• VIDEO

    Fëmija juaj ende nuk po flet? Specialisti Saqellari: Vëmendje ndaj këtyre shenjave, sidomos…

    Çdo fëmijë ka një ritëm individual të zhillimit, por nëse fëmija nuk flet aq sa shumica e fëmijëve në të njëjtën moshë, problemi mund të jetë vonesa në të folur. Vonesa e gjuhës dhe të folurit shfaqet kur një fëmijë nuk zhvillon gjuhën dhe të folurit në normën e pritur. Megjithatë, ky është një problem zhvillimi i zakonshëm, që prek deri në 10% të fëmijëve në ciklin parashkollor, edhe pse në vitet e fundit numri i fëmijëve me vonesë në të folur është rritur ndjeshëm. Një fëmijë me vonesë gjuhësore afër 3 vjeç, ka një fjalor shumë të kufizuar, dhe gjatë komunikimit dominojnë më shumë gjestet. Në studion e “Rreze Dielli” me logopedistin Spiro Saqellari flasim për problemet e të folurit tek fëmijët! Pse sot fëmijët flasin me vonesë? Kur prindërit duhet të fillojnë të shqetësohen pse fëmija i tyre nuk po flet? Cilat janë shenjat më tipike? A është mungesa e përtypjes dhe e gëlltitjes shenjë e problemeve me të folurit? A ka lidhje vonesa në të folur dhe në të shprehur me një formë të autizmit?  

  • VIDEO

    Rojet bregdetare, si paraqitet gjendja në plazhet tona? Flet vrojtuesja nga Vlora

    Rojet bregdetare, si paraqitet gjendja në plazhe? A ka mjaftueshëm roje të liçensuara? E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” trajnerja e liçensuar e vrojtuesve të plazhit Leneda Kamberaj, në një lidhje direkte nga kulla e vrojtimit në Vlorë, tregon si paraqitet gjendja në plazhet tona. A ka pasur raste problematike që kanë kërkuar ndihmë, duke qenë se dhe fluksi i pushuesve të plazhit në këtë periudhë  të verës është tejet i madh.

  • VIDEO

    Byrek me jeshillëqe dhe djathë me petë të gatshme nga zonja Albana / Super shije!

    Byrek me jeshillëqe dhe djathë me petë të gatshme

    Përbërësit:

    • 1 pako peta
    • 50 ml vaj ulliri
    • 3-4 qepë të njoma
    • 1/2 tufë dhjozëm
    • 1/2 tufë kopër
    • 500 gr jeshillëqe
    • 400 gr djathë i bardhë
    • 1 litër qumësht / kos
    • Pak spec djegës
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Jeshillëqet i presim, i marinojmë për 10-15 minuta derisa të lëshojnë lëngjet. Presim qepët e njoma, koperën, dhjozëm dhe rigon të freskët. I bashkojmë me jeshillëqet duke shtuar pak fara speci djegës, vaj ulliri, djathë të bardhë, qumësht ose kos sipas dëshirës. Hapim petën e byrekut, I vendosim duke i spërkatur me pak qumësht në tavë, vendosim mbushjen, e hapim mirë dhe përsëri petë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë derisa të marrë ngjyrë të bukur në sipërfaqe.  

  • VIDEO

    Sapuni e bardhë, shije e ëmbël e traditës nga zonja Albana, e lehtë dhe delikate

    Sapuni e bardhë

    Përbërësit:

    • 500 ml ujë
    • 250 gr niseshte
    • 300 gr sheqer
    • 250 gr gjalpë
    • 1 filxhan kafeje vaj ulliri

    Përgatitja:

    Në një tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së ujit dhe sheqerin, i trazojmë mirë duke i vënë në zjarr për të marrë valë. Ndërkohë në një enë tjetër tresim niseshtenë në sasinë tjetër të ujit. E përziejmë ngadalë me lugë druri derisa të tretet plotësisht pa krijuar kokrriza. Sapo uji nis të marrë valë hedhim niseshtenë e tretur. Ulim nxehtësinë e sobës dhe e trazojmë shpejt që të mos cignoset në fund. Kur fillon e trashet niseshteja shtojmë vajin dhe gjalpin e tretur. E trazojmë pa ndaluar për gati 10 minuta. Sapunija është gati kur të jetë formuar një masë e tejdukshme që nuk ngjitet tek luga dhe që shkëputet lehtësisht nga anët e tenxheres. Heqim tenxheren nga zjarri dhe marrim një lugë gjelle e cila na shërben për t'i dhënë forma sapunisë (për t'i dhënë formën e duhur në pjatë duhet vepruar shpejt që të mos na ngrijë). Para se të marrim masën e sapunisë, lugën e gjellës e zhysim në një gotë me ujë të ftohtë. Marrim masa të vogla me anë të lugës dhe i vendosim në një pjatë të cekët.

  • VIDEO

    Komposto me kumbulla nga zonja Albana/Ja si të përgatisni komposton e ftohtë të verës

    Komposto e ftohtë me kumbulla

    Përbërësit:

    • 1 kg kumbulla të freskëta ose të thata
    • 1 gotë sheqer kaf
    • 1 deri 2 litra ujë
    • 1 shkop kanelle

    Përgatitja:

    Lajmë kumbullat, i presim në mes dhe heqim bërthamat. I hedhim në një tenxhere me sheqerin dhe ujin, i lëmë për 2 orë. Më pas, shtojmë edhe shkopin e kanellës dhe e vendosim në zjarr për 12-15 minuta. E hedhim në vazo qelqi dhe pasi të ftohet e vendosim në frigorifer. 

  • VIDEO

    Trahana me bukë e djathë / Sekreti i shijes perfekte nga zonja Albana

    Trahana me bukë e djathë

    Përbërësit:

    • 1 litër ujë
    • 5 lgj trahana
    • 1 filxhan vaj ulliri
    • 250 gr djathë i bardhë
    • Bukë e zezë
    • Piper të kuq djegës
    • Qepë të njoma (sipas dëshirës)

    Përgatitja:

    Në fillim, në një tas të madh bëjmë bukën përshesh. Marrim tenxheren e thellë ku një natë më parë kemi hedhur 5 lugë trahana dhe një gotë ujë të ftohtë. Shtojmë mbi të ujin e vakët dhe e vendosim tenxheren në zjarr. E përziejmë pa ndaluar derisa të arrijë të marrë valë. E lëmë të vlojë përreth 5 minuta pa e trazuar. E rregullojmë për kripë dhe hedhim përsheshin. E përziejmë pak që e gjithë buka të mbytet me trahana dhe e mbulojmë me kapak. E lëmë të mbuluar për disa minuta në mënyrë që buka ta pijë gjithë trahananë. E shërbejmë në pjata të cekta të mëdha. Fillimisht mbi pjatë hidhet vaj ulliri dhe djathë i bardhë i thërrmuar, pastaj një shtresë trahana të cilës i hedhim përsëri vaj ulliri dhe djathë të bardhë të thërrmuar. Sipas dëshirës spërkatet me pak piper të kuq djegës dhe shoqërohet me qepë të njomë.

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 19 korrik 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga peshqit e vegjël e hëngrën peshkun e madh te Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës me ne e deri tek  katastrofë e Vllaznisë ,Tirana digjet që në start.

  • VIDEO

    Spahiu: Asnjë shtet në botë nuk shpëtohet nga 18 prokurorë, por nga ndryshimi sistemit

    Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar raportimin në Kuvend të kreut të SPAK Altin Dumani më 15 korrik për raportin vjetor të SPAK për 2023, tha se një shtet nuk mund të shpëtohet nga 18 prokuror që ka SPAK.

  • VIDEO

    ‘Grupi i Alibeajt po krijon një parti të re’, Toska në Report TV: Po mbledhin firmat! Haklaj: Basha synon të bëjë rekurs për vulën e PD

    Pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës duket se brenda grupit të Bashës ka nis përçarja.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)

    Një humbje e mistershme e një 18-vjeçari nga Belshi i Elbasanit na kthen 14 vite pas në kohë. Ishte viti 2010 kur Erjon Gjolena u nis drejt Greqisë, sëbashku me mikun e tij Pëllumb Muca, më datë 2 Mars. Ndërsa kaluan në tokën Helene, ilegalisht dhe duke bërë 4 ditë rrugë në këmbë, Pëllumbi sëmuret dhe Erjoni u detyrua ta nxirrte në rrugën kryesore për t’ja dorëzuar policisë. Pas ketij moment 18 vjecari i asaj kohe u shkëput gjatë udhëtimit duke humbur kontaktet me mikun e tij.

    Me destinacion një zonë që ndodhet dy orë larg nga Katerini, Erjoni mbërriti shëndoshë e mirë. Në këtë moment ai mori në telefon Arditin vëllain e tij, ndërsa i tha se gjithcka ishte mirë dhe se po mundohej të gjente një punë. Kontaktet i kishin të rregullta deri më datë 8 mars, datë e cila shënon telefonatën e fundit që Erjoni realizoi me të vëllanë, të cilit i pohoi se kishte dalë për kafe, por më pas shkëputën cdo kontakt.

    Nga kërkimet e familjarëve mësohet se atë ditë që i riu ndodhej në Greqi, kishte komunikuar me një bari grek, ndërsa ky i ishte lutur të qëndronte, pasi kishte rënë nata. Të nesërmen, para se të largohej Erjoni mësohet se kishte thënë që do të shkonte në drejtim të Katerinit, atje ku ndodhej edhe një tjetër mik i të riut.

    Familjarët kanë ndjekur të njëjtin itinerar sipas këtyre fjalëve duke kërkuar në Katerini, por atje nuk mundën të gjenin asnjë gjurmë të Erjon Gjolenës.

    Këtu lindën dyshimet e para se Erjoni kishte gënjyer në lëvizjet që po bënte, arsye të cilën familjarët nuk e dinë ende.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Korrik 2024 – Receta/’Top Form’ me Lajla Pernaska/ Benefitet e acidit hialuronik

    Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Biftek shtëpie me domate dhe djathë bebe / Pilaf me perime / Tarator me kungull dhe patëllxhan / Ashure tradicionale me fruta të thata.

    Kultura shëndetësore është pjesë e kulturës sonë të përgjithshme dhe i referohet vlerave, besimeve, normave të sjelljes në përditshmërinë tonë. Edhe kujdesi për veten, është çështje kulture, madje është kyç për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të njeriut, por që ne shpesh e neglizhojmë… Në këtë ide është dhe ish- politikania dhe aktivistja Lajla Pernaska, e cila së fundmi ka botuar librin e saj që i dedikohet shëndetit dhe mirëqënies, të cilin e ka quajtur “TOP FORM”. Sipas autores, vetëm një informim i përditësur mundëson njohuritë e nevojshme për të marrë vendime për shëndetin dhe mirëqenien tonë mendore dhe shpirtërore. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” Lajla Pernaska thekson se ndryshimi i stilit të jetesës, ushqimi i ekuilibruar, shmangia e zakoneve të dëmshme, stabiliteti mendor dhe emocional janë jetike në ditët e sotme.

    Në studion e “Rreze Dielli” me dermatologen Denisa Zhegu flasim për Acidin Hialuronik, i cili bën mrekulli për fytyrën dhe është një përbërës për të cilin jo të gjithë kanë informacionin e duhur dhe jo të gjithë e njohin. Çfarë është dhe çfarë trajton acidi hialuronik, si dukemi pas trajtimit me të dhe a është e dhimbshme si procedurë? Sa i sigurtë është, a ka efekte anësore? Pasi bëjmë peeling a mund të përdorim acid hialuronik? Sa zgjat efekti dhe çfarë kujdesi duhet të kemi mbas injektimit… Dermatologia Zhegu në studio na tregon dhe si bëhet aplikimi në fytyrë për të marrë përfitimet e duhura për hidratim, elasticitet dhe vitalitet.

     

  • VIDEO

    Si të hidratoni dhe vitalizoni lëkurën me acidin hialuronik / Këshilla nga dermatologia

    Në studion e “Rreze Dielli” me dermatologen Denisa Zhegu flasim për Acidin Hialuronik, i cili bën mrekulli për fytyrën dhe është një përbërës për të cilin jo të gjithë kanë informacionin e duhur dhe jo të gjithë e njohin. Çfarë është dhe çfarë trajton acidi hialuronik, si dukemi pas trajtimit me të dhe a është e dhimbshme si procedurë? Sa i sigurtë është, a ka efekte anësore? Pasi bëjmë peeling a mund të përdorim acid hialuronik? Sa zgjat efekti dhe çfarë kujdesi duhet të kemi mbas injektimit… Dermatologia Zhegu në studio na tregon dhe si bëhet aplikimi në fytyrë për të marrë përfitimet e duhura për hidratim, elasticitet dhe vitalitet.   

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv