• VIDEO

    PS kërkon Komision Antikorrupsion, nënkryetari i PD tregon ‘kushtin’ për pjesëmarrjen: Kërkojmë garanci nga SHBA që s’do preket SPAK

    Partia Demokratike nuk mbështet propozimin e mazhorancës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar ‘Antikorrupsion’. Nënkryetari demokrat, Kreshnik Çollaku në një intervistë për Report Tv thotë se shqetësimi kryesor i PD është se kjo mund të jetë një tentativë e qeverisë dhe një pjesë të opozitës për të goditur reformën në drejtësi.

    • VIDEO

      Meta mbështet ish-partinë e Gruevskit, Laert Kola: Fatkeqësi! Përveç tij, asnjë shqiptar nuk mbështet VMRO-në

      Analisti Laert Kola teksa po fliste në 'Studio Live' për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, komentoi edhe mbështetjen e Metës për ish-partinë e Gruevskit, VMRO DPMNE.

    • VIDEO

      'Rrugëtimi drejt BE-së pa kthim', Ilir Metaj në 'Studio Live': Dorë e zgjatur për opozitën! Shpresoj të mos jetë treni i fundit për ta

      Kryeministri Rama u shpreh për një bashkëpunim me të gjitha segmentet opozitare për një pakt të madh kombëtar për të çuar para Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Deputeti socialist Ilir Metaj sqaroi në ‘Studio Live’ në Report Tv se cili është mesazhi i kësaj dore të shtrirë.

    • VIDEO

      'Mos prekni fëmijët se ju tradhton burri' Debat i ashpër mes Dumes dhe Taninit (8 maj 2024)

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Maj 2024 – Receta/ Rruga e gabuar në shërimin e kancerit/ Një koleksion i veçantë

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë me hudhra, gjalpë dhe rigon / Sardele me salcë domate të aromatizuar / Sallatë me patate dhe fasule.

      Pse mjekësia nuk po e shëron dot kancerin? Megjithëse në vitet e fundit janë shtuar shumë rastet si në numër, si në prevalencë në vdekje, mënyrat e luftimit janë po të njëjta. Ku po gabohet? Si lindi termi kancer, si zhvillohet ai? Gjithashtu thuhet se janë shtuar faktorët që shkaktojnë kancer, po cilat janë arsyet, shkaktarët për zhvillimin e qelizave kancerogjene? Ku kemi dështuar dhe çfarë duhet të bëjë një individ me kancer? Cila është rruga që na çon drejt fitores në luftën ndaj tij? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike i cili na sjell hulumtimet dhe studimet më të fundit në lidhje me zhvillimin e kancerit dhe gabimet më të mëdha që bëhen.

      Gati 17 vite më parë Mirgen Shamblli nisi të koleksiononte lodrat e fëmijëve që dikur luanin brezat e para viteve '90. Fillimisht i ranë në duar disa kukulla plastike të prodhuara në Shqipëri e më pas kaq mjaftoi të niste dëshira për të shtuar koleksionin me pasionin e një fëmije. Vetëm pak ditë më parë, ai hapi një ekspozitë dedikuar qeramikës shqiptare. Objektet janë të shumta afërsisht 1200 të periudhave të ndryshme kohore. Ekspozita u hap tek "Trekënçi" si dhe në pazarin e Korçës tek "Qoshka e koleksionistëve" ku janë vendosur disa objekte. Mirgen Shamblli ka në qilarin e shtëpisë me qindra lodra të formave dhe përmasave të ndryshme të prodhuara që nga viti 1930 e deri në fund të viteve 90'. Me krenari thotë se ka pjesën më të madhe të lodrave të prodhuara nga fabrika e gomës në Durrës, e cila më vonë u njoh si "Plastika Durrës", e deri tek lodrat e importit që ishin prodhim kinez, rumun, çek apo bullgar. Mirgeni koleksionin e ka vazhduar dhe me qelqet, qeramikën dhe objektet e drurit apo bakrit të prodhuara në Shqipëri.

    • VIDEO

      Sociologia: Burri më tradhtoi, e fala 3 herë! Pas divorcit goca më dha forcë, më mbështeti dhe familja

    • VIDEO

      Nostlagji për të lindurit para '90/ Vizitë virtuale në qilarin me koleksionin më të veçantë

      Gati 17 vite më parë Mirgen Shamblli nisi të koleksiononte lodrat e fëmijëve që dikur luanin brezat e para viteve '90. Fillimisht i ranë në duar disa kukulla plastike të prodhuara në Shqipëri e më pas kaq mjaftoi të niste dëshira për të shtuar koleksionin me pasionin e një fëmije. Vetëm pak ditë më parë, ai hapi një ekspozitë dedikuar qeramikës shqiptare. Objektet janë të shumta afërsisht 1200 të periudhave të ndryshme kohore. Ekspozita u hap tek "Trekënçi" si dhe në pazarin e Korçës tek "Qoshka e koleksionistëve" ku janë vendosur disa objekte. Mirgen Shamblli ka në qilarin e shtëpisë me qindra lodra të formave dhe përmasave të ndryshme të prodhuara që nga viti 1930 e deri në fund të viteve 90'. Me krenari thotë se ka pjesën më të madhe të lodrave të prodhuara nga fabrika e gomës në Durrës, e cila më vonë u njoh si "Plastika Durrës", e deri tek lodrat e importit që ishin prodhim kinez, rumun, çek apo bullgar. Mirgeni koleksionin e ka vazhduar dhe me qelqet, qeramikën dhe objektet e drurit apo bakrit të prodhuara në Shqipëri.

    • VIDEO

      Dështimi në luftën e kancerit/ Altin Joka: Ja gabimet

      Pse mjekësia nuk po e shëron dot kancerin? Megjithëse në vitet e fundit janë shtuar shumë rastet si në numër, si në prevalencë në vdekje, mënyrat e luftimit janë po të njëjta. Ku po gabohet? Si lindi termi kancer, si zhvillohet ai? Gjithashtu thuhet se janë shtuar faktorët që shkaktojnë kancer, po cilat janë arsyet, shkaktarët për zhvillimin e qelizave kancerogjene? Ku kemi dështuar dhe çfarë duhet të bëjë një individ me kancer? Cila është rruga që na çon drejt fitores në luftën ndaj tij? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike i cili na sjell hulumtimet dhe studimet më të fundit në lidhje me zhvillimin e kancerit dhe gabimet më të mëdha që bëhen.

    • VIDEO

      Peshq të vegjël me salcë domate të aromatizuar nga zonja Albana

      Peshq të vegjël me salcë domate të aromatizuar

      Përbërësit:

      • 220 gr sardele / peshq të vegjël
      • 4 domate
      • 1 tufë majdanoz
      • 1 kokërr qepë
      • 2-3 lugë bukë e grirë
      • 1 lugë erëza të përziera
      • 2 degë kopër
      • 2 thelpinj hudhër
      • 1/2 lugë rigon
      • 2 degë borzilok
      • 1 degë rozmarinë
      • 1 spec i kuq
      • 2 lugë soja
      • Pak miell
      • Vaj ulliri
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Vendosim tiganin në zjarr me vaj ulliri dhe kaurdisim qepën. Shtojmë specin e grirë dhe hudhrat. Pasi zbutet qepa shtojmë domatet e prera, koprën, rigonin, rozmarinën, borzilokun, majdanozin e grirë, kripën, piperin e zi. E trazojmë mirë duke shtuar më pas pak ujë, salcën soja dhe bukën e grirë. Ndërkohë sardelet ose peshqit e vegjël i marinojmë me kripë dhe i lyejmë nga të gjitha anët me miell të cilin e kemi trazuar me erëza miks. I skuqim peshqit në tigan me vaj dhe i vendosim në pjatë mbuluar me letër për të përthithur yndyrën. Bëjmë servirjen e pjatës duke vendosur fillimisht salcën e domates të aromatizuar dhe më pas peshqit e skuqur. Sipas dëshirës e dekorojmë pjatën me disa fetëza limoni dhe portokalli.

    • VIDEO

      Sallatë me patate dhe fasule, super shije nga zonja Albana

      Sallatë me patate dhe fasule

      Përbërësit:

      • 3-4 patate mesatare
      • 1 qepë mesatare
      • 4 lgj majdanoz të grirë
      • 10-12 kokrra ullinj
      • 100 gr fasule e zier
      • 4 lgj uthull
      • 2 lgj lëng limoni
      • 2 fk vaj ulliri
      • 1 lgj mustardë
      • Kripë, piper, rigon

      Përgatitja:

      I zjejmë patatet sa të zbuten plotësisht. I vendosim në një pjatë të thellë dhe mbi to hedhim majdanozin, qepën e grirë hollë, fasulet e ziera dhe ullinjtë. Në një vazo me kapak hedhim mustardën, uthullën, lëngun e limonit, vajin, kripën, piperin dhe rigonin. E tundim mirë dhe e hedhim mbi patatet e ziera. E lëmë sallatën të marinohet mirë për rreth 20-25 minuta.

    • VIDEO

      Bukë me hudhra, gjalpë dhe rigon nga zonja Albana

      Bukë me hudhra, gjalpë dhe rigon

      Përbërësit:

      • 3 gota miell
      • 1 gotë qumësht
      • 1 gotë ujë
      • 1 lugë maja e thatë
      • 1 lugë sheqer
      • 1 lugë kripë
      • 1 kokërr vezë
      • 3 lugë gjalpë
      • 2 lugë hudhër të grirë imët
      • 1 lugë rigon
      • Djathë të butë pice

      Përgatitja:

      Përgatisim fillimisht majanë duke e vendosur në një enë me ujin dhe qumështin e ngrohtë ku shtojmë sheqerin dhe kripën. E trazojmë mirë, shtojmë vezën dhe më pas miellin gradualisht. E punojmë mirë brumin e bukës me duar. E lyejmë me gjalpë dhe e lëmë të pushojë mbuluar me një pecetë në një vend të ngrohtë që të vijë. Ndërkohë që brumi dyfishohet grijmë imët hudhrat dhe i trazojmë me rigonin dhe  rreth dy lugë gjalpë të temperaturës së ambjentit. Pasi brumi të ketë ardhur e punojmë mbi tyrezën e punës dhe hapim një petë të trashë duke i dhënë formë katrore. E lyejmë të gjithë sipërfaqen me salcën e aomatizuar dhe në fund e spërkasim me djathin e grirë. E presim petën në disa kuadrate të cilat i vendosim njëra mbi tjetrën në një tepsi duke realizuar një bukë si të prerë në feta. E lëmë përsëri të pushojë dhe më pas e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Sapo e nxjerrim nga furra ashtu të ngrohtë e lyejmë me furçë me pak gjalpë dhe e servirim.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 8 maj 2024

      Titujt e gazetave për sot, nga Rama del me kartën anti-korrupsion e u heq ministrave tenderat e deri tek ligji për profesionet e lira është më diskriminuesi i kësaj qeverie.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv