-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Maj 2024 – Receta / Inxhinieri ngre alarmin për ujin e pijshëm /’Albania’ pushton Kilin me rrobat e përdorura
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me spinaq dhe djathë/ Petanik me mish të grirë/ Gjellë me qepë të njoma,vezë dhe djathë kaçkavall Çaj i ftohtë me fruta.
Inxhinieri Kristaq Puleri i ftuar në studion e "Rreze Dielli" ngre alarmin për ujin e pijshëm në bidona plastikë, apo ripërdorimin e tyre disa herë. Sipas tij, lëndët plastike që lëshohen mund të sjellin sëmundje të fshehta në popullatë. Puleri shprehet se më i mirë është uji i çezmës dhe në qelq, por edhe aty ka problematika, pasi bëhen gabime me mënyrën e hedhjes së klorit në depozitat e ujit. Inxhinieri Kristaq Puleri jep këshilla se kur duhet ta pimë ujin që të shmangim pirjen e klorit dhe zhveshjen e ujit nga mineralet e dobishme
Gerald Osmani u largua drejt Kilit në moshën 24-vjeçare në vitin 2015 ku punonte për një kompani. Sot, ai së bashku me një shokun e tij, kanë hapur biznes me rroba të përdorura në Kili, vend i Amerikës së Jugut. Rrobat e përdorura i marrin nga vendet e Europës dhe i tregtojnë në Kili. Dyqaneve të rrobave të përdorura i kanë vendosur emrin “Albania”. Geraldi ka tre vite që ka hapur këtë biznes në Kili kryesisht me rroba të përdorura por dhe të reja. Deri më tani kanë 9 dyqane, 3 magazina me shumicë dhe 6 dyqane me pakicë, 5 nga të cilat janë më të mëdhatë në qendrat e qyteteve. Nëpërmjet një lidhje skype për studion e “Rreze Dielli” Geraldi na tregon si lindi kjo ide dhe si në këto biznese ai mundohet që të punësojë kryesisht bashkëatdhetarë.
-
VIDEO
Drejtësia e dosjet e korrupsionit! Elisabeta Imeraj sonte në 18:30, në Frontline Interview në Report Tv
Korrupsioni vazhdon, por pse po ulen rastet e denoncimeve? Elisabeta Imeraj, Prokurorja e dosjeve te bujshme, rrëfehet përballë gazetares Marsela Karapanco, sot në orën 18.30, në Frontline Interview.
-
VIDEO
Vrasja e policit pas sherrit kush do kalojë rrugën, sociologu: Shoqëri e dhunshme, se perceptojmë dot që ligji duhet zbatuar
Sociologu Gragoti thotë se shoqëria ynë është e dhunshme dhe sjellje të tilla vijnë për shkak të mungesave në edukimin e fëmijëve, të cilët sipas tij rriten me agresivitet.
-
VIDEO
Inxhinieri ngre alarmin për ujin e pijshëm: Mos e konsumoni në bidona plastikë, rrezik i…
Inxhinieri Kristaq Puleri i ftuar në studion e "Rreze Dielli" ngre alarmin për ujin e pijshëm në bidona plastikë, apo ripërdorimin e tyre disa herë. Sipas tij, lëndët plastike që lëshohen mund të sjellin sëmundje të fshehta në popullatë. Puleri shprehet se më i mirë është uji i çezmës dhe në qelq, por edhe aty ka problematika, pasi bëhen gabime me mënyrën e hedhjes së klorit në depozitat e ujit. Inxhinieri Kristaq Puleri jep këshilla se kur duhet ta pimë ujin që të shmangim pirjen e klorit dhe zhveshjen e ujit nga mineralet e dobishme.
-
VIDEO
Njihuni me shqiptarin që po bën namin në Kili me rroba të përdorura, dyqanet mbajnë emrin ‘Albania’
Gerald Osmani u largua drejt Kilit në moshën 24-vjeçare në vitin 2015 ku punonte për një kompani. Sot, ai së bashku me një shokun e tij, kanë hapur biznes me rroba të përdorura në Kili, vend i Amerikës së Jugut. Rrobat e përdorura i marrin nga vendet e Europës dhe i tregtojnë në Kili. Dyqaneve të rrobave të përdorura i kanë vendosur emrin “Albania”. Geraldi ka tre vite që ka hapur këtë biznes në Kili kryesisht me rroba të përdorura por dhe të reja. Deri më tani kanë 9 dyqane, 3 magazina me shumicë dhe 6 dyqane me pakicë, 5 nga të cilat janë më të mëdhatë në qendrat e qyteteve. Nëpërmjet një lidhje skype për studion e “Rreze Dielli” Geraldi na tregon si lindi kjo ide dhe si në këto biznese ai mundohet që të punësojë kryesisht bashkëatdhetarë.
-
VIDEO
Gjellë tigani me qepë të njoma, vezë dhe djathë kaçkavall nga zonja Albana
Gjellë me qepë të njoma, vezë dhe djathë kaçkavall
Përbërësit:
- 1 kg qepë të njoma
- 2 thelpinj hudhër
- 3 vezë
- 1½ tufë majdanoz
- 1 lgj niseshte
- 200 ml qumësht
- 100 gr djathë kaçkavall
- Miks erëzash
- Kripë, piper
Përgatitja:
Grijmë imët qepët e njoma dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri duke i hedhur gradualisht. Pasi të bie volumi i qepëve shtojmë hudhrat të grira imët, kripë dhe erëza miks sipas dëshirës. Tek qumështi shtojmë pak niseshte dhe 3 kokrra vezë, i rrahim mirë dhe masën e hedhim në tigan mbi qepët e kaurdisura. Në fund shtojmë djathin kaçkavall, vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë të ulët derisa të mpikset kremi.
-
VIDEO
Pastiçe me spinaq dhe djathë nga zonja Albana
Pastiçe me spinaq dhe djathë
Përbërësit:
- 500 gr makarona
- 200 gr spinaq
- 200 gr djathë i bardhë
- 1 litër qumësht
- 4 kokrra vezë
- Gjalpë
- Kripë
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë makaronat për rreth 5 minuta. Ndërkohë në një enë trazojmë qumështin me vezët dhe kripën. Hedhim makaronat në tavën e pjekjes, vendosim disa copëza gjalpë. Shtojmë djathin e bardhë dhe spinaqin e grirë. Hedhim masën e qumështit dhe pak gjalpë dhe e pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 45 minuta.
-
VIDEO
Petanik me mish të grirë nga zonja Albana
Petanik me mish të grirë
Përbërësit:
- 1 gotë miell
- 1 fç kos
- 1 lç pluhur pjekës
- 1 lç kripë
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj
Për mbushjen:
- 350 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 2 lgj vaj
- Kripë, piper
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e ndajmë në 4 pjesë. E punojmë mirë dhe e lëmë të vijë. Më pas hapim petën e parë, shtrojmë masën e mishit që kemi përzierë me qepën, vaj, kripë, piper. Vendosim petën tjetër duke e spërkatur me gjalpë, mbushje dhe përsëri petë. Petanikun e bëjmë me tre shtresa mbushje, tek peta e katërt që është e fundit e spërkasim mirë me gjalpë dhe mbledhim anësoret në formën e një zarfi. E punojmë me duar mirë sikur punojmë një fokaçe. E vendosim në një tavë, ku kemi shtruar letër guzhine dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
Çaj i ftohtë me fruta nga zonja Albana
Çaj i ftohtë me fruta
Përbërësit:
- 1 mollë
- 1 portokall
- 3 shkopinj kanelle
- 1 tufë mente
- 1 bustunë çaji
- 1 lç mjaltë
- Uje të nxehtë
Përgatitja:
I vendosim të gjithë përbërësit në një broke dhe shtojmë ujë të nxehtë. E lëmë disa minuta dhe më pas e kemi gati për t'a konsumuar.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 14 maj 2024
Titujt e gazetave për sot, nga BE thirrje PS-së të mos e prekë Reformën në Drejtësi te Don Zhuani korrupsion e deri tek Rama e fitoi "bastin" me Athinën.
-
VIDEO
Betimi i presidentes së Maqedonisë së Veriut, gazetari Xhezairi: Ka pasur ankesa zyrtare! Haki Abazi: Po rikthehemi në një krizë
Këmbëngulja e presidentes së re maqedonase Siljanovska Davkova, për të përdorur referencën e vjetër dhe jo emrin e ri kushtetues ‘Maqedonia e Veriut’ gjatë betimit në parlament të dielën, nxiti reagime në Athinë, Bruksel, por dhe në Sofje
-
VIDEO
Vizita e Ramës në Athinë, gazetari Muça: Emigrantët e panë si festë, iu dha një fije shprese! Analisti Kapri: Ishte për interesat e tij
Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin "5 pyetjet" nga Ilir Babaramo në Report Tv ka folur për takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë