• VIDEO

    Shqipëria 2024, shkojmë në 15 mln turistë?! Ekspertët ZBULOJNË problematikat, kryebashkiakët të rejat (22 korrik 2024)

  • VIDEO

    Fërgesë verore me speca e patëllxhanë/ Receta më e shijshme e verës nga zonja Albana

    Fërgesë verore me speca e patëllxhanë

    Përbërësit:

    • 800 gr speca
    • 2 patëllxhanë
    • 3 kokrra domate
    • 1 lgj pure domate
    • 1 lk sheqer
    • 2 qepë mesatare
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • 200 gr djathë të bardhë
    • 4-5 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi
    • Majdanoz ose nenexhik

    Përgatitja:

    Kaurdisim fillimisht me vaj ulliri qepën dhe hudhrën të grirë imët. Pasi qepa të jetë bërë transparente shtojmë specat dhe patëllxhanët. I kaurdisim për 2-3 minuta, më pas shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël dhe purenë e domates. Vazhdojmë kaurdisjen, vendosim kapakun dhe i lemë përbërësit të marrin një valë. E rregullojmë në fund gatimin me kripë, pak sheqer dhe piper të zi dhe shtojmë erëzat dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Fikim sobën dhe e lemë gatimin për 10 minuta në zjarr me kapak të mbuluar dhe më pas mund t'a servirim.

     

  • VIDEO

    Sorbeto me shalqi nga zonja Albana

    Sorbeto me shalqi

    Përbërësit:

    • 4 gota shalqi pa fara prerë në copa
    • 1/2 gotë sheqer
    • 1/2 gotë ujë
    • 1 lugë gjelle lëng limoni të freskët
    • 1 lugë çaji lëkurë limoni të grirë

    Përgatitja:

    Në një tenxhere të vogël, vendosim sheqerin dhe ujin. Ngrohim përzierjen mbi zjarr të ulët derisa sheqeri të tretet plotësisht. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Shalqirin pasi e kemi prerë në copa dhe e kemi pastruar nga farat e vendosim në blender dhe e përpunojmë derisa të krijohet një masë homogjene.  Shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit te masa e shalqinit dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë shurupin e ftohur. E vendosim përzierjen në një enë të cekët (të mbuluar) në ngrirje në frigorifer për rreth 3-4 orë, duke e përzier çdo 30-40 minuta për të parandaluar krijimin e kristaleve të mëdha të akullit. Para se t’a shërbejmë e lëmë sorbeton të zbutet për disa minuta në temperaturë dhome.  

     

  • VIDEO

    Recetë e shpejtë në 5 minuta me speca dhe gjizë nga zonja Albana

    Speca me gjizë

    Përbërësit:

    • 500 gr speca
    • 500 gr gjizë
    • 1 fç salcë domate
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • Kripë piper
    • Ujë nga bimët aromatike

    Përgatitja:

    Presim specat dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri, më pas shtojmë gjizën e holluar me pak ujë dhe salcë domate. E lëmë fërgesën të lidhet, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur.  

     

  • VIDEO

    Patëllxhanë Qebap, shumë shije në një tavë të vetme nga zonja Albana

    Patëllxhanë qebap

    Përbërësit:

    • 800 gr mish i grirë
    • 6-8 patëllxhanë
    • 1 qepë mesatare
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 2 kokrra domate
    • 1 lgj salcë domate
    • 1 lgj salcë speci
    • 1 gotë buljon perimesh
    • 4 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj gjalpë
    • Kripë, piper, majdanoz

    Përgatitja:

    Fillimisht grijmë shumë imët specin e kuq, specin jeshil, qepën dhe majdanozin. I bashkojmë perimet me mishin e grirë duke shtuar 1 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper të zi. E punojmë mirë brumin njësoj siç veprojmë me brumin e qofteve dhe e lëmë në frigorifer të pushojë për minimalisht 30 minuta. Më pas realizojmë qofte të vogla. Presim patëllxhanët në feta rrumbullake me trashësi 1 cm e gjysëm. Në një tavë të lyer me pak vaj vendosim në rradhë një fetë patëllxhan, një qofte, një fetë patëllxhan, një qofte. Presim domatet në copëza dhe i shtojmë së bashku me specin djegës dhe hudhrat në tavë. Në një tigan me vaj ulliri dhe gjalpë kaurdisim salcën e domates dhe salcën e specit. Sapo salca të marrë valë shtojmë buljonin e perimeve dhe më pas salcën e përgatitur e vendosim mbi perimet në tavë. E mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30 minuta. Më pas largojmë letrën e aluminit dhe e rivendosim përsëri tavën në furrë dhe për 30 minuta të tjera.

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 23 korrik 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga plas grushti në Bashkinë e Tiranës te ndryshimet në qeveri e deri tek rritje pensionesh nga 1 tetori.

  • VIDEO

    'Çadra 30 euro më privon të ha drekën', ekspertja: Duhet turizëm i qëndrueshëm që gjeneron të ardhura për komunitetin

    Ekspertja e turizmit Eva Kushova kritikoi në '5 Pyetjet me Babaramon' çmimet e larta në bregdet të çadrave, të cilat sipas saj privojnë turistët për një turizëm të qëndrueshëm.

    "Nëse unë paguaj çadrën 30 euro në Ksamil unë kam privuar veten nga dreka. Do i bëja xhiro restorantit. Këta të babëziturit të çadrave, që duhet t’ia vëmë fajin qeverisë, me atë 70 30 %. Edhe të huajt e kuptuan që pse të paguaja për çadrën kur me ato lekë paguaj diçka në restorant. Do shpërndanin para dhe ky është turizmi i qëndrueshëm. Është turizëm që gjeneron të ardhura për komunitetin dhe të mos e marri paranë vetëm i madhi i hotelit. Dhe të mos e lëmë atë artizanin të vdesin. Turisti paguan sa frëngu pulën hotelin, çadrën nuk i ngelet lekë për në darkë."

  • VIDEO

    'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

    Eksperti Feriold Ozuni zbuloi në '5 Pyetjet me Babaramon një tipologji të re të të bërit turizëm në Shqipëri. Janë shtuar turistët e rinj që nuk vijnë për plazhet në bregdetare por për ture në vende të ndryshme ku përfshihet edhe Gjirokastra.

    "Është një kategori turistësh, ka tmerrësisht shumë që nisen nga Vlora, Saranda, jugu i Shqipërisë drejt Gjirokastrës për ekskursione ditore. Janë vështirë për tu numëruar. Ka mosha të reja, kanë ndryshuar tipologjinë e të bërit turizëm. Nuk vijnë për bregdet, por vijnë për të ashtuquajturit ture, vijnë në një vend, në një vend tjetër. Këtu është futur edhe Gjirokastra. Dhe është epiqendra e destinacionit për turistët."

  • VIDEO

    'Pazari, zemra e turizmit në Gjirokastër', kryebashkiaku Flamur Golemi: Çmimet janë stabilizuar

    Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi dha një pasqyrim të situatës turistike në qytetin antik. Golemi thekson se pazari i qytetit mbetet zemra e turizmit.

     
  • VIDEO

    Sezoni turistik/ Eksperti i ekonomisë: Dy problematika këtë vit, çmimet e larta dhe shërbimi lë për të dëshiruar

    Jemi në mesin e sezonit turistik dhe në '5 Pyetjet me Babaramon' u diskutua nëse kemi të bëjmë me një sukses apo me një bumerang prej suksesit të vitit të shkuar.

  • VIDEO

    'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

    Nënkryetari bashkisë së Lezhës, Elson Frroku pasqyroi situatën lidhur me pushuesit në plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Ranës së Hedhun.

  • VIDEO

    U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv