-
VIDEO
Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan
Deputeti i PS, Erion Braçe ka shigjetuar deputetin e opozitës Agron Shehaj i cili zhvilloi një interpelancë me ministren e bujqësisë për fondet e IPARD. Pa e përmendur me emër, Braçe tha në Report Tv se njerëz që të vetmin biznes që kanë pasur në jetë ka qenë call centeri, dalin e flasin për bujqësinë tani që janë bërë poltikanë. I ftuar në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Braçe dha edhe sugjerimet e tij se çfarë mund të bëhet më mirë për bujqësinë. Sa u takon fondeve të IPARD theksoi se është një çështje që duhet hetuar me patjetër nga organet e drejtësisë.
-
VIDEO
21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, do dalin prova të reja nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim
Deputeti socialist, Erion Braçe i ftuar në Report Tv komenton 21 janarin dhe nisjen e hetimeve nga SPAK. Braçe thotë se SPAK duhet të bëjë një hetim gjithëpërfshirës për vrasjet e 21 janarit, duke e cilësuar një krim shtetëror të organizuar.
-
VIDEO
Blushi goditi me grusht Halit Valterin, Braçe për Report Tv: Zhgënjim i madh, kam parë edhe çizme që hidhen nga e njëjta parti
Erion Braçe në një intervistë për Report Tv ka reaguar për sjelljen e Tedi Blushit në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, teksa goditi me grusht Halit Valterin. Braçe shprehet i zhgënjyer me sjellen e Tedi Blushit, duke thënë se janë sjellje jo të hijshme që vijnë nga e njëjta parti.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 korrik 2024 – Receta/ Problemet në veshka, kura natyrale nga Ylli Merja/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kunguj të mbushur / Supë pule me oriz / Sallatë verore me patëllxhanë.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndalemi në një problematikë shëndetësore, e cila edhe pse nuk është një sëmundje mund të na bëhet shkak më vonë për sëmundje të ndryshme në organizëm. Bëhet fjalë për sindromën nefrotike tek fëmijët, cilat janë simptomat e heshtura të problematikave që lidhen me veshkat? Në studion e “Rreze Dielli” tregojmë sesi mund të dallohen problemet në veshka tek fëmijët dhe si duhen trajtuar në mënyrë që të mos bëhen shkak për rrisqe më të rënda në organizëm.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e katërt të muajit, 22-28 Korrik. Sipas astrologut Pulla është një javë shumë e mirë në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe më specifikisht me blerjet dhe mund të konsiderohet si java e blerjeve të mëdha. Tre planetet kryesor si Mërkuri, Jupiteri dhe Afërdita japin mundësi në këndin që ato bëjnë, ndërsa në çështjet që kanë të bëjnë me kontrata të rëndësishme, koha është shumë pozitive, madje shanset më të mëdha janë nga e mërkura deri ditën e shtunë, theksoi Pulla. Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut, ku duhet të fokusen dhe ku duhet të bëjnë më tepër kujdes?
-
VIDEO
Këto simptoma tregojnë probleme në veshka tek fëmijët /Ja disa trajtime natyrale nga Ylli Merja
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndalemi në një problematikë shëndetësore, e cila edhe pse nuk është një sëmundje mund të na bëhet shkak më vonë për sëmundje të ndryshme në organizëm. Bëhet fjalë për sindromën nefrotike tek fëmijët, cilat janë simptomat e heshtura të problematikave që lidhen me veshkat? Në studion e “Rreze Dielli” tregojmë sesi mund të dallohen problemet në veshka tek fëmijët dhe si duhen trajtuar në mënyrë që të mos bëhen shkak për rrisqe më të rënda në organizëm.
-
VIDEO
Java e blerjeve, favorizime e surpriza për …/ Horoskopi javor 22-28 korrik nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e katërt të muajit, 22-28 Korrik. Sipas astrologut Pulla është një javë shumë e mirë në lidhje me marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe më specifikisht me blerjet dhe mund të konsiderohet si java e blerjeve të mëdha. Tre planetet kryesor si Mërkuri, Jupiteri dhe Afërdita japin mundësi në këndin që ato bëjnë, ndërsa në çështjet që kanë të bëjnë me kontrata të rëndësishme, koha është shumë pozitive, madje shanset më të mëdha janë nga e mërkura deri ditën e shtunë, theksoi Pulla. Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut, ku duhet të fokusen dhe ku duhet të bëjnë më tepër kujdes?
-
VIDEO
Kunguj të mbushur nga zonja Albana
Kunguj të mbushur
Përbërësit:
- 1 kg kunguj të njomë
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 350 gr qepë
- 500 gr mish i grirë
- 400 gr domate
- 80 gr oriz
- Kripë, piper i zi
- Kopër, majdanoz
Përgatitja:
Pastrojmë kungujt duke i dhënë formën që dëshirojmë (tub ose varkë). Më pas i japim një skuqje të lehtë. Pjesën e brendshme të kungujve e grijmë shumë hollë. Në një tigan të thellë kaurdisim qepën të grirë shumë hollë dhe mishin e më pas i trazojmë së bashku derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë orizin e domatet dhe i lëmë të ziejnë vetëm për 7-8 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper e bimë aromatike dhe mbushim kungujt, të cilët i vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Supë pule me oriz nga zonja Albana, plot vlera ushqyese në një pjatë të vetme
Supë pule me oriz
Përbërësit:
- 500 gr mish pule
- 1.5 litër lëng mishi
- 2 vezë
- 50 gr oriz
- 1 karrotë
- 1 limon
- 1 lgj miell misri
- 2 lgj gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe kripë vendosim mishin e pulës. Pasi të ziejë shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe karrotën të grirë në rende. Miellin e tresim me ujë dhe pasi ka zjerë orizi e shtojmë në tenxhere bashkë me të verdhat e vezëve. E spërkasim me majdanoz, piper dhe pak gjalpë të tretur.
-
VIDEO
Patëllxhanë me domate, hudhër e bimë aromatike/ Shije e parezistueshme nga zonja Albana
Sallatë verore me patëllxhanë
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë
- 1 kokë hudhër
- 3 lgj vaj ulliri
- 2 lgj uthull
- Majdanoz
- Domate qershi
- Koper
- Kripë
- Arra sipas dëshirës
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët, i presim në feta rrumbullake dhe i vendosim në ujë me kripë për 10-15 minuta. I kullojmë dhe i thajmë me letër kuzhine. Patëllxhanët mund t'i pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta duke i vendosur në një tepsi me letër pjekje, ose lyejmë me pak vaj vegjetal një tigan zgare dhe i pjekim në të. Hudhrat i grijmë imët kopër, dhe i vendosim në një tas ku shtojmë kripë, uthull, vaj ulliri. Marinojmë patëllxhanët dhe i servirim duke shtuar domate qershi, majdanoz dhe arra të grira sipas dëshirës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 22 korrik 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Joe Biden tërhiqet nga gara për president të SHBA te gruaja që do të mund Donald Trump e deri tek vrasje e 3-fishtë në Memaliaj.
-
VIDEO
Jeta në Cudhi Kampt | Veri Jug
Xhemal Xhija, kryetar I fshatit Cudhi Kampt, flet për jetën mes maleve. Për familjet e pakta në fshat, për blegtorinë dhe varfërinë në fshat, duke pohuar se në Cudhi nuk mungojnë ujët e pijshëm, energjia elektrike dhe shkolla për fëmijët.
-
VIDEO
Veri Jug në Qafë Shtamë, dhitë e trashëguara në familjen Pula
Ramazan Pula, banor në fshatin Cudhi, thotë se në familjen e tij dhitë nuk janë hequr asnjëherë, brez pas brezi dhe se ai ka qenë bari I vogël qysh në moshën 7 vjecare.