Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Domate të mbushura pa pjekje / Vezë sy me salcë domate / Trung çokollate me biskota dhe fruta.
Lëkura, organi më i madh në trupin e njeriut, shpesh shërben si një lajmëtar i pashprehur i shëndetit dhe mirëqenies sonë të brendshme. Çfarë fshihet pas lëkurës tonë? Çfarë jeton në të? Si është ndërtuar organi më i madh në trupin tonë? Çfarë duhet të bëjmë që të kemi një lëkurë të shëndetshme? Si duhet të ushqehemi? Si dhe pse rrudhet lëkura jonë? Cilat janë patologjitë që na tregon lëkura jonë? Si të kuptojmë përmes lëkurës që vuajmë nga sëmundje të caktuara? Meqë lëkura është baza e përthithjes së vitaminës D, tani në verë shumë njerëz shkojnë në plazh, por përsëri nuk kanë nivele optimale të vitaminës D, ku është problemi pse nuk e përthithim? A ka ushqime të caktuara, a ka metoda që vitamina D të përthithet, pse jemi defiçitarë? Kremi dhe syzet a pengojnë përthithjen e vitaminës D? Çfarë nuk duhet të konsumojmë gjatë plazhit për të mos penguar përthithjen e vitaminës D? Ka njerëz që edhe pse nuk konsumojnë ushqime që pengojnë përthithjen, apo ushqehen shëndetshëm, sërish kanë probleme me vitaminën D… Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.
Në rubrikën ‘Bëje vete’ në emisionin ‘Rreze Dielli’ shqiptarja – filipineze Adile Hoxha realizon tre maska të shëndetshme me produkte bio që të gjithë i kemi në shtëpi. Adile, vajza me mama filipineze dhe baba shqiptar e viziton për herë të parë Shqipërinë dhe na tregon emocionet dhe përshtypjet e saj mbresëlënëse. Ajo ndjehet e lumtur që realizoi amanetin e babait për të vizituar vendin e saj të origjinës. Adile është e apasionuar pas rutinës sistematike me maska natyrale, ndaj na sugjeron një maskë hidratuese me vetëm 4 produkte për një fytyrë rinore, pa pore dhe kundra rrudhave. Ju nevojitet vetëm pak mjaltë, kos, vaj ulliri dhe banane. Gjithashtu Adile na prezanton dhe me 2 maskat me virale të vendit të saj për flokë të shëndetshëm, pa maja të dëmtuara dhe gjithë shkëlqim.