• VIDEO

    Çfarë të lexojmë poshtë çadrës?/ Ja sugjerimet më të mira për librat e verës

    Jemi në stinën e verës, me pushimet duket se shtohet edhe dëshira për t’iu rikthyer leximit të librave. E në fakt, pyetja që dëgjojmë më shpesh në këto ditë është ‘çfarë të lexojmë poshtë çadrës?’. Pjesa më e madhe preferojnë librat argëtues që s’kërkojnë shumë përqendrim, por nga ana tjetër të përfshijnë në subjektin e tyre. Ka nga ata që duan dhe librat policeskë apo zhanrin politiko-historik, preferencat janë nga më të ndryshmet... Por cilat janë rekomandimet e disa prej shtëpive botuese në vend? Të ftuara në studion e “Rreze Dielli” Vasilika Tafa nga Shtëpia botuese Ombra GVG dhe Aida Baro, kryeredaktore e ‘Botime Pegi’ na sugjerojnë disa nga titujt më interesantë, për këto ditë të nxehta e të gjata ku libri mbetet një nga alternativat më të mira.

  • VIDEO

    Byrek me qepë dhe domate, vetëm shije nga zonja Albana

    Byrek me qepë dhe domate

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 500 gr miell
    • 1 lç uthull
    • 1 lç vaj
    • Pak kripë
    • Pak sheqer
    • Ujë të vakët

    Për mbushjen:

    • 5 kokrra qepë
    • 5 domate të pjekura
    • 2 speca jeshil
    • Kripë, piper, rigon
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë domatet nga cipa dhe i presim në kubikë të vegjël. Më pas grijmë qepët jo shumë hollë dhe i kaurdisim derisa të zbuten duke i shtuar pak ujë. Shtojmë më pas specat të prerë në kubikë dhe domatet e grira. Rregullojmë shijen me pak kripë e erëza sipas dëshirës dhe e lëmë mbushjen e byrekut të gatuhet pak minuta. Ndërkohë që mbushja ftohet zëmë brumin dhe hapim petët e byrekut. Lyejmë tepsinë me pak vaj dhe vendosim petët sipas dëshirës të shtresave të mbushjes që do të bëjmë. E mbulojmë mbushjen e fundit me petë duke e spërkatur me pak vaj, mbledhim anët dhe e vendosim byrekun në furrë në pjekje në temperaturën 180- 190 gradë Celsius për 25-30 minuta.   

     

  • VIDEO

    Reçel Fiku nga zonja Albana

    Reçel Fiku

    Përbërësit:

    • 1 kg fiq
    • 800 gr sheqer
    • 200 ml ujë

    Përgatitja:

    Në tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin dhe e trazojmë në zjarr derisa sheqeri të tretet. Më pas hedhim fiqtë të cilët më parë i kemi pastruar dhe larë. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë për gati 40 minuta. Më pas e heqim tenxheren nga zjarri dhe e lemë të ftohet. Mbas pesë orësh e vendosim përsëri në zjarr tenxheren derisa të shohim që masa e reçelit mbulohet me flluska të ndritshme. E heqim nga zjarri dhe e lëmë në tenxhere derisa reçeli të ftohet afërsisht deri në temperaturën 80 gradë. E hedhim në vazo qelqi dhe e mbyllim menjëherë me kapak. Me këtë mënyrë përgatitje reçeli i fikut mund të rezistojë në kavanoz qelqi deri në 2 vjet.

     

  • VIDEO

    Sallatë me kastraveca e karrota me një marinadë speciale nga zonja Albana

    Sallatë me kastraveca dhe karrota

    Përbërësit:

    • 3 kastraveca
    • 3 karrota
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 2 lgj majonezë
    • 1 limon (lëngu)
    • 2 bishta qepësh
    • 1 lgj fara susami të pjekura
    • Kripë, piper, borzilok
    • Erëza sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Presim në disqe karrotat dhe kastravecat. Përziejmë vajin dhe majonezën me lëngun e limonit, borzilokun, bishtat e qepëve, farat e susamit, kripën, piperin dhe erëza sipas dëshirës. Marinojmë sallatën dhe e servirim menjëherë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 24 korrik 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga dalin letrat e supervilës Berisha në Lalëz te ndryshon ligji për kontratat e pasurisë e deri tek rregullat e reja për legalizimin e shtëpive

  • VIDEO

    Autorët e 21 janarit në dorë të Dumanit, Imeraj: Brenda 6 muajsh hetimet do të…

    Kreu i demokratëve Euroatlantik Lulzim Basha, ka deklaruar se ai është i gatshëm për tu marr në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 janarit, për të cilin ish-prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, e ftuar në Frontline në Report Tv tha se shpreson që ai të bëhet bashkëpuntor i drejtësisë.

  • VIDEO

    Bomba/Ja kur i hiqet Berishes Non Grata

    Pas dorëheqjes së presidentit të SHBA Joe Biden nga kandidimi për president, tashmë në garë me Donald Trump do të jetë Kamala Harris.

    Por, sa janë shanset e Harris për të fituar përballë Donald Trump në këto zgjedhje?

    Për ish- ambasadorin Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Fronltline’ në Report Tv, më shumë shance për të fituar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka Donald Trump.  

  • VIDEO

    Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ish-ambasadori Nesho: Shancet janë që Trump mund të fitoj! Harris nuk ka eksperiencë dhe s’ka qenë aktive

    Pas dorëheqjes  së presidentit të SHBA Joe Biden kandidimi për president të SHBA, tashmë në garë me Donald Trump do të jetë Kamala Harris.

    Por, kush i ka më shumë shancet për tu zgjedhur president i SHBA mes Harris dhe Trump?

    Për ish- ambasadorin Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Fronltline’ në Report Tv, ai tha se më shumë shance për të fituar i ka Donald Trump.  

  • VIDEO

    Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…

     

    Arbern Lamcellari është 57-vjecari nga Përmeti, i cili rezulton i humbur që prej vitit 1992. Ai ishte djali i fundit nga 4 vëllezër 4 motra. Me të mbaruar shkollën Bujqësore fillon punë asokohe në kooperativë. Teksa filluan lëvizjet e para në përmbysje të sistemit të vjetër kjo valë e viteve 1989-1990 e gjen Arbenin me punë si agronom në Sarandë. Ndërsa vendos të bëjë dhe pasaportizimin për t’u zhvendosur përfundimisht nga Përmeti, qyteti i tij i lindjes drejt qytetit bregdetar, Sarandë. Vizitat e familjarëve në shtëpinë e Arbenit ishin të vazhdueshme, pasi ajo jetonte vetëm në Sarandë. Pak muaj nga qëndrimi i tij në këtë qytet 25-vjecari asokohe kishte bërë një bisedë me dy miqtë e tij për t’u nisur nga Igumenica e për të kaluar kufirin në Greqi. Ishte data 20 qeshor në vitin 1992 kur Arbeni bashke me dy shokët e tij nisen nga Saranda për në Igumenicë. Nga ky moment deri në vitin 2002 familja nuk pati mësuar asgjë për fatin e Arbenit. Deri kur në vitin 2002 kthehen në fshat dy shokët e tij të cilët i takon vëllai i Arbenit, Gëzimi. Për herë të parë familja mëson mbi atë se cfarë ndodhi atë ditë të largimit të tre shokëve. Ata treguan se e kaluan Igumenicën, por në kufi u pikasën nga policia kufitare, kurse Arbeni u kishte shpëtuar ndërsa u ishte bashkuar një grupi tjetër për të vazhduar rrugën për në Greqi. Kanë kaluar 32-vite dhe familja ende nuk ka një informacion për fatin e Arben Lamcellarit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 korrik 2024 – Receta/ Post menopauza, tharjet vaginale/ Me biçikletë nga Kina në Vlorë

    Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë qebap / Fërgesë verore me speca e patëllxhanë / Speca me gjizë/ Sorbeto me shalqi.

    Në studion e “Rreze Dielli” flasim për post menopauzën, gjithçka që duhet të dimë rreth kësaj periudhe delikate të gruas. Simptomat e përjetuara të menopauzës mund të bëhen më të buta apo zhduken plotësisht? Çfarë ndryshimesh hormonale ndodhin pas menopauzës? A ndalen afshet pas menopauzës? A mund të ketë jetë seksuale pas menopauzës, apo pas heqjes së mitrës? Çfarë mund të themi për infeksionet vaginale apo tharjet vaginale pas menopauzës, si trajtohen? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” me mjeken e njohur gjinekologe Mimoza Keta, e cila i përgjigjet dhe shqetësimeve të telefonueseve.

    Gentian Qejvanaj prej 10 vitesh jeton në Kinë, ku punon si mësues fiskulture. Ai ka lindur në Vlorë, ndërsa më pas u transferua në Itali dhe aktualisht jeton në Kinë. Vitin e kaluar premtoi se do të bënte me biçikletë distancën Kinë-Kallarat, fshat i Vlorës nga ku e ka origjinën babai i tij. Gentian Qejvanaj e ka nisur aventurën e tij, aktualisht ndodhet në Konya të Turqisë për të vijuar më tej rrugën e gjatë për në Shqipëri me biçikletë. Në një lidhje skype me studion e “Rreze Dielli” tregon sfidat, por dhe adrenalinën e këtij udhëtimi mbresëlënës e të vështirë si një çiklist profesionist dhe shpreson se me anë të kësaj nisme, do të ketë mundësi dhe për të promovuar turizmin dhe vendet e bukura që ofron riviera jonë.

  • VIDEO

    Djali i biznesmenit PLAGOS 3 miqtë “aksidentalisht”?! DETAJET E FUNDIT dhe shpjegimet e ekspertëve

  • VIDEO

    ‘S’mund të mbaj mbathje veshur’ Moza Keta: Ja pse ndodhin tharjet vaginale dhe si t’i trajtojmë

    Në studion e “Rreze Dielli” flasim për post menopauzën, gjithçka që duhet të dimë rreth kësaj periudhe delikate të gruas. Simptomat e përjetuara të menopauzës mund të bëhen më të buta apo zhduken plotësisht? Çfarë ndryshimesh hormonale ndodhin pas menopauzës? A ndalen afshet pas menopauzës? A mund të ketë jetë seksuale pas menopauzës, apo pas heqjes së mitrës? Çfarë mund të themi për infeksionet vaginale apo tharjet vaginale pas menopauzës, si trajtohen? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” me mjeken e njohur gjinekologe Mimoza Keta, e cila i përgjigjet dhe shqetësimeve të telefonueseve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv