• VIDEO

    Nuk e do Bardhin ngjitur, Basha: Deputetët ulen në bazë të roleve që kanë, në krah dua sekretarin e grupit

    Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar kërkesën e tij ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla që të largojë Gazment Bardhin nga karrigia anash tij e në vend të tij të vendosë Arbi Agalliun.

  • VIDEO

    Protesta e Rithemelimi para bashkisë, Basha: E dirigjuar nga Rama! Pak qytetarë, po përdoren për axhenda personale politike

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv tha se protesta e Rithemelimit para bashkisë po bëhet për interesa të brendshme personale politike. Basha tha se protesta është e dirigjuar nga Rama.

     
  • VIDEO

    '21 janari, Basha: Diskrediton Ramën dhe Metën! Nëse drejtësia me thërret do të jem në dispozicion

    Nëse SPAK do të thërrasë për protestën e 21 janarit 2011, ku u vranë 4 protetsues të opozitës, Lulzim Basha, askohe ministër i Brendshëm, deklaroi në Report Tv në emisionin Frontline Interview, se do të jetë në dispozicion të drejtësisë.

     
  • VIDEO

    Pa Gjurme-17 vjeçarja braktiset nga partneri dhe prindërit/’Djalin dua ta lë në jetimore, vetë jam…’

    Pas denoncimit të disa ditëve më parë në emisionin ‘’Pa Gjurmë’’ ku një 54-vjeçare kërkoi të dorëzonte në jetimore mbesën, pasi kjo e fundit ishte braktisur nga prindërit. Një tjetër rast i ngjashëm do të denoncohet pasditen e sotme në program. Bëhet fjalë për një 17-vjeçare nga kryeqyteti, e cila për shkak të braktisjes nga partneri dhe kushteve të vështira për të rritur djalin 2-vjeçar kërkon të dërgoj të voglin në instuticion. Në vitin 2021 Ina vetëm 14-vjeç njihet me një djalë 4 vite më të madhe se ajo në rrjetet sociale. Pas bisedave të shumta virtualisht, të dy vendosin ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Prindërit e Inës nuk ishin dakord për këtë lidhje, pasi ajo ishte ende në një moshë të vogël. I dashuri e saj vendos ta rrëmbej atë dhe nisin bashkëjetesën në shtëpinë e prindërve të djalit. Fryt i kësaj dashurie të ndalur do të ishte djali i tyre.

  • VIDEO

    Kundërshtare apo bashkëpunëtore? Basha për Argita Malltezin: Prej kohësh nuk kam asnjë komunikim me të

    As kundërshtare dhe as bashkëpunëtore nuk e zgjodhi kreu i PD Lulzim Basha, Argita Malltezin, me të cilën ka pasur një njohje të vjetër që para se të futej në politikë. Në “Frontline Intervieë” në Report Tv Basha tha se me të nuk ka komunikim prej kohësh.

  • VIDEO

    Basha në Report Tv: Vula ka qenë dhe mbetet te PD, për ne çështje inekzistente! Mos shkojmë pas një telenovele që eklipson aksionin opozitar

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se vula ka qenë dhe do të mbetet te Partia Demokratike. I ftuar në emisionin Frontline Interview në Report Tv Basha tha se politikisht për PD-në kjo çështje është inekzistente, ndërsa pjesa tjetër po bën një telenovelë që të eklipsojë aksionin opozitar.

     
  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Prill 2024 – Receta/ Trondit prifti…/Matja e saktë e tensionit/Me artistin ‘skllav’ të gurit…

    Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gulash me mish viçi / Petulla me miell misri / Patëllxhanë me kos dhe hudhra.

    At Nikolla Xhufka, kreu i Kishës Ortodokse Fan Noli në Elbasan thotë se kisha greke dhe serbe duan ta burgosin duke e akuzuar si shpifës. Në emisionin “Rreze Dielli” ai tregoi se çfarë arsyesh kanë ngritur institucionet fetare ndaj tij dhe përse vjen kjo deklaratë? At Nikolla Xhufka ngriti edhe një akuzë të fortë kur tha se në ambientet e kishave mbillet dhe pihet kanabis, duke iu referuar bisedave me besimtarët.

    A po e masni siç duhet tensionin e gjakut? Shpesh gjendemi përpara situatës kur kërkohet të kryejmë matje të presionit të gjakut në kushtet e shtëpisë. Përpara se të kryejmë këtë proces i cili në dukje është i thjeshtë, duhet të kemi parasysh disa këshilla në lidhje me momentin kur duhet të kryhet matja dhe mënyrën e saktë të realizimit. Mjeku nga Florida Ardian Kraja, përmes një lidhje skype me emisionin "Rreze Dielli" tregoi rrugën e duhur të matjes së tensionit dhe këshilloi qytetarët që matjet t'i bëjnë: - Para se të marrin mjekimet për presionin e gjakut - Të paktën dy orë pas ngrënies - Një orë pas konsumit të kafes apo pirjes së duhanit - Tridhjetë minuta pas stërvitjes - Pasi të jenë qetësuar dhe gjatë proçesit të mos flasin.     

    Gëzim Hidri, i pagëzuar si "skllav" i gurit foli në emisionin Rreze Dielli për pasionin e tij në krijimin e veprave të artit përmes gurëve që i mbledh brenda dhe jashtë vendit. Ai është autor i mozaikut të famshëm të kreut të Çelsit, Abramoviç, të parit mozaik të lëvizshëm të realizuar me 120 mijë copëza guri me ngjyrë me një peshë 300 kg, punë e cila i kushtoi 9 vite dhe 9 muaj. I pyetur se pse nuk ka arritur ta shesë këtë mozaik, Hidri tha se çmimi i vendosur prej tij është 21 mijë euro. Hidri tha se ka ëndërr për të realizuar një qilim gjigand në Sheshin Skëndërbej me elemente tradicionale të të gjitha qyteteve të Shqipërisë nga veriu në jug.

  • VIDEO

    Kujdes! Tensionin po e masni gabim/ Mjeku: Qëndrimi dhe pozicioni i krahut duhet...

    A po e masni siç duhet tensionin e gjakut? Shpesh gjendemi përpara situatës kur kërkohet të kryejmë matje të presionit të gjakut në kushtet e shtëpisë. Përpara se të kryejmë këtë proces i cili në dukje është i thjeshtë, duhet të kemi parasysh disa këshilla në lidhje me momentin kur duhet të kryhet matja dhe mënyrën e saktë të realizimit. Mjeku nga Florida Ardian Kraja, përmes një lidhje skype me emisionin "Rreze Dielli" tregoi rrugën e duhur të matjes së tensionit dhe këshilloi qytetarët që matjet t'i bëjnë:

    • - Para se të marrin mjekimet për presionin e gjakut
    • - Të paktën dy orë pas ngrënies
    • - Një orë pas konsumit të kafes apo pirjes së duhanit
    • - Tridhjetë minuta pas stërvitjes
    • - Pasi të jeni qetësuar dhe gjatë proçesit të mos flasin    
  • VIDEO

    Jeta ime mes gurëve, Gëzim Hidri: Dy dhëmbët e mia i vura në mozaikun e Abramoviç

    Gëzim Hidri, i pagëzuar si "skllav" i gurit foli në emisionin Rreze Dielli për pasionin e tij në krijimin e veprave të artit përmes gurëve që i mbledh brenda dhe jashtë vendit. Ai është autor i mozaikut të famshëm të kreut të Çelsit, Abramoviç, të parit mozaik të lëvizshëm të realizuar me 120 mijë copëza guri me ngjyrë me një peshë 300 kg, punë e cila i kushtoi 9 vite dhe 9 muaj. I pyetur se pse nuk ka arritur ta shesë këtë mozaik, Hidri tha se çmimi i vendosur prej tij është 21 mijë euro. Hidri tha se ka ëndërr për të realizuar një qilim gjigand në Sheshin Skëndërbej me elemente tradicionale të të gjitha qyteteve të Shqipërisë nga veriu në jug.

  • VIDEO

    Trondit prifti nga Elbasani: Në kisha mbillet kanabis/ Duan të më arrestojnë sepse...

    At Nikolla Xhufka, kreu i Kishës Ortodokse Fan Noli në Elbasan thotë se kisha greke dhe serbe duan ta burgosin duke e akuzuar si shpifës. Në emisionin “Rreze Dielli” ai tregoi se çfarë arsyesh kanë ngritur institucionet fetare ndaj tij dhe përse vjen kjo deklaratë? At Nikolla Xhufka ngriti edhe një akuzë të fortë kur tha se në ambientet e kishave mbillet dhe pihet kanabis, duke iu referuar bisedave me besimtarët.

  • VIDEO

    'Shmangia e të dypunësuarve nga pagesa e DIVA-s, 20.000 vende pune në të zezë?!'

    Sot është afati i fundit për dorëzimin e deklarimit individual vjetor të të ardhurave për më shumë se 73 mijë persona, që përfshin fashat e të dypunësuarve dhe atyre që marrin pagë mbi 2 milionë lekë. Në 'Përballje' gazetarja Eliza Gjediku dhe eksperti Ervin Muça sqaruan skemën e deklarimit të të ardhurave dhe fenomenin që vihet re tek të punësuarit e këtyre fashave.

  • VIDEO

    Petulla me miell misri nga zonja Albana

    Petulla me miell misri

    Përbërësit:

    • 2 vezë
    • 1 lç sheqer
    • 1 lç kripë
    • 250 gr miell misri
    • 250 ml ujë ose hirrë
    • 1 lç sodë

    Përgatitja:

    Rrahim vezët dhe më pas shtojmë produktet me rradhë. E lëmë të vijë masa e brumit. Më pas e vendosim në një qese kuzhine dhe i skuqim petullat në një tigan me vaj të bollshëm.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv