-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Maj 2024 – Receta/ Gastronomia, një nga pikat e forta të turizmit/ Meridian Ramçaj tregon sekretin e dobësimit
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sherden, gatim plot shije i traditës / Mantia me patate dhe mish të grirë / Gogozhare shtëpie.
Numri i lartë i turistëve që pritet të vijnë në vendin tonë këtë vit, sfidon gastronominë shqiptare dhe restorantet në mbarë Shqipërinë, për të qenë në lartësinë e duhur të kërkesave, por a jemi ne gati për atë që njihet si “turizmi gastronomik”? A është gastronomia një nga pikat e forta të turizmit shqiptar? Nëse ka një gjë që të huajt e preferojnë, është pjesa e kuzhinës tonë që mbahet fort tek tradita, ku kryesisht është kuzhina ballkanase, me bazë mishi apo peshku për zonat bregdetare. Çfarë i tërheq më së shumti turistët e huaj nga kuzhina jonë? Por, turizmi gastronomik shkon përtej kuzhinës, pjatave dhe njohjes së tregut, ndaj është e nevojshme të zhvillohet një zinxhir vlerash, nga prodhimi dhe përpunimi në konsum. Me rritjen e kërkesës për turizmin gastronomik, rritet edhe konkurrenca, ndaj ne duhet të jemi gati për të përballuar një fluks të tillë turistësh që e dinë çfarë kërkojnë dhe duan të shijojnë. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e kulinarisë, sipërmarrësen Dhurata Thanasi dhe shefin e kuzhinës Fundim Gjepali.
I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, një personazh tejet i njohur në fushën televizive, Meridian Ramçaj, i cili së fundmi ka bërë një ‘revolucion’ me fizikun e tij, ka humbur plot 22 kilogramë në pak kohë. Ai na tregon sekretin e dobësimit prej 22 kg dhe dietën ushqimore që po ndjek… Gjithashtu, duke qenë se jemi vetëm një ditë përpara finales së madhe të Big Brother Vip, Meridian Ramçaj si një ish-banor i BBV i edicionit të kaluar, na tregon se cili është sipas tij fituesi i këtij edicioni.
-
VIDEO
Ja si do të jetë moti dhe temperaturat për ditët në vijim
Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.
-
VIDEO
Ka rrëzuar 22 kg, Meridian Ramçaj tregon sekretin / Ja kush e fiton Big Brother Vip këtë vit!
I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, një personazh tejet i njohur në fushën televizive, Meridian Ramçaj, i cili së fundmi ka bërë një ‘revolucion’ me fizikun e tij, ka humbur plot 22 kilogramë në pak kohë. Ai na tregon sekretin e dobësimit prej 22 kg dhe dietën ushqimore që po ndjek… Gjithashtu, duke qenë se jemi vetëm një ditë përpara finales së madhe të Big Brother Vip, Meridian Ramçaj si një ish-banor i BBV i edicionit të kaluar, na tregon se cili është sipas tij fituesi i këtij edicioni.
-
VIDEO
Njihuni me gatimet shqiptare që joshin turistët…/ A jemi gati për turizëm gastronomik?
Numri i lartë i turistëve që pritet të vijnë në vendin tonë këtë vit, sfidon gastronominë shqiptare dhe restorantet në mbarë Shqipërinë, për të qenë në lartësinë e duhur të kërkesave, por a jemi ne gati për atë që njihet si “turizmi gastronomik”? A është gastronomia një nga pikat e forta të turizmit shqiptar? Nëse ka një gjë që të huajt e preferojnë, është pjesa e kuzhinës tonë që mbahet fort tek tradita, ku kryesisht është kuzhina ballkanase, me bazë mishi apo peshku për zonat bregdetare. Turizmi gastronomik shkon përtej kuzhinës, pjatave dhe njohjes së tregut, ndaj është e nevojshme të zhvillohet një zinxhir vlerash, nga prodhimi dhe përpunimi në konsum. Me rritjen e kërkesës për turizmin gastronomik, rritet edhe konkurrenca, ndaj ne duhet të jemi gati për të përballuar një fluks të tillë turistësh që e dinë çfarë kërkojnë dhe duan të shijojnë. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e kulinarisë, sipërmarrësen Dhurata Thanasi dhe shefin e kuzhinës Fundim Gjipali.
-
VIDEO
Sherden me të brendshme qingji, qepë dhe oriz / Plot shije nga zonja Albana
Sherden
Përbërësit:
- 3 qepë
- 1 karrotë
- 1 lgj gjalpë
- 2 lugë supe oriz
- 1/2 tufë majdanoz
- Rrënjë selinoje
- Të brendshme qengji
- Pëlhurë qengji
- Gjethe dafine
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- 3 vezë
- 4-5 lugë kos
- 2 thelpinj hudhër
Përgatitja:
Kaurdisim qepët e prera imët së bashku me karrotën dhe selinonë e grirë në rende. Ndërsa të brendshmet (mushkëritë, zemra, veshkat) të prera në copa të vogla i vendosim të ziejnë. Pasi të zbuten pak, shtojmë mëlçitë e prera në kubikë të vegjël, dafinën dhe së bashku i lëmë të ziejnë edhe 5 minuta. Ndërkohë orizin e kemi zier në ujë me kripë për 10 minuta. E shpëlajmë orizin dhe e shtojmë tek perimet e kaurdisura së bashku me të brendshmet. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Pëlhurën e vendosim në ujë të nxehtë, më pas e kullojmë, e shtrijmë mirë mbi tryezën e punës dhe e presim në disa pjesë në formë katërkëndëshi. Në çdo pjesë vendosim nga mbushja e përgatitur, pastaj mbështjellim sarmat të cilat i vendosim në tavë qelqi që reziston në zjarr. Hedhim pak verë të bardhë ose ujë të vakët dhe i vendosim në furrë të nxehtë në temperaturë 200 gradë për t'u pjekur për 20 minuta. Në fund, sipas dëshirës mund të hedhim vezë të rrahura me kos, kripë dhe hudhra të shtypura. E vendosim dhe 5 minuta të tjera në furrë sa të mpiksen pak vezët, por të mbesin të buta.
-
VIDEO
Gogozhare shtëpie nga zonja Albana/ Si t'i përgatisim në pak minuta me super shije
Gogozhare shtëpie
Përbërësit:
- 12 speca të kuq
- 1 lç kripë
- 1 lç sheqer
- 4 thelpinj hudhër
- 2 speca djegës të kuq/jeshil
- 100 ml vaj ulliri
- 100 ml uthull
- 1 limon
- 2 tufë majdanoz
Përgatitja:
Pjekim në furrë specat për 15 minuta. I mbulojmë me letër alumini që të kemi të lehtë heqjen e lëkurës. Të gjithë përbërësit e tjerë i përziejmë në një enë dhe në tas me kapak shtojmë marinadën, më pas specat dhe sërish shtresat me rradhë. Mbyllim kapakun dhe i kemi gati për 2 ditë, por plot shije mund të konsumohen edhe pas 4 orëve.
-
VIDEO
Kafshatëza të mbushura /Mantia me patate dhe mish të grirë nga zonja Albana
Mantia me patate dhe mish të grirë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 lugë maja
- 3 vezë
- 500 ml qumësht
- 2 lgj gjalpë
- 4 patate të mëdha
- 300 gr mish i grirë
- 2 qepë mesatare
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht zemë brumin me miell, vezë dhe qumësht. E lëmë brumin të qetësohet (mund të marrim dhe petë të gatshme) dhe ndërkohë vendosim patatet të ziejnë në ujë me kripë. Pasi ziejnë i kthejmë në pure. Mishin e grirë e kalojmë në një tigan së bashku me qepën e grirë imët dhe e kaurdisim mirë derisa mishi të përthithë lëngjet dhe të kokrrizohet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz. Shtojmë dhe purenë e patateve dhe e lemë masën e mbushjes të ftohet. Hapim një petë të trashë mbi tryezën e punës dhe e ndajmë në katrore. Në mes të çdo katrori vendosim nga një lugë mbushje. I mbledhim dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. I vendosim mantiat të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 24 maj 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Atlin Dumani te asnjë emër që jep shpresë e deri tek ISSH gati ndryshimet në ligj për vitet e punës deri në 90-tën.
-
VIDEO
“Pyete Lulin se ai të paguan”, zëdhënësi i Belerit përplaset me gazetarin. Lita-Dhulit: Ore langaraq
Debati i ashpër u zhvillua në Frontline, teksa Skerdjan Dhuli dhe Lavdrim Lita u kapën për Fredi Belerin, kur po flitej për megaoperacionin e SPAK, që sipas Dhulit u godit shtabi elektoral të Edi Ramës.
-
VIDEO
‘Gjë e gabuar të gjykosh prokurorët’, Etjen Xhafaj: PS ndërmori një ndryshim drastik të drejtësisë, e mori parasysh se mund të prekej
Deputeti i PS-së Etjen Xhafaj, u shpreh se nuk duhet gjykuar nga opinioni prokurori apo gjyqtari, teksa në Frontline diskutohej paraqitja e Dumanit në Komisionin e Ligjeve.
-
VIDEO
Biznesit i duhen 3.3 vite për të marrë zgjidhje nga gjykata! Ekspertët: Ka biznese që kanë pritur një dekadë, dëmi miliona euro
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli në “Studio Live’ me Arbër Hitajn në Report Tv thotë se dëmi që i shkaktohet bizneseve nga mosshqyrtimi në kohë i dosjeve nga Gjykata Administrative e Apelit është në vlerën e miliona eurove.
-
VIDEO
Para Dumanit në Kuvend deputeti pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’, Dhuli: E pyetën të hetuarit e SPAK