-
VIDEO
Gabimet me dhëmbët dhe lëvizjet e duhura në shah, Eglantina Shabanaj rrëfehet në "Një nga ne" (17.07.2024)
“Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv. Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv. Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: https://www.youtube.com/@ReportTVAlbania Follow Report Tv on Facebook: https://www.facebook.com/reporttval/ Follow Shqiptarja.com on Facebook: https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/ Follow Report Tv on Instagram: https://www.instagram.com/reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: https://www.instagram.com/shqiptarjacom/ Follow Report Tv on Twitter: https://www.twitter.com/shqiptarjacom/ Follow Shqiptarja.com on TikTok: https://www.tiktok.com/@shqiptarjacom #ReportTv #ReportTvLajme #NjeNgaNe
-
VIDEO
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
Një ngjarje e rëndë u shënua në një fshat të Lushnjës në maj të këtij vitit. Një vajzë 24-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj u paraqit në komisariat duke bërë denoncim se ka qenë viktimë e një marrëdhënieje seksuale me dhunë, dhe si pasojë kishte mbetur shtatzënë. Denoncimi u bë në 10 maj ndërsa 14 ditë më pas policia arrestoi Luan Topin një 63 vjeçar bashkëfshatar si autorin e dyshuar. Pasditen e 12 Korrikut në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ të Report Tv ishin vajza dhe djali i 63 vjeçarit të cilët thonë se babai i tyre është i pafajshëm dhe se po mbahet padrejtësisht në burg, pasi janë të tjerë persona që e kanë kryer aktin seksual. Florian Topi dhe Emanuela Murati treguan se është bërë kallëzim i rremë për të fshehur personat e vërtetë që kanë abuzuar me vajzën. Për këtë bëjnë me faj dhe nusen e xhaxhait të 24 vjeçares. Ata disponojnë dhe një video ku vajza tregon dhe emrat e personave që kanë kryer marrëdhënie dhe flitet për një incest. E bija e 63 vjeçarit i kërkon policisë të verifikohen bisedat e vajzës në telefon dhe të bëhet ADN. Ndëra të tjera Florian Topi ka treguar se ngjarja ka qenë e qëllimshme për të njollosur familjen e tyre dhe dëmtuar imazhin dhe biznesin që ata kanë, një pemtari të cilin e kanë ngritur me mund. Ndërkohë fëmijët e 63 vjeçarit kërkojnë drejtësi dhe e vërteta të zbardhet sa më shpejt dhe të vihet në vend nderi i tyre. Ndërsa vajza është 4 muajshe shtatzënë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Korrik 2024 – Receta/ Dhuratat në TikTok/ Uji, këshilla nga Altin Joka & Kripa më e shëndetshme
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me kungull dhe spinaq/ Bishtaja me mish të grirë/ Kaçamak në furrë.
Një formë e re e ‘lypjes’ është ajo online, live në TikTok, nëpërmjet sfidave e videove live vetëm duke biseduar ose thjesht kërkuar ndihmë dhe shikuesit që ndjekin live mund të dërgojnë të ashtuquajturat "gift-e", pra dhurata. Një lule e dërguar, një pako, avion, të gjitha virtuale shndërrohen në para më pas… 'Fiksimi' me dhuratat në TikTok, ja si po 'çmenden' të rinjtë duke krijuar varësi, dhunë e urrejtje me njëri tjetrin. Pse nuk po e mbyllin këtë aplikacion? Flasim ne studion e Rreze Dielli me psikologen Bona Miekley dhe Helena Halilaj, Pedagoge e shkencave të komunikimit.
Në këtë bisedë me nutricionistin Altin Joka shpjegojmë pse është me të vërtetë e rëndësishme për shëndetin tonë të shtojmë kripë ose ndonjë burim tjetër mineralesh në ujin tonë të pijshëm. Uji me kripë përveç mineraleve që do t’i shtojë organizmit tonë do të bëjë që të ndihemi më pak të lodhur gjatë verës dhe mos e ndjejmë shumë nxehtësinë. Në studion e “Rreze Dielli” tregojmë si të ri-mineralizojme ujin shumë lehtë, por kujdes duhet në përzgjedhjen e kripës. Gjithashtu flasim dhe sa ujë duhet të konsumojë një njeri në ditë, përse disa njerëz nuk pijnë ujë mjaftueshëm, çfarë problemesh shëndetësore fshihen si dhe pse nuk duhet të konsumojmë ujë me akull, pasojat dhe efektet negative në organizëm.
Në ditët e sotme larmishmëria në treg e të gjitha produkteve është shumë e madhe dhe ndonjëherë bëhet e vështirë zgjedhja për të marrë produktin më të mirë dhe me vlera më të larta ushqyese. Sot në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike do të ndalemi në përzgjedhjen e kripës më të mirë. Sipas Altin Jokës, cila është kripa që ka në përbërjen e saj kimike më shumë vlera dhe vitamina dhe për rrjedhojë më shumë benefite shëndetësore?
-
VIDEO
Altin Joka: Uji vret! Shtoni pak kripë në gotë, arsyet do ju befasojnë

Kush është kripa më e shëndetshme në botë? Arsyet pse nuk e njohim...
Në ditët e sotme larmishmëria në treg e të gjitha produkteve është shumë e madhe dhe ndonjëherë bëhet e vështirë zgjedhja për të marrë produktin më të mirë dhe me vlera më të larta ushqyese. Sot në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike do të ndalemi në përzgjedhjen e kripës më të mirë. Sipas Altin Jokës, cila është kripa që ka në përbërjen e saj kimike më shumë vlera dhe vitamina dhe për rrjedhojë më shumë benefite shëndetësore?
-
VIDEO
‘Fiksimi’ me dhuratat në TikTok, ja sa lek fitohet / Çmenden të rinjtë, varësi, dhunë e urrejtje
Një formë e re e ‘lypjes’ është ajo online, live në TikTok, nëpërmjet sfidave e videove live vetëm duke biseduar ose thjesht kërkuar ndihmë dhe shikuesit që ndjekin live mund të dërgojnë të ashtuquajturat "gift-e", pra dhurata. Një lule e dërguar, një pako, avion, të gjitha virtuale shndërrohen në para më pas… 'Fiksimi' me dhuratat në TikTok, ja si po 'çmenden' të rinjtë duke krijuar varësi, dhunë e urrejtje me njëri tjetrin. Pse nuk po e mbyllin këtë aplikacion? Flasim ne studion e Rreze Dielli me psikologen Bona Miekley dhe Helena Halilaj, Pedagoge e shkencave të komunikimit.
-
VIDEO
Bishtaja me mish të grirë nga zonja Albana
Bishtaja me mish të grirë
Përbërësit:
- 1 kg bishtaja
- 500 gr mish i grirë
- 2 qepë mesatare
- 1 domate
- 2 lugë gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper i zi
- Spec i kuq pluhur
Përgatitja:
Qepët e grira i skuqim në yndyrë derisa të zverdhen. Hedhim një lugë spec të kuq pluhur dhe mishin e grirë, e mbulojmë me kapak dhe pasi të ziejë 10 minuta në zjarr të lehtë, shtojmë kripën, piperin, majdanozin e grirë hollë dhe bishtajat e lara e të pastruara nga bishtat dhe fijet anësore. E përziejmë gjellën me kujdes, i shtojmë një gjethe dafine, domaten e kaluar në rende ose 1 lugë pure domatesh, ujë të vakët sa të mbulohen bishtajat dhe i lëmë të gatuhen në zjarr të fuqishëm. Sapo të marrin valë, ulim temperaturën dhe e lëmë të përfundojë gatimi derisa të shterojë lëngu, por jo i tëri (gjatë zierjes nuk e përziejmë me lugë, por nëse ka nevojë vetëm shkundim pak tenxheren).
-
VIDEO
Kaçamak në furrë, shije speciale/ Receta e traditës sjell ndryshe nga zonja Albana
Kaçamak në furrë
Përbërësit:
- 150 gr gjalpë
- 2 gota ujë
- 3 gota qumësht
- 3 gota miell misri
- 200 gr djathë i grirë
- Kripë, piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Në tenxhere shtojmë ujë dhe qumësht. Sapo të ngrohet shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë mirë derisa masa të shkëputet nga tenxherja. Shtojmë gjalpin dhe rregullojme shijen me kripë dhe piper. E kalojmë gatimin në furrë. Pasi ftohet e presim në rripa. I shtrojmë në një tavë me letër pjekje duke i spërkatur me erëza dhe djathë të grirë sipër. E shoqërojmë me salcë të bardhë me majonezë apo me kos me pak limon, vaj ulliri e majdanoz.
-
VIDEO
Tavë me kungull dhe spinaq nga zonja Albana, një recetë e freskët verore plot shije
Tavë me kungull dhe spinaq
Përbërësit:
- 5-6 kunguj
- 500 gr spinaq
- 5 vezë
- 200 gr djathë pice
- 100 ml qumësht
- 1 lgj miell
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim në disqe kungujt. I vendosim në një tavë ku kemi shtruar sipër letër pjekje. Spinaqin e kemi zbutur në tigan me kripë, e shtrojmë sipër kungujve me djathë kaçkavall të grirë. Shtrojmë shtresën tjetër të kungujve, spinaqin me djathë sipër dhe vezët që kemi rrahur me qumështin dhe miellin. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
‘Beleri’, Ngjela: Në shërbim të Greqisë! Avokati zbardh takimin me Edi Ramën dhe porosinë e SHBA për Çamërinë
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv çështjen Fredi Beleri dhe deklaratën e tij nga Athina se himarjotët i mbron ‘nëna Greqi’. Ngjela thotë se ai e ka treguar që është në shërbim të Greqisë.
Ndërkohë, avokati zbardh edhe një bisedë më Ramën dhe ‘porosinë’ e SHBA për Çamërinë.
"Atje është labëri, ç’merren me ta. Kot e kanë me gjithë Belerin. Ai deklaroi vetë që jam në shërbim të tyre. Dhe ata nuk janë treguar ndonjëherë racional me Shqipërinë se kanë Çamërinë. Kosova iu iku Serbëve. Dy ishin krahinat e mëdha që ‘çan’ Rilindasit tanë, Kosova dhe Çamëria. Kosovën e morën Shqiptarët.
Ka fol Rama dy herë për Çamërinë. Herën e parë erdhi më tha mua. Si t’ia bëj avokat tha se më kërkon Uashingtoni të flas për Çamërinë. Foli dy vite e gjysmë para dhe tani foli prap. Foli në Greqi prapë. Këto janë fakte që tregon se diçka po lëviz, siç lëvizi për Kosovën po lëviz edhe për Çamërinë por pyetja ime është kjo, a do ketë lëvizje të çamëve për pavarësinë, apo krijimin e republikës çamë qoftë edhe brenda Greqisë", tha Ngjela në Report Tv.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 17 korrik 2024
Titujt e gazetave për sot, nga qeveria shkurton orarin e punës për administratën te përrallë me gjela, pula dhe burra trima e deri tek si i mori Sali Berisha përsipër vrasjet e 21 janarit.
-
VIDEO
SHTETI vrau në 21 Janar, Berisha e Basha në hetimet e SPAK. Debate të FORTA në studio
SPAK do të zbardhë rolin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në vrasjet e 4 protestuesve në mes të bulevardit në protestën e 21 janarit 2011. Për 'Repolitix' në Report Tv, gazetari Fatos Mahmutaj dëshmon se kush qëlloi drejt protestuesve. Gazetari Doçi zbulon një detaj ende të pahetuar: Berisha çoi çantën me para për ta pranuar në mortin e Hekuran Dedës.