Domate të mbushura pa pjekje, plot shije dhe freski nga zonja Albana

10 Korrik, 12:06

Domate të mbushura pa pjekje

Përbërësit:

  • 6 domate
  • 80 gr kunguj të njomë
  • 80 gr bukë
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 karrotë
  • Borzilok
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Domateve i presim pjesën e sipërme si kapak. Largojmë tulin dhe e kullojmë në sitë, shtojmë kripë, piper dhe vaj. Kaurdisim qepën e grirë në kubikë, shtojmë karrotën gjithashtu të prerë në kubikë. E kaurdisim dhe më pas shtojmë kungujt e prerë në disqe. Presim bukën në kubikë dhe e kalojmë në kaurdisje në tigan tjetër. I bashkojmë të dy masat. Rregullojmë shijen me borzilok dhe erëza dhe mbushim domatet duke i spërkatur me lëngun e tulit të tyre.