• VIDEO

    Tavë verore me mish të grirë dhe speca nga zonja Albana / Super shije, pak kosto!

    Tavë verore me mish të grirë dhe speca

    Përbërësit:

    • 500 gr mish i grirë
    • 2-3 qepë
    • 2-3 speca me tul
    • 50 gr gjalpë
    • 300 ml verë e bardhë
    • 1 gotë qumësht
    • Domate ose salcë domateje
    • Kripë, piper, arrë moskat
    • Majdanoz, koper
    • Vezë sipas dëshirës
    • Peksimadhe
    • Djathë kaçkavall

    Përgatitja:

    Skuqim në gjalpë qepët dhe specat të prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë mishin e grirë, kripë, piper dhe vijojmë me kaurdisjen. Më pas e shuajmë me verë. Sapo alkooli të avullojë shtojmë domatet e qëruara nga cipa dhe të prera në kubikë, kopër, majdanoz dhe më pas ujë. E lëmë sa të ziejë mishi, e largojmë nga soba dhe pasi është ftohur pak shtojmë qumështin. E kalojmë gatimin në tavë pjekjeje. Me ndihmën e lugës hapim vendet për të hedhur vezët. Spërkatim sipërfaqen me kripë, piper, arrë moskat, peksimadhe dhe djathë kaçkavall të grirë. E vendosim të piqet në furrë të ndezur më parë në 200 gradë për 15 minuta.

  • VIDEO

    Byrek me të brendshme qingji, mish pule dhe qepë nga zonja Albana

    Byrek me të brendshme qingji, mish pule dhe qepë

    Përbërësit:

    • 1 pako petë të pjekura
    • 3 petë të bëra vetë
    • 3 qepë të thata
    • 250 gr të brendshme qingji
    • ½ pulë
    • 1 lgj nenexhik
    • Spec djegës
    • Kripë, piper
    • Vaj ulliri

    Për brumin e petëve të hapura vetë:

    • 300 gr miell
    • 3 pika uthull
    • 6 pika vaj ulliri
    • Ujë të vakët
    • Kripë

    Përgatitja:

    Thërrmojmë petët e pjekura në një enë ku shtojmë nenexhik dhe vaj ulliri. Zemë brumin për petët e njoma dhe hapim 3 petë të cilat i shtrojmë në një tepsi. Vendosim më pas petët e pjekura të thërrmuara duke sistemuar anësoret e petëve të njoma. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180 gradë për 25 minuta. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët e grira imët më pak kripë. Sapo qepët të bëhen transparente shtojmë të brendshmet e prera imët dhe mishin e pulës të cilin e kemi zjerë dhe e kemi bërë fije-fije. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Këtë masë e vendosim mbi byrekun e pjekur. Në fund e lagim byrekun me pak nga lëngu i pulës dhe e rivendosim përsëri në furrë për 20 minuta.

  • VIDEO

    Javë pozitive, plot mundësi në.../ Parashikimi i horoskopit 27 maj -2 qershor nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 27 maj – 2 qershor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë me ulje-ngritjet e veta, por pozitive, na jep mundësinë që ne të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, të shikojmë ku kemi gabuar dhe të rregullojmë gjërat që ne duam. Ndikimi i Mërkurit do të japë mundësi në plane personale, është një javë me ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën e dashurisë.

  • VIDEO

    Report TV -'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 27 maj 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga pse Edi Rama i mbush stadiumet me diasporën te ridënimi i Izetit e deri tek Egnatia super kampione.

  • VIDEO

    CRIME STORY - Aventura e Enver Hoxhës me kontrabandën e Marlboro-s (26.05.2024)

    Cikli i ri i dokumentarëve të përjavshëm 'CRIME STORY', të bazuar ekskluzivisht te kronika e zezë, do të ketë në fokus historitë më domethënëse dhe më të bujshme që përfshijnë shqiptarët. Qëllimi është orientimi i opinionit, jo më tepër tek sensacioni dhe detajet e realizimit të krimeve, por së shumti te analiza e shkaqeve që e formësojnë dhe rrugët se si kjo plagë e shoqërisë të shërohet. Programi transmetohet në Report TV, premiera çdo të premte, në orën 22:00, dhe ritransmetimi të dielën, në orën 22:00.

  • VIDEO

    Patatet e Divjakës (26 maj 2024)

    Ju propozojmë të shkojmë në Divjakë miq, ose në Arnisën e lashtë. Atje ku punët e stinës arrijnë kulmin me shkuljen e patates, një ndër më të mirat për shijen e mrekullueshme, eksportuar në shumë shtete të Europës. Josif Gorrea kryebashkiaku I Divjakës na njeh fillimisht me punën e fermerëve dhe bujqve, që të gjithë të barabartë për Bashkinë. Më pas shkulja e patates në arat e familjes Kruti. “Pataja e Divjakës” përmes ekranit të televizionit të familjeve tuaja Report Tv, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

  • VIDEO

    Klinika 24 - Përbërësit e produkteve kozmetike, sa të dëmshëm janë? - Nerta Tushe, biologe (25.05.2024)

    Emisioni mjekësor "Klinika 24" me një eksperiencë 12 vjecare , vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi , informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem. Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com dhe https://www.report-tv.al/home Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: https://www.youtube.com/channel/UCk_fYBSdzmwhZEDPG5L4ShQ?sub_confirmation=1 Like Report Tv on Facebook HERE: https://www.facebook.com/reporttval/ report-tv.al/home shqiptarja.com/home facebook.com/reporttval instagram.com/reporttv.al/?hl=en twitter.com/shqiptarjacom?lang=en https://www.instagram.com/shqiptarjacom/?hl=en #ReportTv #ReportTvLajme #klinika24 #reporttv #shendet

  • VIDEO

    Sa e rëndësishme është fëmiëria për një të rritur të shëndetshëm- Megi Kociaj neuroshkencëtare (25.05.2024)

    'Aventura shqiptare me kontrabandën e Malboros' në 'Crime Story' premierë të dielën ora 22:00 në Report Tv

    Nisur nga viti 1971, për 2 dekada me radhë, Shqipëria komuniste do të bëhej pjesë e një linje të kontrabandës së cigareve “Made in USA”, që furnizonte organizatat kriminale italiane.

  • VIDEO

    Nga martesat e së njëjtës gjini tek pensionet, telëfonuesit debatojnë për aktualitetin

  • VIDEO

    Report TV -'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 25 maj 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga me kë e ka Argita te Edi Rama shpërndan tituj pronësie në Himarë e deri tek finale historike, Partizani-Egnatia për titull dhe miliona.

  • VIDEO

    Lingota e parë arit shqiptar dhe përpunimi i bakrit, Nikollë Gega. Esencë-Report Tv

    Sa milionë ton bakër prodhoi Shqipëria gjatë regjimit monist? Po në të njëjtën kohë, në vit është prodhuar rreth 80 kg ar. Por, me nxjerrjen dhe përpunimin e bakrit, si dhe kur u prodhua lingota e parë e arit në Shqipëri? Flet në Esencë për sekretet e nëntokës shqiptare Inxhinieri Metalurg Nikollë Gega.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv