-
VIDEO
"40 mijë filipinas në Shqipëri, sa na ndihmojnë", Flasin ekspertët
-
VIDEO
Pr.ligji për surrogatinë, sterilizimin dhe zgjatjen e afatit të abortit/ Përfaqësuesi fetar: Hap rrugën për martesat brenda të njëjtës gjini! Ja pasojat e shumta
Ky projektligj ka shkaktuar shumë polemika dhe tronditur shumë tabu, duke bërë që komunitetet fetare në vendin tonë të shfaqen antagoniste ndaj kësaj nisme, pasi sipas tyre sjell pasoja të rënda për shoqërinë shqiptare.
-
VIDEO
Avioni që i shpëtoi jetën Leka Zogut të Parë! Esencë-Report Tv (10 maj 2024)
Avioni që i hapi rrugën ardhjes së Mbretit në Shqipëri! Avioni që u vu në shërbim të Lëvizjes së Legalitetit! Avioni që i shpëtoi jetën Mbretit Leka Zogu të Parë!
-
VIDEO
Rikthimi i VMRO-së/ Galdini në 'Studio Live': Kurti i bëri llogaritë gabim! Bogdani: Përçarja e shqiptarëve i bën të dobët
Zgjedhjet në Maqedoni tashmë u ezauruan dhe kemi një dominim të VMRO si në presidencialet ashtu dhe në ato parlamentar. Në ‘Studio Live’ Arian Galdini dhe Gerti Bogdani analizuan konfigurimin e ri politik në vendin fqinj dhe rolin e shqiptarëve, tashmë të përçarë.
-
VIDEO
Pa Gjurme- Aksidenti tragjik i 5-vjeçarit, përlotet gjyshi: I morën jetën dhe fshehën çdo prove (10 maj 2024)
Një ditë në dukje si gjithë të tjerat, por që do të ishte tragjike për Ergin 5 vjeçar. Askush nuk do ta besonte se ishte dita e fundit e jetës së tij. I qeshur, gjithe ditën luajti, si përherë të fundit. Ishte pasdite, ku motra pak me rritur merr te vëllanë për të dal shëtitje në zonën e Kombinatit, aty ku familja Malka nga Korça ishte zhvendosur dhe jetonte prej disa vitesh. Djali i vogël së bashku me një afëm teksa po kalonin rrugen një makinë me shpejtesi skëterr e përplas duke i marr jeten 5-vjeçarit. Ajo ditë tetori nuk harrohet kurrë në familjen Malka, një dite zie që u mori shtrenjtin e familjes, te voglin e tyre Ergin. Përpjekjet e mjekëve në spitalin e Traumës dështuan, pasi 5 vjeçari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra në gjithë trupin. Përplasja ishte fatale. Hidhërimi dhe dhimbja për të birin u shtuan kur familja mësoi se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur atë ditë dhe Gjykata shpalli fajtor viktimën.Ekspertiza ligjore shpëtoi njeriun që i mori jetën një vogëlushi të pafajshëm, qe po vraponte i lirë për te shkuar në shtepi, por që fatkëqsisht hovin ia prenë duke e vrarë. Gjyshi i viktimës, Kadri Malka ka udhetuar nga qyteti i Korçes për të kërkuar drejtësi për vdekjen e 5-vjeçarit Ergit.
-
VIDEO
Çmimet do rriten?! Ku do pushojnë shqiptarët këtë verë? - Përballje (10 prill 2024)
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Maj 2024 – Receta/ A ka jetë pas vdekjes? Ku shkon shpirti? / Histori suksesi
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me petë të pjekura dhe lëng kockash / Tavë me lulelakër dhe miser / Supe me brokoli.
Vdekja a është fundi i udhëtimit tonë? Çfarë ka pas saj? Një nga pyetjet që njeriu nga shekujt e kaluar dhe ende sot, ka shtruar gjithmonë e më shumë me këmbëngulje…Në momentet e fundit të jetës si ndahet shpirti me trupin, sa i vështirë është ky proces? Në sa faza ndahet jeta pas vdekjes? Çfarë domethënie kanë ritualet e vdekjes, larja, hallva, etj? A na dëgjon i vdekuri kur shkojmë në varreza dhe i flasim? Po shpirti a vjen ndonjëherë rreth nesh pasi njeriu vdes, duke qenë se kemi dëgjuar se shpirti rri dyzet ditë këtu? Ku shkon shpirti dhe çfarë ndodh me të? Kemi dëgjuar për ditën e gjykimit, çfarë procese do ndodhin dhe sa e gjatë është ajo? Në studion e “Rreze Dielli” përpiqemi t’i japim përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve me Dr. Teolog, Imam Ahmed Kalaja.
Skocia ka nderuar gazetaren kosovare, Remzie Zeka Sherifi duke i vënë emrin e saj njërës Dhomë të Agjencionit të Sigurimit Social të Qeverisë së këtij vendi. Gazetarja Zeka Sherifi prej vitesh jeton në Skoci, ku ka realizuar një karrierë të njohur profesionale e humanitare. Ajo është ndër femrat e para, e cila karrierën e saj si gazetare e nisi në Radio-Gjilan, para katër dekadash. Ndonëse prej vitesh jeton në Skoci, lidhjet me vendlindjen e saj nuk i ka shkëputur asnjëherë. Remzija nuk harron ta balancojë këtë ekzod shqiptar edhe me bamirësinë njerëzore, që ajo dhe të tjerët e gjetën në anën tjetër të botës. Remzie Zeka Sherifi është sinonim i gruas së guximshme, që ka fituar beteja të vështira, madje edhe luftën me kancerin. Ajo ka mposhtur sfida dhe ka realizuar ëndrra të pamundura.Vitin e kaluar ajo u vlerësua dhe nga Mbreti i Anglisë Çarls, për kontributin e saj humanitar me emigrantët.
-
VIDEO
Si ndodh vdekja, momenti i daljes së shpirtit? Ahmed Kalaja:Ja ç’ndodh në 40 ditë, ku shkon shpirti
Vdekja a është fundi i udhëtimit tonë? Çfarë ka pas saj? Një nga pyetjet që njeriu nga shekujt e kaluar dhe ende sot, ka shtruar gjithmonë e më shumë me këmbëngulje…Në momentet e fundit të jetës si ndahet shpirti me trupin, sa i vështirë është ky proces? Në sa faza ndahet jeta pas vdekjes? Çfarë domethënie kanë ritualet e vdekjes, larja, hallva, etj? A na dëgjon i vdekuri kur shkojmë në varreza dhe i flasim? Po shpirti a vjen ndonjëherë rreth nesh pasi njeriu vdes, duke qenë se kemi dëgjuar se shpirti rri dyzet ditë këtu? Ku shkon shpirti dhe çfarë ndodh me të? Kemi dëgjuar për ditën e gjykimit, çfarë procese do ndodhin dhe sa e gjatë është ajo? Në studion e “Rreze Dielli” përpiqemi t’i japim përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve me Dr. Teolog, Imam Ahmed Kalaja.
-
VIDEO
Njihuni me shqiptaren e nderuar me çmim nga mbreti Çarls
Skocia ka nderuar gazetaren kosovare, Remzie Zeka Sherifi duke i vënë emrin e saj njërës Dhomë të Agjencionit të Sigurimit Social të Qeverisë së këtij vendi. Gazetarja Zeka Sherifi prej vitesh jeton në Skoci, ku ka realizuar një karrierë të njohur profesionale e humanitare. Ajo është ndër femrat e para, e cila karrierën e saj si gazetare e nisi në Radio-Gjilan, para katër dekadash. Ndonëse prej vitesh jeton në Skoci, lidhjet me vendlindjen e saj nuk i ka shkëputur asnjëherë. Remzija nuk harron ta balancojë këtë ekzod shqiptar edhe me bamirësinë njerëzore, që ajo dhe të tjerët e gjetën në anën tjetër të botës. Remzije Zeka Sherifi është sinonim i gruas së guximshme, që ka fituar beteja të vështira, madje edhe luftën me kancerin. Ajo ka mposhtur sfida dhe ka realizuar ëndrra të pamundura.Vitin e kaluar ajo u vlerësua dhe nga Mbreti i Anglisë Çarls, për kontributin e saj humanitar me emigrantët.
-
VIDEO
Byrek me petë të pjekura dhe lëng kockash nga zonja Albana
Byrek me petë të pjekura dhe lëng kockash
Përbërësit:
- 1 pako peta të pjekura
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj luledielli
- 1 kg kocka viçi
- 4 vezë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë kockat me nxehtësi të avashtë. Më pas lëngun e kockave e përziejmë me vezët. Shtrojmë byrekun në tavë duke spërkatur mirë çdo petë të pjekur me lëngun e kockave. Në fund bëjmë një spërkatje me pak gjalpë dhe vaj dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta.
-
VIDEO
Supë me brokoli nga zonja Albana
Supë me brokoli
Përbërësit:
- 800 gr brokoli
- 1 kokërr qepë
- 1 kokërr patate
- 1 gotë qumësht
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj
- 1 litër lëng kockash
- Kripë, piper i zi
- Cipë dhe lëng limoni
- Djath kaçkavall të grirë
- Bukë të thekur për servirje
Përgatitja:
Në tenxhere vendosim pak vaj dhe gjalpë dhe sapo të shkrijë vendosim qepën të prerë në pjesë të mëdha dhe e kaurdisim mirë. Më pas shtojmë pataten të grirë në pjesë të vogla dhe lulet e brokolit. I kaurdisim për pak minuta, i rregullojmë me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë lëngun e kockave dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 15-20 minuta. Në fund shtojmë qumështin dhe e lëmë supën të ziejë dhe për 5 minuta dhe më pas e kalojmë në blender për ta kthyer në masë kremoze. E servirim supën me brokoli duke shtuar lëng dhe cipë limoni, pak djathë kaçkavall, piper të freskët të grirë në moment si dhe sipas preferencave mund të vendosim dhe disa kubikë buke të thekur.
-
VIDEO
Tavë me lulelakër plot shije nga zonja Albana
Tavë me lulelakër dhe misër
Përbërësit:
- 1 lulelakër e ndarë në lule
- 2 lgj vaj luledielli
- 25 gr miell
- 350 ml qumësht
- 320 gr misër
- 2 lgj majdanoz i grirë
- 1 lk trumzë e grirë
- 140 gr djathë i grirë
- Kripë, piper
Shtresa e sipërme:
- 55 gr miell
- 25 gr gjalpë
- 25 gr tërshërë
- 25 gr bajame të grira
Përgatitja:
Në një enë me ujë të kripur e të vluar ziejmë lulelakrën për 5 minuta, më pas e kullojmë mirë dhe ruajmë ujin e zierjes. Ngrohim vajin në një tigan, shtojmë miellin dhe e skuqim për 1 minutë duke e përzier vazhdimisht. Heqim tiganin nga zjarri dhe shtojmë pak nga pak (150 ml) nga uji i zierjes së lulelakrës. E vendosim sërish tiganin në zjarr dhe gatuajmë salcën duke e përzier për 3 minuta, derisa të fitojë dendësi. E largojmë nga soba dhe shtojmë misrat, majdanozin, trumzën, gjysmën e djathit, kripën dhe piperin. E trazojmë mirë, në fund shtojmë lulelakrën dhe e hedhim masën në një tavë për pjekje. Përgatisim shtresën e sipërme duke përzier në një enë pak miell dhe gjalpë. E punojmë me duar derisa të fitojmë një masë homogjene, shtojmë tërshërën, bajamet dhe pjesën e mbetur të djathit. E vendosim në tavë, e hapim mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të ngrohur në 190°C për 30 minuta.