• VIDEO

    Crime Story - Gazmend Muça, gangsteri i parë shqiptar (12 Maj 2024)

     

    Shqiptarët e interesuar janë përballur me informacione tek-tuk të historisë së Gazmend Muçës, të fortit të Tiranës, i cili u bë i njohur menjëherë pas përmbysjes së sistemit komunist. Por cila është e vërteta, ku përfundon realiteti dhe nis legjenda? Drejtues i një grupi bashkëmoshatarësh të rrugës “Bardhyl”, fama e tij do të kapërcente kryeqytetin në gusht të vitit 1991, pas lajmeve që emetoi eksodi masiv në drejtim të brigjeve italiane.

  • VIDEO

    Esencë - Djalin tim Artin Basha 17 vjeç, e helmoi Sigurimi i Shtetit në spital! Rrëfimi prekës i nënës së tij (12 Maj 2024)

    2 korrik 1990, mësymje nëpër ambasadat e huaja në Tiranë! Pasdite, 2 korrik 1990, 17 vjeçari Artin Basha plagoset nga policia gjatë kalimit të murit në Ambasadën Gjermane. Ai ruhet në reanimacion prej disa ditësh nga dy gjermanë të ambasadës. Më pas ata e lënë spitalin. Artin Basha bëhet mirë! Ditë më pas, Artin Basha i thotë nënës së tij në spital: -Mama unë do të vdes! Artini ndërron jetë në spital në rrethana të dyshimta. Në spital u panë punonjës të Sigurimit të Shtetit, këtë e dëshmojnë personat e stafit të Ambasadës Gjermane që e ruajtën Artin Bashën në spital. Por kjo ngjarje ka edhe pikëpyetjet e saja të cilat janë më shume se të shumta! Ato janë: Si dhe përse e vrau Sigurimi i Shtetit Artin Bashën në Spital?! Çfarë thanë për këtë ngjarje drejtuesit kryesorë të vendit nga më i vogli te më i madhi? 1. Çfarë tha për këtë ngjarje, Qemal Lame, Ministria e Jashtme e jona përmes deklaratave të saj, si është shprehur si deshmitar kyç punonjësi i sigurisë së Ambasadës Gjermane Lothar Parzeller, çfarë tha Ministri i Jashtëm Gjerman Hans Dietrich Genscher kundrejt palës shqiptare, si u shpreh Reiz Malile, Simon Stefani, kreu i Policisë së Shtetit Dilaver Bengasi, Zylyftar Ramizi, Ramiz Alia dhe vetë Sali Berisha? Flasin në Esencë: - Saimir Karagjozi, shok i ngushtë i Artin Bashës, lidhje skype nga Franca - Ilir Demalia, autor i librit: Gurët e fundit të dominosë, dëshmitar i ngjarjeve të 2 korrikut 1990, skype nga USA - Rrëfimi exlusiv i Nënë Rinës, mamasë së Artin Bashës U përdorën materiale nga botimet e: - Përmbledhje për futjen e shqiptarëve nëpër ambasada, libri “Kriza e ambasadave, Shqipëria 1990” - Citim Afrim Krasniqi për rastin Artin Basha nga libri i tij “Kriza e ambasadave, Shqipëria 1990” - Citim Roland Qafoku nga libri i tij “100 vrasjet më të bujshme të shekullit” #eljantanini #reporttv #esencë #artinbasha #ambasadagjermane #2july1990albania #sigurimiishtetit #qiraçebasha #qemallame #lotharparzeller #hansdietrichgenscher #reizmalile #dilaverbengasi #zylyftarramizi #ramizalia #saliberisha #saimirkaragjozi #ilirdemalia #afrimkrasniqi #rolandqafoku

  • VIDEO

    Veri Jug - “Ullinjt në lule në fshatin Xherie” (12.05.2024)

    “Ullinjtë në lule në fshatin Xherie” - kështu e kemi titulluar reportazhin e së djelës. Mbi 1 milion rrënjë ullinj në gjithë Dumren, 100 mijë prej të cilëve janë mbjellë vetëm në fshatin Xherie. Bujqve dhe fermerëve të ullishtave ju vjen në ndihmë agronomi Shefqet Hysa me këshilla mbi shërbimin e bimës së ullirit në stinën e pranverës. Njihuni edhe me punën dhe investimin e familjes Bullari në 3500 rrënjë ullinj dhe pritshmërinë e prodhimit në stinën e vjeljes. Nën moderimin e gazetarit Agim Pipa, të djelën, premierë, ora 13.30!

  • VIDEO

    Veri Jug - Familja e ullishtarëve Bullari

    Në fshatin Xherie janë mbjellë mbi 100 mija rrënjë ullinj, 6.500 prej të cilëve vetëm nga famija Bullari. Shërbimet ndaj ullirit dhe pritshëmëritë në stinën e vjeljes.Flasin motër e vgëlla, fermerët Pranvera dhe Hamit Bullari.

  • VIDEO

    Veri Jug - Agronomi këshillon bujqit dhe fermerët e ullinjve

    “Ullinjtë në lule në fshatin Xherie” - kështu e kemi titulluar reportazhin e së djelës. Mbi 1 milion rrënjë ullinj në gjithë Dumren, 100 mijë prej të cilëve janë mbjellë vetëm në fshatin Xherie. Bujqve dhe fermerëve të ullishtave ju vjen në ndihmë agronomi Shefqet Hysa me këshilla mbi shërbimin e bimës së ullirit në stinën e pranverës. Njihuni edhe me punën dhe investimin e familjes Bullari në 3500 rrënjë ullinj dhe pritshmërinë e prodhimit në stinën e vjeljes

  • VIDEO

    Veri Jug - Ullinjtë e Dumres

    Shefeqt Hysa, agronom dhe gazetar, flet për mbi 1 milion rrënjë ullinj në kodrat e Dumres. Ullinjtë janë mbjellë kryesisht pas vitit 2007, janë të disa varieteve dhe japin prodhim shumë të mirë. Cmimet konkuruese në treg në favor të fermerëve.

  • VIDEO

    'Rama nis turin me diasporën, sot takimi me shqiptarët në Athinë', shprehen telefonuesit

    Kryeministri Edi Rama mban sot takimin me shqiptarët në Athinë, ku priten të angazhohen qindra forca policie. Ai do të jetë i shoqëruar nga 150 persona nga kabineti, kryebashkiakë, deputetë e 50 gazetarë.

    • VIDEO

      Gaz Muça, gangsteri i parë i Tiranës! Historia e plotë, sonte në 22:00 në Crime Story në Report Tv

      Në vitet e para të postdiktaturës, shqiptarët do të njiheshin me bëmat e Gazmend Muçës, një të forti nga Tirana, që bënte ligjin përmes dhunës, duke sfiduar edhe policinë.

    • VIDEO

      Shërbimi në banesë për pacientët, një qasje e re për shërbimin parësor shëndetësor Dr Besim Nuri (11 Maj 2024)

      Emisioni mjekësor “Klinika 24” me një eksperiencë 12 vjecare , vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi , informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem. #klinika24 #reporttv #shendet

    • VIDEO

      Klinika 24 - Shërbimi shëndetësor në banesë- Qsh Bulgarec, Korcë (11 Maj 2024)

      Emisioni mjekësor “Klinika 24” me një eksperiencë 12 vjecare , vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi , informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem. #klinika24 #reporttv #shendet

    • VIDEO

      Sot në Klinika 24/ Shërbimi në banesë për pacientët që kanë më shumë nevojë

      Shërbimi në banesë për pacientët që kanë më shumë nevojë sipas standarteve bashkohore është një risi që i shtohet kujdesit parësor shëndetësor.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 11 maj 2024

      Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv