-
VIDEO
Musaka vere me perime plot shije nga zonja Albana
Musaka me kungulleshka
Përbërësit:
- 1 kg kungulleshka
- 2 qepë
- 2 speca
- 300 gr mish i grirë
- 2 karota
- 2 domate
- 1 gotë ajkë
- 100 gr djathë kaçkavall
- 1 gjethe dafine
- 2 kokrra vezë
- Vaj ulliri
- Pak miell
- Kripë, piper, kerri
Përgatitja:
Kungulleshkat pasi i kemi larë, u heqim cipën duke i gërryer me thikë, i presim në rrathë, i kriposim, i kalojmë në miell dhe i skuqim lehtë në yndyrë të nxehtë. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë specat, karotat në rende, mishin e grirë, kripën, piperin, kerrin dhe domatet e qëruara e të prera imët. I kaurdisim të gjithë përbërësit bashkë për pak minuta. Në një tavë të lyer me pak gjalpë radhisim kungulleshkat, hedhim gjysmën e kimës, e nivelojmë mirë, vendosim një shtresë tjetër me kungujt, përsëri kimë dhe kungulleshka. Rrahim vezët me ajkën dhe e shtojmë mbi musakanë duke e spërkatur në fund të gjithë sipërfaqen me pak gjalpë dhe djathë të grirë kaçkavall. E vendosim të piqet në furre të parangrohur në temperaturë mesatare për rreth 30 minuta.
-
VIDEO
Supë me presh dhe patate nga zonja Albana
Supë me presh dhe patate
Përbërësit:
- 450 gr presh (pjesa e bardhë)
- 450 gr patate
- 50 gr gjalpë
- 1.2 litra ujë
- 600 ml qumësht
- 300 ml pana
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim preshin në feta dhe patatet në kubikë. Shkrijmë gjalpin në një enë dhe kaurdisim preshin për 10 minuta në zjarr të ulët duke e përzier. Më pas shtojmë patatet, i gatuajmë për 2 minuta duke vazhduar përzierjen. Hedhim ujin, pak kripë, ulni temperaturën e sobës dhe e lëmë supën të ziejë për 15-20 minuta derisa patatet të zbuten. Më pas e largojmë nga zjarri, e lëmë të ftohet dhe e kalojmë në mikser. E shtypim me një lugë druri me një kullesë dhe shtojmë qumështin. Hedhim kripë, piper sipas dëshirës dhe gjysmën e panës. E vendosim supën të ngrohet duke shtuar panën e mbetur dhe e servirim të ngrohtë ose të ftohtë sipas shijes.
-
VIDEO
Oshaf/Kek me fiq të thatë nga zonja Albana, shije e traditës së Malësisë së Shkodrës
Oshaf me fiq të thatë
Përbërësit:
- 1 pako me fiq të thatë
- 4 kokrra vezë
- 170 gr sheqer
- 100 gr gjalpë
- 250 gr miell
- 125 gr kos
- 1 lugë kanellë
- 1 lugë sodë buke
Përgatitja:
Në një tas thyejmë vezët, i bashkojmë me sheqerin, shtojmë gjalpin e zbutur, kosin dhe pastaj përbërësit e thatë si mielli, soda dhe kanella. I përziejmë mir, lyejmë një tavë me pak vaj dhe miell dhe shtrojmë masën e përgatitur. E vendosim në furrën e ngrohur paraprakisht në 180°C dhe e lëmë të piqet për 45-50 minuta.
-
VIDEO
Po bëhet viral me qepët e tij, “Një nga ne” sjell ditën e fermerit që synon Guiness-in: Do bëj varg 110 metra, kërkoj ndihmë nga shteti
Ambiciet e tij kanë shkuar përtej fitimeve financiare. Kujtim Plangaj nga fshati Boks në Shkodër, ka spikatur në mesin e shumë fermerëve me risitë që sjell.
Traditën shekullore të kultivimit të qepëve të Drishtit e ruan prej 33 vitesh dhe kërkon që të futet në librin Guiness me një varg 110 metra të gjatë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 9 maj 2024
Titujt e gazetave për sot, nga vizita e Ramës në Athinë shkakton polemika në Greqi te turist i pari të jetë shqiptari e deri tek feston Egnatia, Partizani parakalon Vllazninë.
-
VIDEO
Rama në Athinë, Mitsotakis dhe SYRIZA kundër/ Varaku: U intereson kjo retorikë! Beqiri: Ia obligon kushtetuta të takojë shqiptarët
Vizita e Ramës në Athinë në 12 maj ka sjellë dhe reagimin e politikës greke. Ka qenë kryeministri Mitsotakis që në një intervistë ka thënë se Rama ka të drejtën e tij, por vizita është e panevojshme. Nga ana tjetër, partia SYRIZA ka dalë kundër kësaj vizite aq më tepër që përkon me ditën e arrestimit të Fredi Belerit. Analistët në 'Repolitix' komentuan këtë zhvillim të ri në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
-
VIDEO
Hip Hop International Albania/ Koreografi Brama tregon për eliminatoren e kërcimit me 150 pjesëmarrës! Kërcimtaret e vogla spektakël në Report Tv
Hip Hop International Albania 2024 ishte eventi 3-ditor i kërcimit në të cilin morën pjesë rreth 20 grupe, të përbërë nga rreth 150 kërcimtarë.
-
VIDEO
Nisma e Ramës, avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së, reformë e thellë, do preki çdo sektor të jetës
Avokat Idajet Beqiri zbuloi se çfarë funksioni do të ketë rezoluta e propozuar nga Rama duke shtrirë edhe dorën ndaj opozitës për të çuar përpara Shqipërinë drejt 2030. Beqiri thotë se reformat që do të jenë do të preken të gjithë shoqërinë, çdo sektor të jetës.
-
VIDEO
'Sa vjeç ishe ti në '96 kur na gjakoste Saliu?' Beqiri debaton me Sefën: Firmat piramidale i bënë ish-sigurimsat
Avokat Idajet Beqiri dhe përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa patën një debat në 'Repoltix' sa i përket rezolutës së Ramës për Shqipërinë 2030. Beqiri nuk pranoi idenë në studio se Rama pranoi dështimin, pasi sipas tij po shkohet drejt anëtarësimit në BE.
-
VIDEO
SHBA mbështet rezolutën e PS, Sefa në 'Repolitix': Synohet kontrolli mbi SPAK! Beqiri: Nisëm për anëtarësimin në BE
SHBA dhe ‘Ok’ për rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë ku kërkoi bashkëpunimin e opozitës dhe partive të tjera jashtë parlamentit për të çuar Shqipërinë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në ‘Repolitix’ në Report Tv, u analizua përmbajtja e kësaj rezoluta dhe mbështetja apo jo nga opozita për të nisëm.
-
VIDEO
Nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Jonida Halili në Report Tv: Shumë shpejt nis puna për linjën e autobusëve elektrikë
Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jonida Halili ishte e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ku tregoi disa nga projektet e bashkisë ku më e rëndësishmja pritet të jetë ajo e autobusëve elektrikë, që pritet të nis punimet në fund të këtij viti dhe të përfundojë në 2029.
-
VIDEO
Presidencialet në Maqedoninë e Veriut/ Laert Kola në 'Studio Live': VMRO parti anti-shqiptare! Ndërhyrja e Kurtit, e papjekur
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku kandidatët e VMRO dhe LSDM janë në balotazh. Për të folur për situatën në vendin fqinj dhe faktorin shqiptar atje, ishte i ftuar analisti Laert Kola. Ai u shpreh se dukshëm ka një favorizim të një partie anti-shqiptare si VMRO DPMNE.