• VIDEO

    ‘Janë organizatë kriminale’, avokat Beqiri: Meta tha se kokëpalarët u vranë më ‘21 janar’

    Avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv e ka cilësuar si organizatë kriminale pushtetin e Sali Berishës, kur vrau në bulevard 4 protestues më 21 janar.

  • VIDEO

    Vrasja e Aleks Nikës ende sot nuk ka autor, avokati: Kakofoni në lidhje me provat

    Pas nisjes së hetimeve nga SPAK për 21 janarin, avokati Përparim Çaça i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv tha se po krijohet një kakofoni me provat.

  • VIDEO

    U plagos më '21 janar', gazetari Mahmutaj për 'Repolitix': E pashë gardistin Agim Llupo që po qëllonte drejt nesh! Provat SPAK i ka me video

    Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues, e ka cilësuar si hap pozitiv faktin që SPAK ka nisur hetimet për ’21 janarin’. Gazetari pohoi se ka parë gardistin Agim Llupo teksa ka hapur zjarr drejt qytetarëve në një kohë kur po largoheshin.

    • VIDEO

      ’21 janari’/ Gazetari Doçi: Berisha u përpoq të blinte familjen Deda, u çoi çanta me para

      Gazetar Adriatik Doçi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se ka një elemnt tjetër që nuk është hetuar më  ’21 Janar’, është fakti se Sali Berisha është përpjekur për të blerë familjen e Hekuran Dedës, pas vrasjes së tij. Sipas Doçit u janë çuar para që të pranonin Berishën në mort dhe të akuzonin Ramën për vrasjet në Bulevard.

    • VIDEO

      'SPAK liron Berishën, Rama pranon qeverinë teknike'. Zbulohen mesazhet e protestës së PD (11 korrik 2024)

    • VIDEO

      Dosja K - Akademisti, që nuk ju nënshtrua as fashizmit as komunizmit (16.07.2024)

      Ida Daci ka lindur në Bulqizë me 21 shkurt 1953. Ai qytet i vogël minator, mes maleve, ishte caktuar nga regjimi, si vendi ku do të jetonte familja daci, si një ndëshkim që regjimi komunist i jepte babait të saj Edip Dacit, ushtarak karrierë, i doplomuar në akadmeinë ushtraake në Modena Itali, me një varg kontributesh gjatë viteve të luftës, atdhetar e patriot, por që komunistët e persekutuan që në ditët e para të regjimit. Ai vinte nga një fmailje patriote nga Dibra e Madhe, një fmailje që kishte nxjerrë shumë burra me emër në luftë e në politikë. Edhe ai vetë kishte pasur një karrierë të kulluar, një kundërshtar i fashizmit që në vitet e akademisë, dhe një luftëtar në vendin e tij pa u pajtuar asnjë ditë me pushtuesit. Por pavarësisht parimeve dhe bindjeve të tij të palëkundura atdhedashëse Edip Daci, do të kalonte mes përmes ferrit komunist, së bahsku me fëmijët e tij dhe bashkëshorten e tij Remzien edhe ajo nga familja patriote Strazimi. Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

    • VIDEO

      Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)

      Fran Marku është i riu nga Shkodra i cili rezulton i humbur që prej vitit 2007. Një nga pesë djemtë në një familje të madhe, Rute dhe Ndue kishin 6 djem dhe një vajzë. Nga fshati Fin i Vaut të Dejës, Frani sapo kishte mbaruar 8-vjeccaren, qëndronte asokohe në shtëpi për t’u ardhur në ndihmë prindërve në punët e përditshme. Ishte viti 2004 kur një prej vëllezërve, i cili jetonte në Itali, Ndreca vendos ta marri me vete të vëllanë Franin në Pavia. Frani punësohet në një fabrikë të përpunimit të lëndëve drusore dhe punon aty për afro tre vite. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta. Ajo që e pengonte qëndrimit e tij gjatë në shtetin italian ishte mospajisja me dokumenta. Në gusht të vitit 2006 Frani dhe Ndreca kthehen në Shqipëri, për të bërë dasmën e këtij të fundit. Pasi bënë dasmën Ndreca dhe bashkëshortja e tij rikthehen në Itali, ndërsa Frani jo. Ai vendos të nisej në Volos të Greqisë, në fund të shtatorit ku qëndroi për afro 3 muaj. Afrimi i festave të fundvitit bën që Frani të kthehet në Shkodër për të festuar me familjen. Askush nuk i dinte planet e ardhshme të 38-vjecarit, derisa ai i pati pohuar kunatës së tij se: “Unë do të iki në një vend shumë të largët, ikjen e kam 100% të sigurtë, por të lutem mos i trego familjes, derisa unë të shkoj “… Familjarët kujtojnë se pak pas kësaj bisede, ndërsa ishin në shtëpi sëbashku, Franit i bie telefoni dhe flet gjatë me një person të panjohuar pwr afro 1 orë. Nga pasditja rreth orës 17:00 Frani është parë të dalë nga shtëpia, por lë telefonin dhe në sirtar nuk i kishte marrë as paratë. Ishte nisur i veshur firmato dhe me vete kishte marrë vetëm pasaportën e tij. Kjo ikje e çuditshme e tij ka mbetur në kujtesën e familjarëve si një mister që la pas Frani. Ky largim i mistershwm ngre pikwpyetje tw mwdha. Që nga ajo ditë familja nuk ka asnjë informacion lidhur me vendodhjen apo fatin e Fran Markut. Shokët e tij dijnë të thonë të vetmin detaj, atë se dëshira e Franit kishte qenë gjithnjë të shkonte në një shtet të largët…emrin e të cilit nuk e mësuan kurrë.

    • VIDEO

      SPAK nis hetimin për 21 janarin, Ibsen Elezi në Report Tv: Persona konkret kanë dhënë urdhër për të qëlluar! Duhen fakte nëse është i përfshirë Berisha

      Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për 21 janarin.

    • VIDEO

      Raportimi i Dumanit në Kuvend, Romeo Kara në Report Tv: Sulmet e opozitës treguan se problemin e kanë me drejtësinë! Për 21 janarin të thirren Ina Rama e Basha

      Juristi tha se raportimi i Dumanit ishte i qartë dhe u përgjigj me fraza të shkurtëra, ndërsa theksoi se sulmet e opozitës ndaj kreut të SPAK, treguan se ata problemin e kanë me drejtësinë.  

    • VIDEO

      Temperaturat ekstreme, Eugena Tomini: Të shmangen daljet në oraret e pikut! Ja grupmoshat që duhet të kenë kujdes

      Stina e verës, me temperatura shumë të larta mund të jetë veçanërisht sfiduese për disa kategori të caktuara personash, nëse ekspozohen për një kohë të gjatë në diell.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Korrik 2024 – Receta/ Maska virale/ Higjena intime në verë/ Planetariumi i Kosovës

      Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjevrekë me susam dhe Trileçe me karamel. E ftuar në këndin e kuzhinës amvisa korçare Xheni Fundo, e cila jeton prej vitesh në Amerikë dhe është tepër virale në rrjetet sociale. Ajo përgatiti Kungulleshka role në petë me gjizë dhe Patëllxhanë të mbushur me djathë.

      Të kesh një fytyrë të pastër, pa njolla, akne, pore të zmadhura dhe mbi të gjitha pa rrudha dhe elastike e plot jetë është ajo që do të dëshironte çdo femër. Për ta arritur këtë, do të ishit të gatshme të paguanit shifra nga më të shtrenjtat, por zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike, mjafton t’i hidhni një sy dollapit tuaj të kuzhinës dhe të ktheni mirëmbajtjen e lëkurës tuaj në një rutinë të përditshme. Në rubrikën ‘Beje vetë’ në “Rreze Dielli”, amvisa virale që jeton në Amerikë, Xheni Fundo, na përgatiti 3 maska fantastike me përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi: Maskë koreane tepër virale në Amerikë për lëkurë si bebe/ Botoks natyral për fytyrë pa rrudha dhe një krem për zbardhjen e ngjyrës së errët në zonën poshtë sqetullave.

      Të kesh një rutinë të rregullt çdo ditë për higjienën intime është padyshim shumë e rëndësishme për të parandaluar irritimet, infeksionet apo erën e pakëndshme. Tani në sezonin e verës sigurisht që bashkë me çantën e plazhit na duhen disa produkte për t’u kujdesur për veten tonë meqënëse dhe infeksionet mykotike apo bakteriale dhe irritimet e lëkurës janë më të përhapura. Sa i rëndësishëm është kujdesi dhe higjiena intime, sa shpesh duhet të lahemi në këto temperatura të larta, si të veprojmë me erën e djersës? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me farmacisten Arba Gramo, e cila na jep disa këshilla tepër të vlefshme si dhe rekomandon produktet më të mira që duhet të përdorim dhe gabimet që një pjesë e vajzave bëjnë.

      Më 20 qershor 2024 ka përfunduar ndërtimi i planetariumit të parë në Kosovë që kishte nisur gati një vit më parë. Pas një pune intensive, godinës së re dhe teleskopit gjigand, ju prenë shiritat. Një nga iniciatorët e kësaj nisme të bukur, Milaim Rushiti, profesor i astronomisë, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” tregon se Observatori dhe Planetariumi do të jenë në shërbim të zhvillimit të aktiviteteve mësimore dhe jashtë-mësimore të nxënësve dhe të rinjve nga gjithë territori i Republikës së Kosovës. Në këtë observator do të ketë aktivitete të shumta si vrojtimi i diellit me teleskop, shfaqje shkencore në planetarium, vrojtim i qiellit gjatë natës, etj...

       

    • VIDEO

      ÇMENDET MOTI, TEMPERATURAT 45 GRADË, ndikimi në shëndetin fizik dhe mendor | KËSHILLA

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv