Oshaf me fiq të thatë
Përbërësit:
- 1 pako me fiq të thatë
- 4 kokrra vezë
- 170 gr sheqer
- 100 gr gjalpë
- 250 gr miell
- 125 gr kos
- 1 lugë kanellë
- 1 lugë sodë buke
Përgatitja:
Në një tas thyejmë vezët, i bashkojmë me sheqerin, shtojmë gjalpin e zbutur, kosin dhe pastaj përbërësit e thatë si mielli, soda dhe kanella. I përziejmë mir, lyejmë një tavë me pak vaj dhe miell dhe shtrojmë masën e përgatitur. E vendosim në furrën e ngrohur paraprakisht në 180°C dhe e lëmë të piqet për 45-50 minuta.