• VIDEO

    ‘Ushqimi është ilaç ’Lajla Pernaska në ‘Top Form’ tregon sekretin e jetëgjatësisë/ Ja çelësi i suksesit…

    Kultura shëndetësore është pjesë e kulturës sonë të përgjithshme dhe i referohet vlerave, besimeve, normave të sjelljes në përditshmërinë tonë. Edhe kujdesi për veten, është çështje kulture, madje është kyç për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të njeriut, por që ne shpesh e neglizhojmë… Në këtë ide është dhe ish- politikania dhe aktivistja Lajla Pernaska, e cila së fundmi ka botuar librin e saj që i dedikohet shëndetit dhe mirëqënies, të cilin e ka quajtur “TOP FORM”. Sipas autores, vetëm një informim i përditësur mundëson njohuritë e nevojshme për të marrë vendime për shëndetin dhe mirëqenien tonë mendore dhe shpirtërore. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” Lajla Pernaska thekson se ndryshimi i stilit të jetesës, ushqimi i ekuilibruar, shmangia e zakoneve të dëmshme, stabiliteti mendor dhe emocional janë jetike në ditët e sotme.

  • VIDEO

    Pilaf me perime dhe mish pule / Super shije, super aroma nga zonja Albana

    Pilaf me perime

    Përbërësit:

    • 50 gr gjalpë/ margarinë
    • 1 qepë mesatare
    • 2 gjokse pule
    • 1 spec të kuq
    • 1 spec jeshil
    • 300 gr oriz
    • 1 filxhan verë të kuqe
    • 1 ls spec i kuq pluhur
    • 2 ls domate pelte
    • 1 dorë bizele
    • 1 degë rozmarinë
    • 1 litër lëng mishi
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Skuqim qepën e grirë imët, më pas shtojmë gjokset e pulës të prera në kubikë të vegjël dhe i skuqim nga të gjitha anët. Hedhim specat të prera gjithashtu në kubikë të vegjël. I kaurdisim për pak bashkë me to edhe orizin. E shuajmë më pas me verë të kuqe dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë specin e kuq pluhur, salcën e domates, rozmarinën të prerë imët, 2 filxhanë me lëngun e mishit të nxehtë dhe e lëmë të ziejë pa kapak në temperaturë të ulët. E trazojmë vazhdimisht duke hedhur pak nga pak lëngun që ka mbetur. Në minutat e fundit shtojmë bizelet, kripën dhe piperin. Fikim sobën, e lëmë rizoton të qëndrojë në nxehtësi për gati 10 minuta dhe më pas e shërbejmë menjëherë të ngrohtë.

  • VIDEO

    Tarator me kungull dhe patëllxhan, receta ideale e verës nga zonja Albana

    Tarator me kungull dhe patëllxhan

    Përbërësit:

    • 2 kunguj
    • 2 patëllaxhanë
    • 400 gr kos
    • 1 lç uthull molle
    • 1 tufë koper
    • 1 lgj vaj ulliri
    • Kripë

    Përgatitja:

    Skuqim në pak vaj kungujt dhe patëllxhanët që i kemi prerë në disqe. Në një tas vendosim kosin, kripën, uthullën e mollës dhe koperën e grirë imët. I përziejmë bashkë me kungujt e patëllxhanët dhe e lëmë në frigorifer për t'a servirur të ftohtë taratorin.

  • VIDEO

    Biftek shtëpie në formë qoftesh me djathë bebe e perime të tiganisura nga znj. Albana

    Biftek shtëpie me domate dhe djathë bebe

    Përbërësit:

    • 500 gr mish tul
    • 3 copë djathë bebe
    • 100 ml qumësht
    • 100 ml ujë të vakët
    • 1 kokërr vezë
    • 1 fetë bukë të bardhë
    • 2-3 domate të kuqe
    • 500 gr bizele
    • 500 gr patate të vogla
    • 1 tufë koper
    • Vaj ulliri / gjalpë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim bukën në ujë. Ndërkohë pastrojmë mishin, e kalojmë në grirëse dhe e hedhim në një tas ku shtojmë vezën, qumështin, bukën, kripën e piperin. Formojmë biftekët dhe i skuqim në tigan sa të marrin ngjyrë. Ndërkohë përvëlojmë domatet, u heqim cipën dhe i presim në dy pjesë. Në çdo biftek vendosim gjysmë domate dhe sipër domateve pak djathë bebe të prerë në dy rripa. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e vendosim në furrë të ngadaltë, që djathi të shkrijë sipër domateve.  Gjellën e shërbejmë të nxehtë duke vendosur biftekët në mes të pjatës dhe në anë bizelet dhe patatet e ziera në çast të spërkatura me gjalpë dhe kopër të grirë shumë hollë.

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 18 korrik 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga për mjekrën e Edi Ramës u djegtë Shqipëria te Rama thotë se ka një sulm të organizuar ndaj turizmit e deri tek për ata që mbrojnë vrasjet e 21 janarit.

  • VIDEO

    DENONCIMI BOMBË/ Paguhen para në portale për të nxirë turizmin shqiptar. DEBATE të forta në studio

  • VIDEO

    Turizmi bregdetar, gazetarët për 'Repolitix' nga Saranda dhe Vlora: Ka rritje të çmimeve! Në Durrës s’ndikon xhepat e qytetarëve

    Sulm të organizuar i cilësoi kreu i qeverisë Edi Rama lajmet sipas tij të rreme që po përhapen për turizmin në vend, dhe për këtë, ai tha se strukturat kibernetike janë vënë në lëvizje. Në emisionin ‘Reporlitix’ në Report Tv u diskutua në lidhje me problematikat e turizmit bregdetar dhe rritjen e çmimeve

    • VIDEO

      Sezoni turistik, në Sarandë ka rënie të pushuesve familjarë

      Limos Didani gazetari i Report Tv nga Saranda ka raportuar për emisionin ‘Repolitix’ për situatën e turizmit në qytetin bregdetar. Sipas gazetarit ka një rënie të pushuesve familjarë

       
    • VIDEO

      Sezoni turistik, gazetari Tanini: I fyejmë shqiptarët e Kosovës u ngremë çmimet

      Gazetari Eljan Tanini, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv teksa po diskutohej për turizmin i konsideroi turistët shqiptarë nga Kosova si besnikë, por ka një tendencë që t’u ngrenë çmimet në bregdetin shqiptar.

       
    • VIDEO

      Studiuesi Nexhmedin Spahiu: Pas liberalizimit të vizave një pjesë e shqiptarëve nga Kosova bëjnë pushime në Greqi e Bullgari

      Studiuesi Nexhmendin Spahiu në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv nga Kosova tha se pas liberalizmit të vizave ka një tendencë të shqiptarëve nga Kosova që t’i kalojnë pushimet në Greqi ose Bullgari. Vetë profesor Spahiu tha se që kur ra sistemi totalitar në Shqipëri, ai frekuenton plazhin e Durrësit çdo vit.

       
    • VIDEO

      Janë rritur çmimet në Jug? Gazetari i Report Tv nga Vlora: Dreka vjet në një restorant në Nartë shkonte 50 mijë lekë, sivjet deri në 70 mijë

      Nga Vlora gazetari Armand Xhelili ka raportuar për situatën e turizmit në qyteti bregdetar. Sipas gazetarit të Report Tv, vihet re një tendencë në rënie e numrit të turistëve, por megjithatë ditët e fundit ka pasur një fluks të lartë. Sipas gazetarët turistët shprehen se ka rritje të lartë të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar.

       
    • VIDEO

      SPAK heton ’21 Janarin’, Koçi në Report Tv: Familja Nika ka audio-përgjim se kush ka urdhëruar për të qëlluar! Korreshi: Drejtësia të vihet në vend

      Deputeti Petro Koçi, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv thotë se familja Nika disponon një audio përgjim se kush ka dhënë urdhër për të qëlluar me 21 janar. Deputeti socialist nënvizoi se prokuroria ka shumë për të hetuar pasi shumë gjëra nuk janë hetuar.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv