Kunguj me gjizë dhe erëza, një shije e freskët nga zonja Albana

1 Maj, 11:50

Kungulleshka me rikota

Përbërësit:

  • 800 gr kungulleshka
  • 400 gr rikota ose gjizë pa kripë
  • 40 gr gjalpë
  • 1 kokërr vezë
  • 1 thelpi hudhër
  • Majdanoz i grirë
  • Kripë, pak kurkuma

Përgatitja:

Mbasi i kemi larë mirë kungulleshkat i vendosim të ziejnë në një tenxhere me ujë të bollshëm me kripë. Më pas presim skajet e kungujve dhe i ndajmë përgjysmë. Shtrydhim me napë ricotën ose gjizën që të largojmë ujin dhe e përziejmë me vezën, majdanozin, hudhrën dhe erëzat. I vendosim në një tavë kungulleshkat i mbushim dhe në fund i spërkatim me gjalpë. I vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.