëmijëve në ciklin parashkollor, edhe pse në vitet e fundit numri i fëmijëve me vonesë në të folur është rritur ndjeshëm. Një fëmijë me vonesë gjuhësore afër 3 vjeç, ka një fjalor shumë të kufizuar, dhe gjatë komunikimit dominojnë më shumë gjestet. Në studion e “Rreze Dielli” me logopedistin Spiro Saqellari flasim për problemet e të folurit tek fëmijët! Pse sot fëmijët flasin me vonesë? Kur prindërit duhet të fillojnë të shqetësohen pse fëmija i tyre nuk po flet? Cilat janë shenjat më tipike? A është mungesa e përtypjes dhe e gëlltitjes shenjë e problemeve me të folurit? A ka lidhje vonesa në të folur dhe në të shprehur me një formë të autizmit?

    Rojet bregdetare, si paraqitet gjendja në plazhe? A ka mjaftueshëm roje të liçensuara? E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” trajnerja e liçensuar e vrojtuesve të plazhit Leneda Kamberaj, në një lidhje direkte nga kulla e vrojtimit në Vlorë, tregon si paraqitet gjendja në plazhet tona. A ka pasur raste problematike që kanë kërkuar ndihmë, duke qenë se dhe fluksi i pushuesve të plazhit në këtë periudhë të verës është tejet i madh.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv